Author: Jeta almakos

Nga Sindikata e Postës së Maqedonisë informojnë se greva e cila është dashur të fillojë sot nuk do të mbahet sepse po tentohet të gjendet zgjidhje për problemet përmes negociatave me ndërmjetësuesin e caktuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Mbledhja e parë tashmë është mbajtur dje dhe janë diskutuar kërkesat dhe është përcaktuar dinamika e negociatave në periudhën e ardhshme. Sindikata ka sqaruar se ndërmjetësuesi i ka njoftuar se nuk kanë marrë përgjigje nga Qeveria dhe Ministria përkatëse e Transportit dhe Lidhjeve në lidhje me mbajtjen e një takimi të përbashkët, me konstatim se negociatat nuk mund të…

Lexo më Shumë

Instituti i Shëndetit Publik regjistroi tre raste me ethe hemorragjike kongo-krime dhe një rast fruthi. Departamenti i Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik të ISHP-së (ISHP) regjistroi tre raste të konfirmuara nga laboratori të etheve hemorragjike Kongo-Krime nga data 26 prill deri më 4 qershor. Të tre rastet janë të hospitalizuar në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup, njofton sot ISHP. Në të njëjtën kohë, rasti i parë i lisë apo fruthit është regjistruar në këtë periudhë, tek një fëmijë nga një fshat të Strugës.

Lexo më Shumë

Talat Xhaferi mbetet edhe deputet edhe kryeministër. Pa pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë, u tejkalua një tjetër përpjekje për të zgjidhur rastin e papajtueshmërisë së dy funksioneve. Kryetari i “Të Majtës” Dimitar Apasiev, para tri ditësh dorëzoi kërkesë në Kuvend që të deklarohet pa diskutim ndërprerja e mandatit të Xhaferit. Kërkesa bazohet në Kushtetutë dhe në katër ligje që parashikojnë ndërprerjen e mandatit nëse një deputet ka edhe një detyrë tjetër. Kryeparlamentari Afrim Gashi e ka pranuar kërkesën por nuk e ka trajtuar si dokument vendimmarrës. Nuk e ka dorëzuar fare në Komisionin për Çështje mandatore sepse as nuk është…

Lexo më Shumë

Me 74  vota “për” dhe 24 “kundër”, Kuvendi ka miratuar  nevojën për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive. Deputetët që votuan kundër  nga LSDM dhe partia E Majta kërkuan tërheqjen e amendamenteve të propozuara, me arsyetimin se ligje të tilla sistematike nuk duhet të miratohet pas një procedure të përmbledhur. Mickoski, i cili nga dje është mandatar për përbërjen e qeverisë së re, duke kërkuar mbështetje për ndryshimet ligjore, tha se ato janë të nevojshme për shkak të reformave në administratë dhe për zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve. HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE “Koalicioni “Për Maqedoninë tuaj” ka marrë…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot i verifikoi mandatet e deputetëve Imërlie Saliu-Fetai dhe Adnan Azizi të cilët vijnë nga Koalicioni VLEN dhe e pranoi raportin e Komisionit verifikues i cili paraprakisht në mbledhje miratoi raport se nuk ka bazë për kontestim të verifikimit të mandateve të tyre. Ndërkaq sa i përket formimit të Qeverisë Bilall Kasam nga VLEN sot deklaroi se mbrëmë kanë realizuar takimin e fundit dhe janë dakorduar për të gjitha pozicionet. BILALL KASAMI, NGA VLEN “Mund të konfirmoj që mbrëmë kemi pasur edhe takimin e fundit dhe jemi dakorduar për gjithë pozicionet por ajo që ka qenë fillimisht bisedim, jemi…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës. Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-98 ulet për 2,00 den/litër. Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 si dhe të EURODIZELIT (D-Е V), Vajit ekstra i lehtë për amvisëri dhe i Мazutit М-1 SU nuk ndryshojn. Nga data 07.06.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 80,00 (denarë/litër)Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 82,00 (denarë/litër)Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 73,00 (denarë/litër)Vaj për Djegie Ekstra i…

