Author: Jeta almakos

Kryetari I Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, përmes një postimi në facebook informoi se ka filluar procedura për vlerësimin e dëmit që moti ka shkaktuar tek të mbjellat në këtë komunë. ”Ftoj fermerët nga komuna e Gazi Babës në periudhën prej datës 25.06 (e martë) deri më 01.07 (e hënë) në periudhën kohore nga ora 08:00-16:30 të paraqesin kërkesë në arkivin e komunës për konstatimin e demit dhe në fazën e dytë do të dalë për inspektim komisioni me qëllim të përpilimit të procesverbalit dhe më pas dorëzimit të lëndëve në Komisionin për vlerësim dhe përcaktim të lartësisë së…

Lexo më Shumë

Prej datës 14 deri më 20 qershor, janë raportuar gjithsej 41 raste të reja me pertusis, të njohur si kollë e mirë. Shumica e rasteve janë raportuar në Shkup – 31, shtatë raste janë evidentuar në Kumanova, dy në Tetovë dhe një rast në Makedonski Brod. Mosha e pacientëve sillet nga një muaj deri në 81 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha deri në katër vjeç. Nga rastet e reja, shtatë raste ose 17.1 për qind janë shtruar në spital, informuan pasditen e sotme nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). “Deri më 20 qershor, në…

Lexo më Shumë

Pemë të rrënuara, përmbytje të bodrumeve, dëmtime të makinave dhe dëme në bujqësi, janë pasojat e shiut të rrëmbyeshëm dhe me breshër që ra dje pasdite. Rruga “Cvetan Dimov” në Çair e tëra ishte e mbuluar me ujë. Automjetet ishin të bllokuara dhe mezi po lëviznin. Ndërsa në lagjen Autokomandë nga moti i keq ra rrethoja e hekurt e një ure dhe rruga u bllokua Nga stuhia e furishme pësoi edhe rajoni i Tetovës. Një numër i madh i rrugëve ishin nën ujë, ku komunikacioni ishte plotësisht i bllokuar si në qytet po ashtu edhe në magjistralen Tetovë-Shkup. Edhe spitali…

Lexo më Shumë

Në Këshillin e Ministrave të Jashtëm në Luksemburg kryediplomati grek Giorgos Gerapetritis përsëriti faktin se qeveria e Mickovskit po shkel Marrëveshjen e Prespës. Në këtë mënyre tha ai, “vetoja greke do ta bëjë Shkupin të kuptojë se çfarë do të thotë shkelje e ligjit ndërkombëtar.” “Përsa i përket prespektivës së anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor, Greqia ka qenë gjithnjë forca shtytëse e procesit të integrimit që nga viti 2003 me agjendën e Selanikut. Ne mendojmë se kjo është e vetmja rrugë me përfitime për të dyja palët si për rajonin dhe për vetë BE-në. Pavarësisht kësaj, ka shtete si…

Lexo më Shumë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova ka pritur në takim kryeministrin e ri, Hristijan Mickoskin dhe ministrat të cilët sot morën funksionet në kuadër të Qeverisë së re, transmeton TV21. Në njoftimin e Kabinetit të Siljanovskës, thuhet se presidentja pret që përbërja e re qeveritare ta realizojë në mënyrë të ndershme dhe me përgjegjësi programin e punës. “Presidentja shprehu pritshmëri që përbërja e re qeveritare, ta realizojë me përgjegjësisë dhe me nder programin e punës, në përputhje me interesat nacionale maqedonase dhe interesit të qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

Rreth orës 16:30 territori i Tetovës u kaplua nga një stuhi e përcjellë me reshje shiu, bubullima dhe erë e fortë që zgjat rreth 40 minuta. Sasia e madhe e shiut shkaktoi përmbytje të oborreve dhe bodrumeve të më shumë se pesëdhjetë shtëpive dhe ndërtesave në pjesët e poshtme të qytetit. Nga EVN kanë thënë se do ta shkyçin tërësisht rrymën rrugë më rrugë dhe lagje më lagje. Në numrin 112 ka 200 denoncime për dëme. Ka denoncime për makina të dëmtuara duke përfshirë edhe xhamat e makinave në lëvizjes në autostradën Shkup-Tetovë, posaçërisht në pjesën e Zhelinës, raporton SHENJA.

