Koalicioni shqiptar VLEN në kuadër të bashkëqeverisjes do ketë 7 zëvendës ministra dhe 5 sekretar shtetëror. Postet e zëvendës ministrave do të jenë në: Ministrinë e Brendshme, Transport dhe Lidhje, Arsim dhe shkencë, Ministria e Komuniteteve, Bujqësi, Mbrojtje dhe Kulturë. Siç mëson INA nga burime pranë koalicionit me postin e zëvendësministrit të Kulturës do të jetë Sedat Sulejmani, kuadër nga Lëvizja BESA. Ai ishte shef i shtabit zgjedhor të kësaj partie në kuadër të VLEN. (INA)
Author: Jeta almakos
Zgjedhjet e përbashkëta presidenciale dhe parlamentare që u mbajtën këtë vit kanë kushtuar 767 000 euro më shumë se sa kur këto zgjedhje janë mbajtur veçmas në vitin 2019 dhe 2020. Kështu qëndron në hulumtimin e bërë nga Qendra për Komunikime Qytetare, kushtuar zgjedhjeve dhe tenderëve publike. Po ashtu aty qëndron se Komisioni Shtetëror Zgjedhor për realizimin e zgjedhjeve të dyfishta ka lidhur 22 marrëveshje për prokurime publike, në vlerë prej 3.473.588 euro. Tabelë: Qendra për Komunikime Qytetare “Vlera e marrëveshjeve të lidhura për realizimin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019 është 1 472 300 euro, kurse në zgjedhjet parlamentare…
LSDM ka prolonguar kongresin llogaridhënës të partisë, i cili duhej të analizonte arsyet e humbjes në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Zyrtarisht, organizatat komunale të LSDM-së kërkuan kohë për të shqyrtuar raportin e gjerë për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Deputetja e LSDM-së Sanja Llukarevska tha se kongresi është shtyrë për shkak të nevojës që raporti i gjerë të analizohet dhe të debatohet brenda organizatave komunale dhe se pas përfundimit të gjithë procesit, kongresi do të vazhdojë. Kjo po ndodh pikërisht tre javë para zgjedhjes së kryetarit dhe kryesisë së re të partisë, pasi të gjithë dorëzuan dorëheqjen pas rezultatit katastrofik të…
Pasi kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti mori mandatin e deputetit, tanimë në vendin e tij deri në zgjedhjet e ardhshme komunale do të zëvendësohet nga Iljas Veseli, këshilltar në këtë komunë komunë. ”Me rastin e fillimit të angazhimit të Ilјas Veseli si zëvendës kryetar komune, kisha nderin që bashkë me kryesuesin e këshillit komunal z. Musa Alili të bashkëbisedojmë në lidhje me situatën e krijuar, si dhe për mbarëvajtjen e proceseve të punës, në bazë të kompetencave ligjore. Gjithashtu shpreha urime në misionin e marrë nga Ilјas Veseli dhe ofrova mbështetjen time të parezervë, me të vetmin qëllim…
Bullgarët e Maqedonisë në Manastir, Kavadar, Shkup, Strumicë, Veles dhe Ohër sot mund të votojnë në zgjedhjet e gjashta parlamentare që mbahen në tre vitet e fundit në Bullgari. Për herë të parë mund të votojnë edhe për zgjedhjet evropiane, por vetëm në Shkup dhe Manastir. Janë gjithsej 120 paraqitje për votim, por ky numër mund të rritet për shkak se mund të votohet edhe nëse nuk jeni paraqitur më herët. Për dallim nga vitet tjera, sivjet nuk do të votohet në Tetovë, kur vjet për herë të parë u hap në vendvotim. Në zgjedhjet parlamentare marrin pjesë 32 formacione…
Kryeministri Albin Kurti, ka kujtuar 25-vjetorin nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë, në rrafshin ushtarak e teknik dhe në atë juridik e ndërkombëtar. “Sot u bënë 25 vite nga dita e nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës, e cila i dha fund luftës në Kosovë, në rrafshin ushtarak e teknik dhe në atë juridik e ndërkombëtar. Më 9 qershor 1999, në Kumanovë u nënshkrua Marrëveshja Tekniko-Ushtarake mes Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (KFOR) dhe qeverive të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe Republikës së Serbisë”. Shefi i qeverisë, tha se shteti dhe populli i Kosovës janë…