Lexo më Shumë

Isamedin Limani dhe Aleksandar Kambovski janë anëtarë të ri të Këshillit Gjyqësor Isamedin Limani dhe Aleksandar Kambovski janë anëtarë të ri të Këshillit Gjyqësor Para 32 min Anëtarët e rinj të Këshillit Gjyqësor janë gjyqtarët Isamedin Limani dhe Aleksandar Kambovski. Gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Limani dhe gjyqtari nga Apeli Manastir, Kambovski janë anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor, pasi gjyqtarët votuan sot. Limani mori 7 vota, ndërsa kundërshtarja e tij, gjyqtarja Cvetanka Periq, e cila edhe pse u tërhoq, mbeti në fletëvotim, mori 2 vota. Gjithsej dy fletëvotime për zgjedhjen e një anëtari të këshillit nga radhët e gjyqtarëve…

Lexo më Shumë

Nuk mendoj se situata ka ndryshuar në mënyrë drastike prej para zgjedhjeve e deri pas tyre, tha euroambasadori Dejvid Gir, në emisionin Top Tema në Telma ku sonte ishte mysafir, në çështjen për ndryshimet kushtetuese të cilat janë të nevojshme për vazhdimin e procesit të anëtarësimit. Gir më tej shtoi se pas gati dy vitesh negociata të mundimshme me Bullgarinë, u arrit një marrëveshje e cila zhbllokoi procesin e integrimit evropian të vendit, por edhe me të cilën vendi mori disa detyrime. “Pjesë e asaj marrëveshje është që do të kishin ndryshime në kushtetutë për të përfshirë njerëzit që identifikohen…

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti nga koalicioni VLEN në një intervistë për TV 24 deklaroi se sonte mandatari Hristijan Mickoski dhe liderët e VLEN-it pritet t’i shtrëngojnë duart për qeverinë e ardhshme. “Negociatat janë drejt fundit dhe koalicioni “VLEN” do të mbyllë negociatat për formimin e qeverisë me VMRO-DPMNE-në. Parimet e qeverisë së re janë vendosur, programet janë harmonizuar dhe jemi drejt fundit të eshalonit të tretë”, dekaroi Mexhiti.

Lexo më Shumë

Fatmir Etemi, anëtar i Bordit Mbikëqyrës i Bankës Komerciale “Komercijalna Banka) në Shkup, bleu 84 aksione të reja nga kjo bankë. Për këtë, banka e informoi publikun investues përmes Bursës së Maqedonisë, përcjell portali Faktor. “Komercijalna banka AD Shkup njofton se Fatmir Etemi, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës, ka blerë 84 aksione të zakonshme të emetuara nga banka”, thuhet në njoftim. Nuk ka informacione se kur saktësisht Etemi i ka blerë këto aksione, por fakt është se aksioni i Komercijalna banka është vazhdimisht në rritje në bursë. Kështu që sot u shit me çmim prej 18.634 denarë për aksion,…

Lexo më Shumë

Arben Taravari nga Koalicioni VLEN në rrjetin social Facebook, shkruan se BDI vazhdon të eci në rrugë të mbrapsht. Taravari mes tjerash shton se BDI-ja lutet që ta marrin në Qeveri dhe janë shndrërruar në lypsarë postesh. “BDI-ja po vazhdon të eci në rrugë të mbrapshtë. Po lutet që ta marrin në Qeveri dhe sado e refuzojnë ajo sërish dërgon negotiator që janë shndërruar në lypsarë postesh”, ka shkruar Arben Taravari nga VLEN.

Lexo më Shumë

Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Türkiyes për bashkëpunimin për zhvillim dhe statusin e Zyrës së Koordinimit të Programeve të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) në Shqipëri”, raporton Anadolu. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Türkiyes për bashkëpunimin për zhvillim dhe statusin e Zyrës së Koordinimit të Programeve të TIKA-s në Shqipëri” është miratuar në seancën e sotme parlamentare me 88 vota pro, asnjë kundër, asnjë abstenim, nga 140 deputetë që ka Kuvendi i Shqipërisë, ndërkohë pjesa tjetër e deputeteve nuk kanë marrë…

Lexo më Shumë