Nga sot vijon të rrjedhë afati dhjetëditor për dhënien e mandatit partisë ose partive që kanë shumicën në Kuvend për formimin e qeverisë së re. Deri tani, nuk ka njoftim nga kabineti i presidentes Gordana Siljanovska Davkova se kur do t’i japë mandatin kreut të opozitës së deritanishme Hristijan Mickoski pasi një shumicë e re u konfirmua me deputetët që votuan zgjedhjen e kreut të ri në Kuvend. Pas dhënies së mandatit, Mickoski do të ketë njëzet ditë afat për të prezantuar para deputetëve kabinetin e tij qeveritar si dhe programin e qeverisë së ardhshme. Sipas paralajmërimeve, mandatari i ardhshëm…
Author: Jeta almakos
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka uruar Afrim për zgjedhjen e tij në detyrën e kryeparlamentarit të Maqedonisë së Veriut. “Urime Kryetarit të ri të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi. Me besimin se bashkëpunimi parlamentar mes Kuvendit të 🇦🇱 dhe Kuvendit të 🇲🇰 do të rritet e zgjerohet”, ka shkruar Lindita Nikolla.
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi pas përfundimit të seancës ku u votua si kryetar i ri i Kuvendit, në të cilën seancë u larguan deputetët e Fronti Evropian, tha se tani pas votimit të tij si kryeparlamentar, do të bëj çmos që dora e tij të jetë e shtrirë për të gjithë subjektet politike. “Nuk do të merrem me kualifikime dhe komente politike të përcaktimeve partiake të ndonjë subjekti. Secili e ka të drejtën e vet të qëndrojë të mos qëndrojë të votojë të kritikojë, unë do ta respektojë të drejtën e secilit. Jam këtu sinqerisht në mënyrën më të…
“Nuk jam konsultuar për votimin në OKB për Rezolutën për Srebrenicën”, thotë presidentja Gordana Siljanovska Davkova. Sa i përket votimit për miratimin e Rezolutës për Srebrenicën, ku përfaqësuesit e 84 vendeve votuan për miratim, përfshirë Maqedoninë e Veriut, presidentja Siljanovska-Davkova theksoi se ambasadori në OKB është dashur të konsultohet me te, dhe jo vetëm me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani. “Në politikën ndërkombëtare ka një kompetencë të përbashkët mes Ministrit të Jashtëm dhe Presidentit të Shtetit”, tha presidentja Siljanovska. Ndryshe, presidenti serb Aleksandar Vuçiq është i zhgënjyer me mënyrën se si ka votuar Maqedonia e Veriut, pasi siç tha ai…
Shprehim keqardhjen që BDI-ja sot e konfirmoi se për ta, interesat e popullit shqiptar qenkan “të rëndësishme” vetëm sa janë në pushtet. Afrim Gashi është i pari shqiptar i zgjedhur kryetar i Kuvendit me 76 deputetë, një shumicë e konsiderueshme që logjikisht u mbështet nga të gjithë deputetët shqiptarë, pavarësisht nëse janë nga pozita apo opozita. Ikja e deputetëve të BDI-së nga salla e kuvendit është një episod i ri i mospërkrahjes së Arben Taravarit si kandidati i vetëm shqiptarë për president dhe bojkotimi i raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Vendime funerali/të varrosjes së BDI-së në kundërshtim me interesat…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski së bashku me nënkryetarin Timço Mucunski dhe deputetët e anëtarët e KE-së Marija Miteva dhe Antonio Milloshovski realizuan takim me përfaqësuesin special të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin. “Në frymën e bashkëpunimit të shkëlqyer ishte edhe ky takim në të cilin u theksua vlera për proceset reformuese si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë dhe Gjermanisë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. Mickoski, siç informojnë, në takim ka theksuar se përbërja e re parlamentare dhe qeveria e ardhshme do të jenë fuqishëm të përkushtuar në reforma dhe transformim.
Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmti sot nuk dha asnjë deklaratë për media para apo pas seancës konstitutive në Kuvend, ku kryetar i Kuvendit u zgjodh Afrim Gashi nga VLEN, përcjell TV21. Nga Fronti Europian njoftojnë se Ahmeti bashkë me liderët e Frontit, nesër do të deklarohen para mediave. “Ju njoftojmë se nesër (e mërkurë, 29.05.2024) me fillim në ora 13:00, kryetari i BDI z. Ali Ahmeti, bashkë me krerët e Frontit Europian do të mbajnë konferencë për media, tek selia e BDI në Tetovë”, thuhet në njoftimin e Frontit Europian.
Deputeti nga koalicioni VLEN, Bekim Qoku përmes një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut do të jetë i përfaqësuar programi shoqëror dhe kombëtar i Vetëvendosjes. “Në këtë mandat të legjislaturës së re të Kuvendit republikan të MV, programi shoqëror e kombëtar i VV do të jetë i përfaqësuar në shtëpinë ligjvënëse. Falënderoj votuesit dhe simpatizuesit e VV që mundësuan ndryshimin në këtë vend. Dihet se ata janë shumë më shumë se sa votat që duhen për një deputet. Përveç si numër, ata reflektojnë dhe frymë në këtë ndryshim historik të demokracisë së re…
Dje në orën 15.00, në hapësirën e komunës Shuto Orizari, është sulmuar kryetari i kësaj komune, Kurto Dudush. Një qytetar i revoltuar ka hyrë në hapësirën e komunës , duke bërë thirje emrin e kryetarit të kësaj komune, e ka kapur dhe e ka tërhequr zvarrë. Siç informoi sot MPB-ja, sipas raportimit, rreth orës 15:30 në ambientet e komunës së Shuto Orizarit Z.I. është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar K.D (49) nga Shkupi, kryetar i komunës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një kallëzim përkatës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar Afrim Gashin për zgjedhjen e tij si kryeparlamentar i Maqedonisë së Veriut. Konjufca përmes një postimi në Facebook, ka thënë do të jetë shumë kënaqësi të punojë me z. Gashin. /SHENJA/
Gjatë tremujorit të parë të vitit 2024, qytetarët nga Shqipëria dhe Kosova kanë kryesuar listën e azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian, duke lënë pas shtetasit nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi. Sipas raportit më të fundit të Agjencisë Evropiane për Azilin (EUAA), vetëm në mars, vendet e BE-së kanë pranuar 624 aplikime nga shtetas të Shqipërisë dhe 513 nga shtetas të Kosovës. Këto numra janë ndjeshëm më të lartë në krahasim me 340 kërkesat nga Maqedonia e Veriut, 272 nga Serbia, 109 nga Bosnja dhe vetëm 37…
Nuk mendoj se kjo është ndonjë problem, apo injorim i Maqedonisë dhe injorim i shtetit, pasi është ditur se kush është delegacioni dhe kush jemi ne. Kështu u shpreh presidentja e shtetit, Gordana Silajnovska-Davkova, e pyetur se pse në Vatikan nuk është përdorur emri zyrtar i shtetit nga ana e delegacionit të Maqedonisë së Veriut. Ајо deklaroi se atyre u është dukur se kjo është zgjidhje e mirë. Gordana Siljanovska-Davkova, presidente “E para, e dini se lentat nuk janë aq të mëdha, biseduam në kabinet, patëm edhe mendime të ndryshme mes vete, për shembull unë pata mendim që të jetë…

