Author: Jeta almakos

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se kanë dëshmuar se nuk janë të lidhur për grada por janë të interesuar për procese qe vendin e çojnë përpara dhe krijojnë stabilitet politik dhe etnik dhe shtoi se, Maqedonia ka ardhmëri kur komunitetet më të mëdha janë në harmoni, përcjell TV21.

Lexo më Shumë

Gjashtë muaj nga shpallja e aktgjykimit për aksidentin e Llaskarcës i cili ndodhi në shkurt të vitit 2019-të, Gjykata Penale e Shkupit ende nuk ua ka dorëzuar palëve aktgjykimin me shkrim, që më pas të njëjtit të kenë të drejtë të ankohen në Apel. Vonesa e dorëzimit të aktgjykimit deri te palët është në kundërshtim me Ligjin për Procedurë Penale, i cili parashikon që aktgjykimi duhet të jetë gati në afat prej maksimum dy muajsh. “Aktgjykimi që është publikuar patjetër të përgatitet me shkrim në afat prej 15 ditësh pas publikimit, ndërkaq në lëndët e komplikuara me përjashtim në afat…

Lexo më Shumë

Nën ndikimin e masës ajrore të lagështisë dhe paqëndrueshmërisë gjatë natës drejt së martës dhe të martën në disa vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të stuhisë me shi të rrëmbyeshëm intensiv, erë të fuqishme dhe breshër, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Pastaj të mërkurën dhe të enjten do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe më i freskët me shi të kohëpaskohshëm të rrëmbyeshëm dhe bubullima dhe do të fryjë erë mesatare veriore. Në Shkup, gjatë natës drejt të martës dhe të martën moti do të jetë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski u shpreh se është gjetur mënyra e shpërndarjes së 250 milionë eurove për projektet kapitale të komunave. “Premtuam zhvillim për komunat dhe tani e realizojmë përmes sigurimit të 250 milionë eurove për zhvillim infrastrukturor”, tha Mickoski. Ai shtoi se ka pasur takim me ministren e financave Gordana Dimitrieska dhe me ministrin e Vetëqeverisjes Lokale, Zlatko Perinski nga ku u vërtetua mënyra e shpërndarjes së këtyre mjeteve për komunat. “Pas rebalancit dhe vendimit të Qeverisë në fund të muajit të ardhshëm, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të shpallë thirrje për të gjitha komunat të aplikojnë për këto mjete.…

Lexo më Shumë

Kongresin e LSDM-së e ka komentuar sot edhe zëdhënësja e VMRO-së, Marija Miteva. “Do të thoja vetëm se ‘pas Zaevit vjen Zaev’. SDS ishte një parti që dikur mburrej se kishte mbi 100,000 anëtarë, dhe tashmë shohim se mezi janë regjistruar 20,000 anëtarë për të votuar. Urojmë që të reformohen shpejt pas kësaj situate katastrofike në të cilën ndodhen”, ka thënë Miteva. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, nga nesër do të mund t’i marrin paratë prej 1800 denarësh, transmeton TV21. Mjetet siç thonë nga MASh, që u lëshuan si masë antikrizë për mbështjetje të familjeve, filloristëve dhe shkollarëve të mesëm, por që nuk u paguan me muaj, do të fillojnë të paguhen nga nesër. “Në vend të zgjidhjeve jocilësore aftashkurte, nxënësit dhe familjet e tyre meritojnë mbështetje të vazhdueshme sistemore dhe të vërtetë për lehtësimin e procesit edukativ – arsimor dhe për tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohen viteve të fundit”,…

Lexo më Shumë

Ecja në male është shndërruar në tragjeti gjatë ditës djeshme për një grup aplinistësh, të cilët ishin nisur drej shpellës “Apilica”, transmeton TV21. Njëri anëtar i grupit, i moshës 69-vjeçare ka rënë në humnerë, me çka ka marrë lëndime në kokë. Nxjerrja nga humnera është bërë nga njesitet speciale ajrore, por nuk ka mjaftuar. Ai është dërguar në Spitalin”8 Shtatori” me helikopterë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku është konstatuar vdekja. “Më datë 29.06.2024 në ora 12.10 në Stacionin Policor në Rostushë është denoncuar se në vendin e quajtur “Rrjedhja e ujëvarave”, S.P.(69) nga Shkupi me një grup alpinistësh,…

Lexo më Shumë

Nuk ka negociata të reja as për Prespën, as me Bullgarinë për BE-në. Ato marrëveshje tashmë janë bërë, nuk ka rinegociim për progres drejt BE-së, thotë ambasadorja amerikane Angela Ageler. Ageler, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se qytetarët duhet të kërkojnë transparencë dhe përballje me korrupsionin nga qeveria e re, duke theksuar se gjithmonë ekziston rreziku i hyrjes së kapitalit gërryes dhe se qeveria duhet t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve. “Për të qenë shumë e qartë, Marrëveshja e Prespës ishte absolutisht historike për vendin. E di që ishte jashtëzakonisht e vështirë për shumë njerëz në vend…

Lexo më Shumë

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë të dielën e zgjedh kryetarin e ri. Pas zgjedhjeve të 8 majit, kur kjo parti kishte humbje të thellë duke marrë vetëm 18 mandatë deputetësh, përkundër kundështarëve të tyre politik VMRO-së, e cila mori 52 mandate, menjëherë natën e shpalljes së rezultateve, kryetari Dimitar Kovaçevski pranoi humbjen për të dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit ditë më vonë. Kështu partia nisi procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të partisë. Katër kandidatë shfaqën interes për ta zënë postin e kryetarit dhe shpallën kandidaturat. Venko Filipçe, Sllavjanka Petrovska, Jovan Despotovski dhe Aleksandar Bajdevski shpalosën programin e tyre…

Lexo më Shumë

Këshilli i Komunës së Tetovës, me shumicë votash shpallën gjendje të jashtëzakonshme në Tetovë pas situatës që u krijua nga reshjet e shiut, vendim ky që erdhi pas një seance të jashtëzakonshme që u bajt gjatë së shtunës. “Këshilli i Komunës së Tetovës sot mbajti seancën e 34 të jashtëzakonshme ku Këshilltarët me shumicë votash miratuan disa pika kyçe dhe shumë të rëndësishme si: Propozim Vendimin për mbrojtje, shpëtim dhe menaxhim me kriza në Komunën e Tetovës për vitin 2024, Propozim-Vlerësim mbi rrezikshmërinë e Komunës së Tetovës nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive të tjera, Propozim-Plani për mbrojtje dhe shpëtim nga…

Lexo më Shumë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis kërkon që mosmarrëveshjen me Shkupin t`ia zgjidhë blloku europian. Në mbledhjen e Këshillit të BE-së, Mitsotakis, sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, i informoi kolegët e tij se si Presidentja dhe kryeministri i vendit fqinj po shkelin drejtpërdrejt Marrëveshjen e Prespës, duke mos përdorur emrin kushtetues brenda shtetit. Ai paralajmëroi se kjo lëvizje bie ndesh me frymën e Marrëveshjes së Prespës, e mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. “E bëra të qartë se nëse Shkupi insiston në këtë linjë në thelb, do ta bëjë të vështirë, nëse jo praktik, anulimin e…

Lexo më Shumë