Author: Jeta almakos

Arben Fetai nga koalicioni VLEN, emri i të cilit përmendet se do të jetë zv.kryeministër në Qeverinë e re, përmes një komenti ka thënë se kreut të partisë maqedonase “E majta”, Dimitar Apasiev, i cili më parë ka nderuar diktatorin Enver Hoxha, i pengon kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sipas Fetait, Apasievit i pengon një shqiptar nga që kthehet në trojet e veta. “Apasievi e nderon varrin e Enverit por atij i pengon Albini. Poashtu i pengon një shqiptar nga Sllupçani që kthehet në trojet e veta ku ka qenë denbabaden. Nuk ka shërim për Apasievin. Ky reagim i Fetait…

Lexo më Shumë

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës pas të cilit qëndron kryetari i komunës së Strugës tani do të ketë edhe fakultetin e shkencave mjekësore. Vendimin e tillë e ka miratuar ministri i Arsimit dhe Shkencës në largim, Jeton Shaqiri, i cili është nga Struga dhe bashkëpartiak i Merkos në BDI. Studentët e ardhshëm do të mund të studiojnë shkencat mjekësore në këtë institucion privat të arsimit të lartë, i cili po ashtu ka disa degë të tjerë siç janë, fakulteti për shkencat ekonomike, fakultetin e juridikut, informatikës dhe shkencave politike. Ministria e arsimit dhe shkencës ka konfirmuar se janë plotësuar kushtet të…

Lexo më Shumë

Në nëntor të viti të kaular, Bashkësia Fetare Islame e Shkupit pati shkarkuar Qani Nesimi nga detyra e Muftiut të Tetovës dhe në vend të tij u emërua Selver Xhemail. Për këtë, çështja arriti derë në Gjykatën Civile në Shkup pasi shkarkimi i Qani Nesimit u tha se është i padrejtë gjë që Gjykata solli vendimin për këtë. Gjykata Civile Shkup në seancën e mbajtur më 03.06.2024, solli vendim të përkohshëm që Qani Nesimi të mbetet Mufti i Tetovës ndërkohë që BFI – Shkup dhe Selver Xhemailit që të ndërmarrin aktivitete të mëtutjeshme në dëm të Muftinisë së Tetovës, ndërsa…

Lexo më Shumë

Thuajse 30 vite pas rënies së murit të Berlinit dhe shkatërimit të Jugosllavisë, dy vendet tona ishin të ndara rreth “kontestit për emrin” që u bënin obstruksione raporteve midis popujve tanë dhe dobësoi stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor” – shkruajnë dy ish-Kryeministrat e Greqisë dhe RMV-së, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, në kolumnën e përbashkët për “Euroactiv”. “Marrëveshja e Prespës dëshmoi se madje edhe kur pesha e historisë është e madhe, ku ka vullnet, ka edhe mënyra. Prespa – dikur një rajon i copëtuar nga lufta e ashpër qytetare në Evropë gjatë Luftës së Ftohtë, që detyroi…

Lexo më Shumë

Roma zyrtare dhe Shkupi kanë marrëdhënie të shkëlqyera politike, vlerësoi ambasadori italian në vend, Andrea Silvestri. Ai përmendi se marrëdhënie të tilla duhet të ushqehen mes dy shoqërive, andaj në këtë kontekst ambasadori përshëndeti bashkëpunimin mes Universitetit italian Katolika dhe Amerikan Kolexh në arsim dhe shkëmbim studentësh. Silvestri thotë se kështu ndërtohet e ardhmja e përbashkët europiane. “Në njërën anë i kemi marrëdhëniet politike që janë të shkëlqyeshme. E dini se vizita e parë zyrtare e presidentes Siljanovska Davkova ishte në Itali. Por në anën tjetër është shumë e rëndësishme që marrëdhëniet të ndërtohen që nga fundi, në nivel të…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbledhë nesër seancën e saj të tretë, e cila është caktuar të fillojë në orën 14:00. Në rend të ditës janë dy çështje kyçe që pritet të trajtohen nga deputetët. E para është Propozim-vendimi për përcaktimin e numrit të nënkryetarëve të Kuvendit. Ky propozim ka si qëllim të vendosë strukturën e brendshme të udhëheqjes së Kuvendit dhe të sigurojë funksionimin efikas të të njëjtës. Së dyti, para deputetëve do të jetë edhe Propozim-vendimi për themelimin e trupave punues të përhershëm. Këto trupa punuese do të jenë të ngarkuara me detyra të…

