Deputeti i LSDM-së Fatmir Bytyqi ka deklaruar se nuk do të kandidoj për kryetar të LSDM-së. Ai ka shkruar në Facebook se këtë e bën për shkak të parandalimit të fragmentimit dhe polarizimit të mëtutjeshëm të anëtarësisë së tyre. FATMIR BYTYQI, DEPUTET I LSDM-SË “Misioni im politik shtrihet përtej funksioneve dhe ndarjeve partiake, ai vë në spikamë bashkëpunimin, dialogun dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, që mund të arrihen ndryshe nga tani, duke i kthyer vlerat socialdemokratike. Një gjë e tillë është krejtësisht ndryshe nga traditat e mëparshme politike të sjelljes ndaj shtetit, madje edhe ndaj partisë. Pres dhe besoj se ideologjia…
Author: Jeta almakos
Filloi numërimi i afatit 20 ditor për formimin e Qeverisë së re, pasi presidentja e shtetit Gordana Siljanovska ia ndau mandatin kryetarit të VMRO-së Hristijan Mickoskit. Gjatë ndarjes së mandatit në vilën “Vodno”, Siljanovska tha se kryetari i VMRO-së, ka mundësi më serioze për të formuar qeveri. Gordana Siljanovska Davkova, presidente “Kryetari i VMRO DPMNE ka mundësi serioze për të formuar qeveri. Me siguri besoj se hapi që po bëj dhe dhënia e mandatit për përbërjen e qeverisë është një hap real juridik dhe politik sipas Kushtetutës, pra sipas nenit 84, paragrafi 1, paragrafi 1, një nga kompetencat e presidentit…
Në Maqedoninë e Veriut duhet të bëhen reforma thelbësore në arsim, duke filluar nga programet dhe duke përfunduar me centralizimin e arsimit sipas shembullit të Sllovenisë, thotë Vllado Dimovski, nga Qendra për Mësim të Përjetshëm. “Duhet të ketë ndryshim të madh në programe. Byroja për Zhvillimin e Arsimit ka staf të mirë, vetëm duhet t’u jepet liri për të bërë programe të mira arsimore që do të aplikohen në të ardhmen. Duhet të vijë ministër që e kupton arsimin dhe që do të ketë sens për përmirësimin e situatave në arsim”, deklaroi Vllado Dimovski – Qendra për Tolerancë dhe Mësim…
Në garë për kryetar të LSDM-së kanë hyrë pesë kandidatë: Slavjanka Petrovska, Venko Filipçe, Jovan Despotovski, Zllatko Ristovski, të cilëve sot në mëngjes iu bashkua edhe Aleksandar Baidevski. Do të mund të votojnë të gjithë anëtarët e regjistruar. Kryetari i ri do të bëhet i ditur pas votimit më 30 qershor, transmeton Portalb.mk. Aleksandar Bajdevski është kandidati i pestë për kryetar të LSDM-së. Në 7 vitet e fundit ka qenë zëvendësministër për shoqërinë informatike dhe administratë, ndërsa më parë ka punuar edhe 6 vite në departamentin e çështjeve financiare të së njëjtës ministri. Dje kanë paraqitur kandidaturat edhe figura të tjera të…
Gati një vit pasi u miratuan nga Kuvendi, ndryshimet në ligjin për marrëdhëniet detyrimore që lidhen me përmbarimin ende nuk janë zbatuar në praktikë. Sipas të dhënave të fundit nga Avokati i Popullit, deri më tani ka pasur vetëm një rast të suksesshëm të zbatimit të ligjit në gjykatë, dhe ky rast ishte për një çështje që kishte më shumë se 10 vjet që priste zgjidhje. Avokati i Popullit, Naser Ziberi, ka ngritur shqetësime mbi mënyrën e ndryshme të interpretimit dhe zbatimit të vendimeve gjyqësore, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndërprerjen e ekzekutimit të një vendimi nga gjykatat themelore, i…
VMRO-DPMNE dhe partnerët e koalicionit kanë ndarë postet ministrore si dhe kanë arritur marrëveshje për eshalonin e dytë dhe të tretë, përkatësisht zëvendësministrat, sekretarët shtetërorë dhe postet e drejtorëve. Mickoski nesër pret që ta marrë mandatin për formimin e Qeverisë nga presidentja Gordana Siljanovska Davkova dhe, siç paralajmëroi, nuk do të duhet të presë shumë për ta dorëzuar në Kuvend propozimin për Qeverinë e re. “Negociatat janë duke përfunduar, tashmë janë përfunduar deri diku, në pjesën e formimit të dikastereve qeveritare. Negociatat kanë përfunduar dhe, thënë kushtimisht e kusht, eshaloni i tretë”, tha Hristijan Mickoski kryetar i VMRO-DPMNE-së. Mickoski nuk deshi…
