Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Hristijan Mickoski, duke thënë se ka mjaftuar vetëm një deklaratë e Ali Ahmetit që, sipas tij, të “tërbohen Mickovski dhe Kumbara i shkeljes së legjitimitetit të shqiptarëve, koalicionit të të dyjave listave të VMRO-s, VMRO-VLEN, Taravari”.
“BDI gjatë gjithë veprimtarisë politike ka mbrojtur karakterin unitar të shtetit duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet pozitive në vend.
BDI nuk i ndanë shqiptarët, por gjithmonë ka bërë thirrje për #BASHKIM e jo për vazalitet të shqiptarëve ndaj asnje force politike në vend, vazalë si sot që janë VLEN-i, turpi i politikës shqiptare.
Ali Ahmeti nuk ka pasur oreks për pushtet asnjëherë, këtë e ka dëshmuar duke mos marrë asnjë funksion në ekzekutiv për dekada me radhë, por duke i dhënë hapsirë kuadrove të rinjë. Dorëheqja kolektive e ekzekutivit të BDI-së gjatë mandatit të kaluarështë edhe një dëshmi shtesë, vetëm e vetëm VMRO të votonte ndryshimet kushtetuese.
Në pushtet Ali Ahmetin dhe BDI-në e kanë mbajtur votat e shqiptarëve, duke ngadhnjyer në çdo cikël zgjedhor, për dallim nga Kumbara i koalicionit VMRO-VLEN, i cili që nga viti 2017 shëtit herë në Qeveri e herë në Opozitë, pa i fituar zgjedhjet asnjëherë!”, ka shkruar Ademi.
Data 01.09.2026
Aktuale
- Tensione para Kryeministrisë/ Përplasje me policinë, qytetarët rezistencë: Arrestoni Ramën! Hidhet ujë në drejtim të protestuesve
- Tensionet para Kryeministrisë, nisin shoqërimet e para, një qytetar merret nga policia
- Gjermania akuzon Rusinë për komplotin me dron në Leipzig dhe shpall sanksione
- 94 ditë protestë! Nis marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!
- Toshkovski: “Safe City” kapi 9 motoçiklistë që tejkaluan shpejtësinë
- Pesë zjarre aktive në vend, QMK: Gjendja monitorohet
- “6 deputetë kundër Bekim Sejdiut për Presidentit të Kosovës”/ Abdixhiku: Ata që s’respektojnë vendimet e LDK-së, ta dorëzojnë mandatin
- “Gjërat po shkojnë në vendin e tyre”, Muçollari: Berisha drejt SHBA, Rama në gjyqe



