SPB Ohër ka paraqitur padi penale kundër Z.N. (60) nga fshati Volino, komuna Debarca, dhe I.M. (43) nga fshati Mesheishta, komuna Debarca, për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “punë e pakujdesshme në shërbim”.
Gjatë vitit 2024, i pandehuri i parë, në cilësinë e kryetarit të komunës së Debarcës, duke lënë pas dore mbikëqyrjen e duhur dhe duke vepruar në mënyrë të pakujdesshme në ushtrimin e kompetencave dhe detyrave të tij, ka nënshkruar leje për ndërtimin e paneleve fotovoltaike për një person juridik nga Shkupi.
Këtë e ka bërë edhe pse e dinte se personi juridik nuk zotëronte dokumentacionin e plotë të nevojshëm të lëshuar nga organi kompetent.
Lejet janë përgatitur nga personi i dytë i pandehur, i cili ishte drejtues i Departamentit të Urbanizmit dhe Veprimtarive Publike në komunën e Debarcës.