BDI gjithmonë e ka promovuar bashkëjetesën dhe barazinë mes qytetarëve. Këtë e tha deputeti, Ilir Hasani në emisionin “Intervistë në SHENJA”. Ai tha se ai kur ka ardhur në qendrën klinike ka qenë i vetmi shqiptarë, por që sot ligjërojnë aty. “Sot, Afrim Gashi është zgjedh pa fije floku pa i munguar, dmth meritat për tu zgjedhur një kryeparlamentare në këtë formë demokratike me këto vota i takojnë edhe sado pak BDI-së dhe historisë”, deklaroi Ilir Hasani. Ai tha se viktima e fundit e ngritjes së çështjes nacionale në bllokun maqedonas ka qenë LSDM. “Njerëzit kanë humbur jetë për ideale,…
Deputeti i Frontit Evropian, Ilir Hasni në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se ai nuk mund ta kuptojë se si ka mundur Gordana Siljanovska të merr aq numër të madh të votave tek shqiptarët duke e ditur retorikën e saj nacionaliste që e ka përdorur gjatë zgjedhjeve. “Për mua me të vërtetë është shumë shqetësuese dhe shumë gjërave nuk mund t’ju jap shpjegim. Kur nuk mund të jap shpjegim real, futem në konspiracione, atëherë duhet të ndalem”, tha Hasani. Hasani tha se qeverisja e ardhshme, e paralajmëruar mes koalicionit VMRO-VLEN dhe ZNAM do të jetë një qeverisje shumë e rëndë…
Në SPB Shkup më datë 04.06.2024 në ora 16:00 është raportuar se në banesë në zonën e Gazi Babës është gjetur i ndjeri D.P. (50) nga Shkupi. “Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencave Mjekësore, ndërsa sipas urdhërit të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion”, njofton MPB. Ekipi i SPB Shkup ka kryer kontroll.
Emir Kurtishi Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmbanë dispozita kushtetuese ku parashihet çështja e papajtueshmërisë së funksionit të deputetit me ushtrimin e funksioneve dhe profesioneve tjera publike (neni 63, paragrafi 5), përkatësisht, papajtueshmëria e funksionit të Kryeministrit me ushtrimin e funksioneve dhe profesioneve tjera publike (neni 89, paragrafi 5). Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si një ndër tërrallat në botë, e njeh institutin e vetëshpërbërjes së Kuvendit (neni 93, paragrafi 5) dhe Qeveria e cila qëndron deri në formimin e Qeverisë së re, njihet si Qeveria në detyrë.Dispozitat kushtetuese si më sipër, janë të operacionalizuara me…
Gazetari kontrovers Dragan Pavlloviq-Llatas në një debata televiziv me deputetin Skender Rexhepi-Zejd ka deklaruar se shqiptarët janë të kriminalizuar Shumica e shqiptarëve në Britani të Madhe janë të kriminalizuar ka thënë ai. Gjithashtu ai ka thënë se tregtinë e drogës në Maqedoni e kontrollojnë shqiptarët. Ndiqeni videon nga minuta e 25.
Në ditën e verifikimit të mandateve të reja të deputetëve, në prag të votimit të Afrim Gashit për kryetar të Kuvendit, në ndërtesën e Kuvendit po zhvillohej një triller politik me regji të integristëve të Ali Ahmetit, mëson Plusinfo. Ky portal maqedonas shkruan se nga burime të larta të koalicionit të ri qeveritar në atë ditë kritike negociatorët kryesorë të BDI-së kërkuan dhe insistuan për takim urgjent me Hristijan Mickoskin. Takimi është zhvilluar në zyrën e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, ku sipas burimeve të plusinfo, emisarët kryesor të BDI-së kanë propozuar që Mickoski t’i marrë në Qeveri në vend të…

