Author: Jeta almakos

Kryetari i partisë “E majta” e cila fitoi 6 mandate në zgjedhjet e 8 majit, Dimitar Apasiev shprehet kundër emërimit të Arben Fetait nga Aleanca për Shqiptarët për Zëvendës Kryeminsitër për qeverisje të mirë. Postimi që shpërndan Apasievi thotë se Fetai nuk ka shtetësi të Maqedonisë së Veriut dhe se është kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje në Belgjikë dhe se me këtë po bëhet “kosovarizimi” i vendit. Kujtojmë se emri i Fetait bëri bujë në opinion pas lajmeve që se do të propozohet si Zëvendës Kryeministër. Ndryshe, Arben Fetai është me prejardhje nga Sllupçani i Kumanovës, ndërsa familja e tij është…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë i ngarkuar për çështjet evropiane, Bojan Mariçiq, foli në një seminar për shumë vende në TAIEX, me temën “Si të arrihet suksesi në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian: Praktika më e mirë, progresi dhe sfidat e vendeve kandidate me fokus. mbi bazat e grupit 1 – Reforma e administratës publike në Maqedoninë e Veriut”. Siç njoftoi SEP, në fjalimin e tij ai theksoi rëndësinë e seminarit rajonal, ku vazhdojnë diskutimet për Bashkimin Evropian, perspektivën e rajonit dhe progresin e vendeve tona në procesin e anëtarësimit, me fokus në përvojat e vendeve kandidate dhe Shtetet anetare. Mariçiq…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan M, u shpreh hodhi poshtë spekulimet për ndarje brenda Frontit Europian. Duke u shprehur me vendosmëri, Sela theksoi besnikërinë e tij ndaj premtimit për këtë bashkëpunim politik. Sela shtoi se pavarësisht nga natyra e ndryshme e partive që formojnë frontin, qëllimi i përbashkët mbetet të arrihet progresi dhe të përshpejtohen ndryshimet kushtetuese. “Unë nuk e di pse nxitet debati që do të pëçahet fronti, me sa duket është një segment i shoqërisë që i ka qejf përçarjet, por unë e kam dhe nga përvoja ime…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit do të duhet të vendosë se nëse ditëve në vijim, për shkak të temperaturave të larta, nxënësit do ta ndjekin procesin arsimor me orë të shkurtuara. Kështu u përgjigj Safet Neziri, këshilltar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në pyetjen se nëse Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t’i përgjigjet pozitivisht iniciativës së prindërve, të cilët kërkuan që për shkak të temperaturave të larta, viti shkollor të përfundojë para 17 qershorit apo fëmijët të kenë orë të shkurtuara ditëve në vijim. “Do të shohim, do të vendosë Ministria.”, – u shpreh këshilltari në Ministrinë e Arsimit dhe…

Lexo më Shumë

Këto ditë janë vendosur kamera në bulevardet në të gjithë kryeqytetin e RMV-së, të cilat janë pjesë e sistemit “Qyteti i sigurt” dhe që do të përdoren në të ardhmen për ndëshkimin e qytetarëve që kanë kryer shkelje rrugore. Nga MPB thonë se sistemi “Qyteti i sigurt” është duke u përmirësuar në vazhdimësi, i cili synon forcimin e sigurisë në komunikacion dhe pasi të vendosen do të përdoren për dokumentimin e kundërvajtjeve në komunikacion. MPB shton se kamerat nuk janë ende në funksion dhe pas përfundimit të të gjitha aktiviteteve të nevojshme lidhur me këtë projekt, publiku do të njoftohet…

Lexo më Shumë

“Maqedonia e Veriut ka përgatitur shumë strategji dhe dokumente, ka krijuar edhe politika, por tani fokusi duhet të vihet në zbatimin. Vendi duhet të harmonizojë urgjentisht legjislacionin nacional me standardet dhe legjislacionin më të ri të BE-së për burimet e rinovueshme dhe efikasitetin energjetik, në mënyrë që të mbajë hapin me tendencat e zhvillimit të Unionit. Gjithashtu do të duhet të krijojë mekanizmat e nevojshëm për të qenë pjesë e skemës së shkëmbimit të energjisë së BE-së në të ardhmen”. Këtë e tha ambasadori i BE-së në vend David Geer. Në fjalimin në Forumin e 7-të për energjetikë (FEM), Geer…

