Author: Jeta almakos

Punimet për ndërtimin e dy autostradave në Maqedoninë e Veriut, pjesë e Korridoreve 8 dhe 10, nga konsorciumi turko-amerikan “Bechtel&Enka”, ende s’kanë filluar pasi pronarët e tokave që do të shpronësohen, janë të pakënaqur me vlerësimin e tyre. Dy autostradat, njëra në pjesën perëndimore të vendit nga Tetova deri në Qafë Thanë, në kufirin me Shqipërinë, dhe tjetra që lidh qytetet Prilep dhe Manastir janë me një gjatësi prej 109 kilometrash. Kostoja e realizimit të projekteve arrin në 1.3 miliard euro, ndërsa afati i ndërtimit të tyre është 57 muaj apo deri në fund të vitit 2027. Por, banorët e…

Lexo më Shumë

Besimtarët muslimanë nga Shkupi sot janë nisur për në Mekë dhe Medina, për të kryer kushtin e pestë të fesë Islame-Haxhin. Nga Bashkësia Fetare Islame njoftojnë se sot në orët e hershme të mëngjesit nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit, kreu i BFI-së, Shaqir ef. Fetai, i shoqëruar nga Muftiu i Shkupit, Qenan Ismaili kanë përcjellur karavanin e parë të haxhinjëve, i cili përbëhet nga 180 besimtarë. BASHKËSIA FETARE ISLAME “Ekspedita e parë këtë vit përbëhet nga 180 besimtarë të Muftinisë së BFI – Shkup, të cilët kanë bërë nijet që të performojnë haxhin e sivjetmë. Reisul Ulema i BFI e…

Lexo më Shumë

Të gjithë kompetentët thonë se po punojnë në zgjidhjen e problemit, por askush nuk merr përsipër defektin që tani tri javë ka përgjysmuar intervenimet kirurgjikale në QKU “Nënë Tereza” në Shkup, shkruan Alsat. “Shtabi krizës është çdo ditë në Ministrinë e Shëndetësisë sepse unë çdo ditë komunikoj me Shërbimet e përbashkëta, me stafin teknik që bëjnë servisin e sistemit dhe me furnizuesit e oksigjenit por edhe me drejtorët kështu që unë jam rregullisht këtu dhe … Lënda është në Prokurorinë Publike do t’ ja lejmë institucioneve kompetente të verifikojnë dhe të thonë se ku është përgjegjësia”, u shpreh Maja Manoleva,…

Lexo më Shumë

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova e pyetur për të komentuar akuzat nga “Fronti Europian” për majorizim ndaj pakicave, ajo thotë se kjo akuzë nuk qëndron. “Nuk e kuptoj se çfarë do të thotë shumica e pakicës. Nuk ka një gjë të tillë. Ka një fitues në zgjedhje”, tha Siljanovska-Davkova, duke aluduar tek fituesi që është VMRO-DPMNE. Sipas saj, edhe qeveritë që nga e para në vitet e 90-ta e deri më sot kanë qenë multietnike. “Kuptohet se zgjedhja bëhet sipas përcaktimit ideologjik, zgjedhja bëhet edhe sipas përcaktimit programor, zgjedhja bëhet edhe pasi të gjejmë se me kë do…

Lexo më Shumë

Alsat mëson se kandidati shqiptar për t’u bërë pjesë e Batalionit të forcave speciale “Ujqit” në ARM është rrahur brutalisht nga kolegët e tij, shkruan Alsat. E gjithë kjo ka ndodhur në kuadër të kursit seleksionues që ditëve të fundit po zhvillohet në ARM, përkatësisht në Shtabin e Përgjithshëm. Identiteti i kapitenit shqiptar, i njohur për redaksinë tonë flet për një person me përgatitje të larta profesionale, i dëshmuar në shumë trajnime brenda dhe jashtë vendit dhe i sistemuar në ARM falë diplomimit me sukses në Akademinë Ushtarake. Burimet për Alsat bëjnë të ditur se kapiteni shqiptar është dërguar në…

Lexo më Shumë

Gjykimi për rastin “Organizatorët e 27 Prillit” u shty sot për më 13 qershor të këtij viti. Siç sqaroi gjyqtari Ilija Tërpkov në fillim të seancës së sotme në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, nga avokati Elenko Milanov, i cili përfaqëson ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, ka pranuar njoftim se për shkaqe shëndetësore të një anëtari të ngushtë të familjes, nuk mundi të merrte pjesë në seancën e sotme, transmeton Portalb.mk. Të akuzuar në këtë rast janë ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat për transport dhe lidhje dhe arsim, Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski. Ata…

