Author: Jeta almakos

Qeveria ka njoftuar se në seancën e sotme është emëruar Boban Nikollovski drejtor i Doganave. “Nikollovski vjen nga pozita e deputetit të kuvendit të Maqedonisë dhe ka 15 vite përvojë në Drejtorinë e Doganave përfshirë edhe punën si drejtor i NP ‘Kumanovo Plan’”, thuhet në njoftimin e Qeverisë, raporton SHENJA.

Lexo më Shumë

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme, sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës ndërmjet ministrit të sapoemëruar Timço Mucunski dhe ministrit të deritanishëm Bujar Osmani. Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se Osmani i uroi suksese Mucunskit në realizimin e aktiviteteve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, ndërsa Mucunski tha se në periudhën në vijim theksi do të vihet në përshpejtimin e procesit të integrimeve evropiane të vendit, partneritetit strategjik me SHBA-në, si dhe tërheqjen e investimeve të huaja. “Përkundër sfidave të shumta, me punë dhe vendosmëri të përkushtuar, do të arrihen qëllimet e përcaktuara në programin…

Lexo më Shumë

Në seancën e parë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut, sot është vendosur për rritje lineare të pensioneve. “Pensionet do të kenë rritje prej 5000 denarëve. Në shtator faza e parë me rritje prej 2500 denarë, ndërsa nga marsi edhe faza e dytë me rritje prej 2500 denarë. Punojmë për qytetarët. Kalojmë në VEPRIM!”, bëri të ditur zv/kryeministri i parë, Izet Mexhiti.

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov ka vizituar burgun e Idrizovës pas incidentit të djeshëm që ka ndodhur në infermierinë e mbyllur ku kanë mbetur të lënduar pjesëtarë të policisë së burgjeve dhe të burgosur. Siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, në bisedë me drejtorin e burgut, Zoran Jovanovski, ministri u njoftua për ngjarjen si dhe për problemet me të cilat ballafaqohet institucioni, mbipopullimin, mungesën e kushteve adekuate hapësinore për akomodim, mungesën e stafit mjekësor dhe personave përgjegjës për risocializimin. “Pas kontrollit në ambulancë u gjetën 37 shufra metalike, 21 doreza druri, 3 kabllo, 12 vida, 15 thika, 4 kaçavida, një…

Lexo më Shumë

“Çamëria Çështje e Gjithë Shqiptaëve”, “Shkupi me Çamërinë”, “I Love Çamëria”, me këto mbishkrimet në pankartat e tyre, dhjetra qytetarë sot kanë protestuar para ambasadës Greke në Shkup. Afan Sherifi i cili edhe mbajti një fjalim tha se i kërkojnë Greqisë që shqiptarët nga Çamëria të rikthehen për ti vizituar shtëpitë dhe varret e të parave. AFAN SHERIFI, PROTESTUES “Greqia ashtu siç i lelojë egejcit që janë përzërë gjatë luftës civile prej vitit 1947 deri në vitin 1949, për të vizituar shtëpitë dhe varret e të parëve, duhet ti lejojë edhe çamët. I bëjmë thirrje Komisionit Europian dhe Kuvendit Europian,…

Lexo më Shumë

Arsyeja e dobësimit të qeverisë paraprake ishte presioni që i bënte BDI-ja LSDM-së tha kryetari i Lëvizjes ZNAM, Maksim Dimitrievski në Daily Click. Sipas tij, asnjëherë nuk duhet të lejohet që një parti politike t’i bëjë presion dhe shantazhe partnerit më të madh. “Ne në ZNAM asnjëherë nuk do të lejojmë më në historinë e Maqedonisë dikush të shantazhojë partnerin më të madh. Në bazë të asaj të sillen vendime të dëmshme për funksionimin e shtetit të Maqedonisë, popullin maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë. Pikërisht një nga ato kushtet paraprake ishte gjendja nga marrdhëniet BDI dhe LSDM prej të cilave…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Igor Filkov ka vizituar burgun e Idrizovës pas incidentit të djeshëm që ka ndodhur në infermierinë e mbyllur ku kanë mbetur të lënduar pjesëtarë të policisë së burgjeve dhe të burgosur. Siç informojnë nga Ministria e Drejtësisë, në bisedë me drejtorin e burgut, Zoran Jovanovski, ministri u njoftua për ngjarjen si dhe për problemet me të cilat ballafaqohet institucioni, mbipopullimin, mungesën e kushteve adekuate hapësinore për akomodim, mungesën e stafit mjekësor dhe personave përgjegjës për risocializimin. “Pas kontrollit në ambulancë u gjetën 37 shufra metalike, 21 doreza druri, 3 kabllo, 12 vida, 15 thika, 4 kaçavida, një…

Lexo më Shumë

Kandidatja për kryetare të LSDM-së, Sllavjanka Petrovska, e pyetur nëse ish-kryetari Zoran Zaev qëndron prapa kandidatit Venko Filipçe dhe nëse një mbështetje e tillë i jep përparësi Filipçes, Petrovska vlerëson se kjo mund të kontribuojë në ndarje të mëtejshme brenda partisë. “Qëndrimi i ndonjë prej ish-kryetarëve pas ndonjë prej kandidatëve aktualë, mendoj se vetëm do ta përçajë më tej partinë dhe mendoj se mund ta vështirësojë procesin e zgjedhjes legjitime të një presidenti. I respektoj të gjithë ish-kryetarët e LSDM-së sepse kanë lënë gjurmë në parti dhe në vend, por më duhet përkrahja e anëtarësisë”, tha Petrovska. Petrovska tha se…

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristijan Mickoski në takimin e sotëm me ambasadorën gjermane Petra Dreksler shkëmbyen mendime dhe qëndrime për çështjet aktuale politike dhe ekonomike, si dhe për progresin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Mickoski, siç kumtoi shërbimi për shtyp qeveritar, e theksoi rëndësinë e partneritetit me Gjermaninë, duke theksuar se mbështetja nga pala gjermane është e një rëndësie vendimtare për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit tonë. “Gjermania është me interes tonë të madh strategjik, partner dhe mik. Mbështetja dhe bashkëpunimi i tyre ka një rëndësi të madhe për ne. Ne do të vazhdojmë të punojmë së bashku në frymën e…

Lexo më Shumë

Një rrahje masive ka ndodhur këtë pasdite në Burgun e Idrizovës. Nga pamjet që ka siguruar TV21, shihet se bëhet fjalë për dhjetëra të burgosur të cilët duket se kanë pasur konflikt paraprak, që më pas ka eskaluar deri në përleshje fizike. Shiko videon https://youtu.be/VtSf62xbkSk

Lexo më Shumë

Kryeministri Hristian Mickoski sot realizoi taki me ambasadoren e SHBA-së, Angela Ageler. Në takim u këmbyen mendime dhe qëndrime për politikat rrjedhëse dhe çështjet ekonomike, si dhe për përparimin e proceseve demokratike në vend, informuan sot pasdite nga shërbimi qeveritar për shtyp. Mickoski theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve, duke potencuar se mbështetja nga pala amerikane është vendimtare për zhvillimin dhe stabilitetin e rajonit. Ambasadorja Ageler konfirmoi përkushtimin e SHBA-ve për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer me Maqedoninë e Veriut dhe shprehu gatishmërinë për mbështetje në reformat dhe projektet kyçe që parashihen në periudhën e ardhshme.

Lexo më Shumë