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në një intervistë për televizionit Sitel, i është rikthyer sërish deklaratës së tij të dhënë për Radio Televizionin e Kosovës se “Kosova është atdheu i tij”, deklaratë kjo që shkaktoi reagime të shumta në opinion. Gashi, mes tjerash shpjegon se gjuha shqipe ka tre fjali për atdheun. “Ka vendlindja, mëmëdheu që në anglisht është ‘Motherland’ që nuk është në maqedonasit dhe ka atdhe kjo bukvalisht tregon se ku ke lindur. Kështu që, shihni, unë jam rritur në Shkup, kojshit e mi të parë kanë qenë maqedonas, gjuhën shqipe dhe maqedonase e kam folur njëkohësisht, unë…
Krahas valës së nxehtë afrikane, që ka kushtëzuar temperatura mbi mesatare të ajrit për qershorin, vendi ynë “mbërthehet” edhe nga retë me rërë dhe pluhur nga Sahara. Metereologët thonë se atmosfera nuk do të jetë e pastër por e turbulluar, që do të ndikojë të kemi mot të nxehtë dhe të padurueshëm, kurse temperaturat do të duken si më të larta se ato reale. Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometereologjike, në ora 11.00, në Gjevgjeli, Kavadar dhe Demir Kapi temperatura ka qenë 31 gradë, në Shkup 29, kurse më freskët ka qenë në Krushevë me 22 gradë. Ditëve në vijim priten…
Sekretari për marrëdhënie me jashtë i Aleancës për Shqiptarët, Arben Fetai ka komentuar sondazhin e realizuar nga shtëpia prestigjioze IPSOS dhe thekson se shembja e Bashkimit Demokratik për Integrim filloi pas zgjedhjeve të 8 Majit ndërkaq në zgjedhjet e ardhëshme lokale BDI-ja do të pësoj kolaps totalisht. “Shembja e BDI-së ka filluar menjëherë pas çlirimit të 8 majit. Në zgjedhjet lokale, pas një viti qeverisje që VLEN, BDI të kolapsojë totalisht. Sipas sondazhit të realizuar nga shtëpia prestigjioze IPSOS më 10-20 maj dhe të publikuar sot nga TV21, VLEN dhe Fronti Evropian kanë rejting të barabartë, dhe do të mirrnin…
Mediat ditëve të fundit publikuan një listë më të gjatë të drejtorive dhe institucioneve të tjera të eshalonit të tretë që koalicioni VLEN do të marrë për t’i drejtuar. Siç mësohet jozyrtarisht bëhet fjalë për rreth 400 poste udhëheqëse, përfshirë edhe ato në nivel të njësive rajonale në mbarë vendi. Nga ndarja e kulaçit qeveritar, do të përfitoj edhe ZNAM me rreth 100 poste udhëheqëse apo edhe zëvendësa përfshirë njësitë rajonale. Siç mëson INA, partnerët e koalicionit tashmë po shqyrtojnë ndarjen e posteve qeverisëse dhe përgjegjësive në detyrat që do t’i menaxhojnë. Sipas marrëveshjes jozyrtare, VLEN do të udhëheq edhe…
Zëvendës kryeministri i parë në largim dhe ministri për sistem politik dhe mardhënje ndërmjet bashkësive, Artan Grubi gjatë javës së kaluar si duket i ka bërë gati valixhet me gjësendet nga zyra e tij. Në fotografinë e dërguar në redaksinë e portalit Fol shihen inventar i paketuar dhe gjëra të tjera. Kujtojmë që bisedimet për Qeverinë e re janë nga fundi gjatë ditëve në vazhdim do të dihen të gjithë emrat e bartësve të funksioneve në pozitat kyçe. Ndërkaq, Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN do të jetë Zëvendës-kryeminsitër i parë dhe ministër i Ekologjisë./Fol.mk
Bisedimet mes VLEN dhe VMRO për qeverinë e re janë drejt përfundimit. Grupet e punës kanë arritur të finalizojnë programin e përbashkët qeveritar dhe ndarjen e dikastereve me të cilat do të udhëheqin partnerët e koalicionit qeveritar. Nga burime të afërta të koalicionit për INA, mësohet se përveç drejtorive tjera të rëndësishme si MEPSO, Rrugët e Maqedonisë, Posta, VLEN do të udhëheq edhe me një institucion në krye të sëcilit nuk ka qenë asnjëherë një shqiptar. Bëhet fjalë për Drejtorinë e Intelegjencës Financiare do ti takojë koalicionit VLEN, me anë të së cilës do të luftojnë krimin financiar dhe korrupsionin.…