Lexo më Shumë

Deputet nga kampet kundërshtare politike lëshuan akuza për njeri-tjetrin gjatë seancës së Kuvendit. Deputeti i nga Lëvizja Besa dhe që bëjnë pjesë në koalicionin VLEN, Adnan Azizi, tha se me formimin e qeverisë së re, të gjitha premtimet do të bëhen realitet, ndërsa theksoi se do të ketë zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik. Azizi nuk la pa e përmendur edhe qeverinë tani më në ikje, atë të BDI-së, duke drejtuar një sërë akuzash. ADNAN AZIZI, DEPUTET NGA VLEN “Pasi sot do të votohet qeveria e re, e cila do të udheqë me shtetin për katër vite, më lejoni nga këtu të…

Lexo më Shumë

Autobusët privatë të transportit publik të hënën nuk do të qarkullojnë nëpër rrugët e Shkupit, por do të parkohen në garazhet e tyre. Transportuesit privatë këmbëngulin se që nga janari nuk kanë marrë para në pajtim me marrëveshjen që kanë me Qytetin e Shkupit. Për shkak të borxhit të grumbulluar ndaj tyre të hënën në orën 10 do të parkojnë autobusët e tyre dhe nuk do të lëvizin nëpër linjat e rregullta. Do të punojnë vetëm nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 10. Të kontaktuar kohë më parë për borxhin ndaj vozitësve privatë, nga Qyteti i Shkupit theksuan…

Lexo më Shumë

Deputetja e LSDM-së, Sanja Llukarevska në fjalimin e tij mes tjerash tha se fjalimi i Mickoskit nuk dallon aspak nga ai i Gruevskit. “Pothuajse gjithçka është e njejtë, vetëm ai nuk është. Shqetësojnë disa premtime në programin e propozuar, si shembull rishqyrtimi dhe racionalizimi i vendosjes së organeve shtetërore me mundësinë për bashkimin dhe shfuqizimin e disa organeve të caktuar, nëse riorganizimi i ri i votuar pas mesnate në procedurë të shkurtuar e kishit të nevojshëm për reformë e cila do të jetë edhe një pastrim i duhur”, tha Llukarevska.

Lexo më Shumë

Një tërmet me fuqi prej dy shkallë sipas Rihterit pasdite është regjistruar në Maqedoninë e Veriut. Sipas informacioneve të para, epiqendra është në afërsi të fshatit Veleshtë të Strugës. Epiqendra është në thellësi prej 10 km. Me orën lokale, tërmeti është regjistruar në 14:43 dhe 46 sekonda.

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari pjesë e koalicionit VLEN nëpërmjet një statusi në Facebook ka theksuar se koalicioni VLEN do të bëhet pjesë e Qeverisë. Taravari ka numëruar 5 pika që do të fokusohet koaliconi VLEN në Qeverinë e re. Në njërën nga pikat Taravari ka shkruar se prej sot nuk do të ketë votues dhe jovotues, por nënshtetas për të cilët do të punojnë maksimalisht dhe njësoj, përcjell TV21. Ndërkaq në pikën e 5 Taravari shkruan: “Ne do të mbajmë përgjegjësinë e duhur në çdo kohë dhe sipas rregullit të brendshëm, ne kemi vendosur që secili që nuk…

Lexo më Shumë

Hristijan Mickoski do të jetë kryeministri i 13 që nga pavarësia e vendit. Pas rezultatit zgjedhor të 8 majit, kreu i VMRO-DPMNE-së zgjodhi si partnerë qeverisës koalicionin VLEN dhe Lëvizjen ZNAM. Qeveria e re do të ketë 4 ministri më shumë nga ajo aktuale. Përveç kryeministrit do të ketë edhe 23 ministra, nga të cilët 20 me resor. Qeveria “Mickoski” do të ketë 5 zëvendëskryeministra, një prej tyre zëvendëskryeministër i parë. VMRO-DPMNE-ja do të drejtojë me 15 dikastere, 6 ministri janë të VLEN-it dhe 2 të ZNAM-it. Mickoski një ditë më parë në ekspozenë e ti tha se fokusi i…

Lexo më Shumë