Lexo më Shumë

100 milionë euro investime për komunat ka paralajmëruar mandatari për formimin e Qeverisë së re, Hristijan Mickoski. Ai u bëri thirrje drejtuesve të komunave të jenë të gatshëm me projektet kapitale për të marrë pjesë në thirrjen për këtë vit, që sipas Mickosit, mund të hapet në shtator ose edhe në muajin gusht. Ndërkohë, për vitin e ardhshëm Mickoski paralajmëroi investime për komunat në vlerë prej 250 milionë euro. “Qytetarët janë ngopur me përralla, tregime dhe premtime për gjëra të mëdha dhe asgjë nuk ndodh. Qytetarët tanë kanë probleme thelbësore ekzistenciale, në qendrat e zonave më të mëdha urbane akoma…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga në emisionin “Intervistë në SHENJA”, ka komentuar ndryshimet e Ligjit për Këshillin gjyqësor, duke thënë se këto ndryshime nuk kanë të bëjnë me fundin e mandatit por me punën e grupit punues. “Bashkë me atë raport të ekspertëve dhe gjykatës me përvojë edh akademik edhe profesorë të ndryshëm u ulën dhe i morën këto rekomandime që të vendosen në propozim ligjin që në fakt vetëm një pjesë e tyre është propozuar dhe zbardhur në ditën e djeshme. Nuk ka qenë e lidhur ngushtë me fundin e mandatit të ministrit”, tha Lloga. Ai tha se kjo…

Lexo më Shumë

Ky sistem shtatëvjeçar i ka kursyer shumë eksponentët e VMRO-DPMNE-së, dhe mos harroni se kjo rritje e VMRO-së është fal mosndëshkueshmërisë së kupolës së VMRO-DPMNE-së. Kështu tha ministri i drejtësisë Krenar Lloga, duke ju përgjigjur akuzave të mandatarit për formimin e qeverisë, Hristijan Micskoki, se është Lloga fajtor për besushëmrinë prej 2% të qytetarëve në gjyqësor. Lloga tha se Mickoski po harron se po thuajse gjithë gjykatësit dhe prokurorët janë vendosur në ato funksione kur partia e Mickoskit ka qenë në pushtet dhe ka ndodhur skandalet si “Svarovski gjyqësori, fletorja e Gordana Jankullovskës”. “Oligarkia në Maqedoni funksionon në mënyrë perfekte…

Lexo më Shumë

Në kuadër të takimit të SEECP – Procesi i Bashkëpunimit të Europës Juglindore, ku kryesuese e saj deri më 1 korrik të këtij viti do të jetë Maqedonia e Veriut, Ministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Hakan Fidan, nesër pritet që të vjen në Shkup. Në takimet e tij dypalëshe, në shënjestër të Fidan pritet që të jetë paqja rajonale e Europës Juglindore, apo Ballkani si hemisferë prioritare e Turqisë, si në aspekt gjeografik, politik, ekonomik, si dhe lidhjet e saj historike, kulturore dhe humanitare me shtetin mik Turqinë. Sipas asaj që pritet të ndodh nesër në takimin e…

Lexo më Shumë

Kjo ishte atmosfera sot para sporteleve të Ministrisë së Punëve të Brendshme për marrjen e dokumenteve të identifikimit me emrin e ri të shtetit, shkruan Alsat. Për rrëmujën e rikthyer, qytetarët shprehen të revoltuar. Thonë se vazhdojnë të presin dy deri në tre muaj për marrjen e dokumenteve. “E para, a kemi para që ta ndërrojmë dhe e dyta është patjetër, ashtu urdhëron shteti e ne jetojmë në të, kjo vetëm largimi nga këtu dhe ti zëmë vendet ku kemi lindur më shumë do të kemi, do të ruajmë kafshë por do të jemi vetë pronarë. Pasaportë nxorët? Jo, vetëm…

Lexo më Shumë