Lexo më Shumë

Presidentja e RMV-së, Gordana Siljanovska Davkova sot në Berlin, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, iu drejtua panelit të përfaqësuesve të krerëve të shteteve dhe qeverive, ku nikoqirë të konferencës, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Në panelin kryesor morën pjesë presidentët dhe kryeministrat e Holandës, Norvegjisë, Finlandës, Lituanisë, Moldavisë, Estonisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Gjeorgjisë. Presidentja Siljanovska Davkova në fjalimin e saj tha se pas Luftës së Dytë Botërore, Plani Marshall, ndër të tjera, ishte shprehje e solidaritetit ndaj Evropës së shkatërruar dhe sot është i nevojshëm një lloj i ri i…

Lexo më Shumë

Analisti Kim Mehmeti në ‘5 Pyetjet’ komentoi marrëdhënien Rama-Kurti dhe ndërhyrjet e dy kryeministrave që kanë përçarë shqiptarët. Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë duken mjaft të tendosura kohët e fundit, teksa ditën e sotme kryeministri Rama ishte në Prishtinë në kuadër të 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës nga agresioni serb. Megjithatë Rama nuk u takua me Albin Kurtin dhe dy kryeministrat duket se ende i mbajnë ‘mëri’ njëri-tjetrit. Analisti Kim Mehmeti i ftuar në ‘5 Pyetjet’ komentoi për Ilir Babaramon situatën politike në shtetet shqiptare. Ai u shpreh se nuk ka nevojë që liderët shqiptarë të bëhen si baballarë të kombit. Nuk kam…

Lexo më Shumë

Krenar Lloga, përfaqësues i koalicionit “Fronti Europian”, ka bërë të ditur se koalicioni ka pranuar një ftesë nga VMRO-DPMNE për të diskutuar çështje të rëndësishme që prekin të ardhmen e vendit. Kjo njoftim vjen në prag të votimit për ndryshimet në Ligjin për Organizimin dhe Punën e Organeve të Administratës Shtetërore. Gjatë një mbledhjeje të zgjeruar të koalicionit, e cila përfshinte kryetarë dhe përfaqësues të ndryshëm të partive, është bërë e ditur se ftesa ka ardhur direkt nga VMRO-DPMNE ose përmes ndërmjetësve. Diskutimet kanë qenë të fokusuara në mënyrën se si do të veprohet – nëse do të pranohet dialogu…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbaj një seancë të jashtëzakonshme, të udhëhequr nga Ministria e Shëndetësisë, për të adresuar një valë të nxehtit të paralajmëruar që pritet të godasë vendin në datat 11 dhe 12 Qershor 2024. Kjo seancë erdhi si rezultat i informacioneve të marra nga Instituti i Shëndetit Publik dhe alarmeve të motit të Institutit për Çështje Hidrometeorologjike, të cilat parashikojnë një rritje të ndjeshme të temperaturave në disa qytete të vendit. Zonat specifikisht të prekura nga kjo valë të nxehtit janë Gjevgjeli, Bogdancë, Vallandovë dhe Dojran, ku temperaturat do të arrijnë në nivele…

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari, 6 ministri e disa digastere tjera të cilët arritën t’i marrin në marrëveshje me VMRO DPMNE-në, për VLEN janë të kënaqshme. Kështu u shpreh deputeti i këtij koalicioni Rijad Shaqiri në Daily Click, i cili megjithatë thotë se gjithmonë mundet më mirë. Ai gjithashtu shton se kjo ndarje nuk është fikse. “Në kuadër të ndarjes çdo herë mundet të jetë edhe më mirë. Është një ndarje për të cilën kemi konsideruar se është e kënaqshëm por nuk është fikse. Me kalimin e kohës gjatë zbatimit të programit qeverisës do të shohim se ku i kemi kapacitetet të resurseve njerëzore…

Lexo më Shumë

Arben Taravari nga Koalicioni VLEN në një status në Facebook shkruan se kur të zgjidhet Qeveria VLEN-VMRO, nga Fronti Europian do thonë se kjo qeveri do të jetë për 6 muaj, mandej deri në zgjedhje lokale e kur t’i humbin zgjedhjet lokale nuk do të dinë çfarë të sajojnë më. “Një herë thanë “do kemi mbi 25 deputetë”…Nuk doli ashtu! Pastaj thanë se “VLENIN nuk e merr VMRO-ja në qeveri”…Ne jemi pjesë e Qeverisë! Vazhduan dhe thanë: ” VLEN nuk e mer kryeparlamentarin”…Afrim Gashi u bë kryetar parlamenti! Thonin në kryesi se janë në bisedime me VMRO-në për t’u bërë…

Lexo më Shumë