Lexo më Shumë

I ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia, Arben Taravari nga VLEN tha se ata e kanë legjitimitetin dhe se BDI e ka vendin në opozitë sepse do t’I bëjë mirë. “Dukej si një teatër, njejtë si ajo ngjarja kur zgjidheshin njëri kryetar kuvendi, tjetri deputet etj.. Këto deklarata do ti bëjnë për ti mbajtur votuesit mirëpo kështu e ka opozita sepse ju bën pak telashe. Z.Ahmeti është njeri i mençur, i urtë ndaj nuk e preferoj të përdor ai një fjalor të tillë të vrazhdë. Ali Ahmeti nuk e ka hallin të opozita mirëpo tek lufta që…

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet e 8 majit në Maqedoninë e Veriut u zgjodhën 41 deputete femra, nga 120 deputetë sa ka Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Njëra prej tyre është Imërlije Saliu, e cila mes të tjerash, do të mbahet mend si deputetja e parë me mbulesë në historinë parlamentare. Saliu në një intervistë për TRT Balkan, tha se do të përfaqësojë të gjitha gratë dhe do të mundohet të përmirësojë politikat sociale me fokus tek gratë dhe kategoritë e rrezikuara. “Sot Mbulesa nuk është identiteti im i parë. Unë jam këtu për të përfaqësuar të gjitha gratë, qofshin ato me mbulesë…

Lexo më Shumë

Duke filluar nga 1 gushti 2024, qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët planifikojnë një udhëtim në shtetin e Izraelit, do të duhet të plotësojnë formularin përmes Sistemit Elektronik të Autorizimit (ETA https://www.gov.il/ en/departments) /topics/eta-il/govil-landing-page ). Sistemi do të jetë i hapur për aplikime duke filluar nga 1 korriku dhe hyrja në Izrael nuk do të lejohet nga 1 gushti pa miratimin paraprak nga ETA. Pasagjerët pa një aplikim dhe autorizim të plotësuar nuk do të lejohen të hipin në avion të nisur për në Izrael. Aplikimi do të kushtojë 25 shekeli izraelite (rreth 6.25 euro) dhe autorizimi…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë këtyre ditëve po qëndron për vizitë zyrtare në Turkiye, ku pos personaliteteve të larta politike turke, Kurti pati rastin që të realizon vizitë edhe kompanisë së njohur turke për dronët Bayraktar, “Baykar Technologies”. “Baykar është kompani pioniere turke në industrinë e mbrojtjes dhe aviacionit. Ajo është kompania e parë turke që ka prodhuar fluturake ushtarake pa pilot apo dronë, siç njihen. Deri tani është e njohur ndërkombëtarisht për prodhimin e dronëve Bayraktar TB-2, të cilët i ka në arsenalin e saj edhe ushtria e jonë. Sot, në ambientet e kompanisë, u mirëprita nga vëllezërit,…

Lexo më Shumë

Formimi i Qeverisë në Maqedoninë e Veriut nga partitë fituese në bllokun maqedonas dhe shqiptar, duhet të zgjidhet me norma juridike përmes ndryshimit të Kushtetutës apo akteve tjera ligjore, thotë për Radion Evropa e Lirë, Mersim Maksuti, profesor i së drejtës kushtetuese në Universitetin e Tetovës. Qeveria e re në Maqedoninë e Veriut pritet të formohet nga VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni shqiptar VLEN, por Fronti Evropian që kryesohet nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka thënë të dielën se kjo qeveri do të jetë “monoetnike”, pasi sipas Frontit, “koalicioni VLEN nuk është përfaqësues legjitim i shqiptarëve”. Në zgjedhjet e 8…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të shtunën ka paralajmëruar kryeministrin Talat Xhaferin dhe ministrin e shëndetësisë, Ilir Demirin se duhet të respektojnë ligjet dhe për shkak se janë pjesë e përbërjes së re parlamentare duhet të heqin dorë nga postet e kryeministrit teknik dhe ministrit teknik të shëndetësisë, pasi që janë zgjedhur deputetë. Siç mëson “Telma”, edhe ditën e sotme ata të dy kanë nënshkruar dokumente me firmën e tyre në ministri, çka tregon qartë se ata janë ende në pozita të dyfishta, që nuk janë në pajtueshmëri me ligjet. Nga Antikorrupsioni thonë se edhe ata do të gjobiten…

Lexo më Shumë