Author: Jeta almakos

Gjykata Kushtetuese nesër do të mbajë seancë të re që do të jetë në fakt përpjekje e re për zgjedhjen e pasardhësit të Kacarskës mandati i së cilës skadon sot, më 2 qershor, përcjell TV21. Gjatë javës së kaluar, gjykata kushtetuese mbajti seanca dy ditë me radhë por kryetar i ri nuk u zgjodh. Asnjë nga kandidatët nuk e mori shumicën e duhur prej 2/3. Nëse edhe nesër nuk ndryshojnë punët, kjo do të thotë se gjykata kushtetuese do të hyjë në krizë. Do të jetë pa kryetar, kjo do të thotë se nuk do të ketë se kush t’i…

Lexo më Shumë

Një 47-vjeçar është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Bogovinë. Vrasjes i ka paraprirë një debat mes viktimës dhe vrasësit. Më pas i dyshuari është nisur me veturë nga Bogovina për në Tetovë, ku edhe është arrestuar. Ai u ndalua nga një patrullë policie dhe shoferi ka qenë i shqetësuar. Më pas policët që ndaluan BMË-në morën njoftim për vrasjen dhe për veturën e të dyshuarit. Në makinë, në hapësirën e sediljeve të pasme, është gjetur edhe pushka me të cilën është kryer vrasja. Në vendin ku ndodhi krimi po bëhen hetime. Vendi është i rrethuar me shirita…

Lexo më Shumë

Në Kuvend, të hënën, do të mbahet koordinimi i parë I Kryeparlamentarit, Afrim Gashi me përfaqësues të partive, pas konstituimit të Kuvendit. Kryeparlamentari Gashi për MIA-n ka konfirmuar se nesër do të ketë takim dhe se do të bisedohet për aktivitetet e ardhshme, si dhe për kohën se kur mund të mbahet seanca për ligjet që lidhen me ndryshimet e Ministrive në Qeveri, duke mos saktësuar nëse do të ketë marrëveshje. Burime partiake kanë potencuar se fillimisht do të formohen Komisionet, që të shqyrtohen këto ligje, e më pas të shkojnë në seancë. Sic thuhet, nëse takimin e nesërm koordinativ…

Lexo më Shumë

Sot është nisur një grup prej 215 besimtarëve islam drejt vendeve të shenjta për ta kryer Haxhin. Njoftimi u bë nga Bashkësia Islame e Kosovës. Siç bën të ditur BIK-u, sot pritet të niset edhe grupi i dytë, derisa grupet e tjera pritet të udhëtojnë të hënën. “Këtë vit nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë 1576 besimtarë”, theksohet në njoftim. Sipas BIK-ut në mesin e atyre që shkojnë për ta kryer këtë obligim madhor është edhe një besimtar i moshës 13-vjeçare, i cili llogaritet si më i riu.

Lexo më Shumë

Me dronët Bayraktar në inventarin e sistemeve të armatimit, Kosova është më e fortë dhe ndihet më e sigurt përballë kërcënimeve dhe rreziqeve aktuale dhe eventuale. Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci. Ky i fundit së bashku me komandantin i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, sot kanë vizituar njësinë e Sistemeve Ajrore pa Pilot (SAPP) në Aeroportin e Gjakovës.

Lexo më Shumë

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në mbledhjen e Frontit Europian në Tetovë tha se Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE, ndaj askush nuk duhet të bie në grackat e politikës destruktive të VMRO-DPMNE-së. “Ne do të rrijmë në linjën tonë, kemi qasje serioze sepse ata nuk do të arrijnë të bëjnë kurthe me truqet e tyre. Maqedonasit nuk heqin dorë nga shteti i tyre sllavo-maqedonas, këto fjalime që po i ben VMRO-DPMNE e Mickoskit, i kishte dikur edhe Gligorovi. Kurrë nuk mund të na mashtrojnë! Fjalët e Mickoskit tha: Qendra e rëndësës së vendimeve madhore të shtetit do…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, nga mbledhja e kryesive të Frontit Evropian, tha se është një moment i rëndësishëm i politkbërjes së shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Sela tha se përpjekja për të margjinalizuar dhe majorizuar shqiptarët dhe komunitet tjera etnike, e që dështoi para dy viteve, tani është skenari i dytë që ka qëllimin e njëjtë. “Ata nuk u bashkuan si koncepte politike, por bashkuan votat e popullit dhe e mira e kësaj situate është që ranë maskat dhe e disa aktorëve tjerëve politik të cilët thirren në emër të legjitimitetit të shqiptarëve por që realisht janë…

Lexo më Shumë

Fronti Evropian sot është mbledhur në Tetovë. Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, se ata do të analizojnë situatën politike dhe të miratojnë deklaratën politike. Arjanit Hoxha nga Partia Demokratike Evropiane tha se fakti që janë tubuar në këtë formë dëshmon për seriozitetin në të cilën gjenden shteti ynë. “Ne duam që të respektohet vullneti i qytetarëve të cilët e shprehën më 8 maj dhe çdo devijim nga ky vullnet që nëpërkëmbë legjitimitetin politik edhe të Frontit edhe të komuniteteve që janë pjesë e Frontit do të ishte me të vërtetët i vështirë për të përballuar nga cdo kush. Prandaj e…

Lexo më Shumë

Fronti Evropian sot është mbledhur në Tetovë. Kryetari i Lëvizjes Populli, Zejd Rexhepi tha se Fronti Evropian ka bërë një ndryshim historik duke përmbledhur në vete, etnitetet që jetojnë ku shumica janë shqiptarë. Ai tha se këtu janë vullnetarisht dhe me bindjen e tyre që një kohezion i tillë ndëretnik në vendbanimet shqiptare do të sjellë të bëj ndryshimin e shumë pritur. Zejd Rexhepi tha i pyes ata që ditë më parë thanë që 3-4 deputetë të Frontit janë me një këmbë në VLEN, se “me cilën këmbë të na tregojnë. A me këmbën e majtë, sepse me këmbën e…

Lexo më Shumë

Prindërit e nxënësve në disa shkolla fillore në Shkup janë vënë në dijeni nga stafi mësimdhënës për një tendencë të rritur të vetëdëmtimit fizik ndër fëmijët. Sipas njoftimeve, është raportuar një rritje e incidenteve ku nxënësit janë vetëdëmtuar përdorin brisk, thika mprehëse, gërshërë, dhe sende të tjera të mprehta, veçanërisht në duar dhe këmbë. Stafi mësimor ka bërë thirrje për një kontroll dhe vëmendje më të madhe ndaj fëmijëve nga prindërit. Është kërkuar nga prindërit që të raportojnë çdo ndryshim në sjelljen e fëmijëve dhe të lejojnë inspektime të paparalajmëruara në shkolla për të adresuar dhe parandaluar këtë fenomen shqetësues.…

Lexo më Shumë

Një vrasje për arsye banale ka tronditur rajonin e Tetovës dhe jo vetëm. Mësohet se në Bogovinë një 50 – vjecar ka shtënë me armë “kalashnjikov” në drejtim të bashkëfshatarit të tij duke e lënë pa shenja jete. Merret vesh se të dy kanë qenë elektriçist, kurse burime jozyrtare thonë se vrasjes I ka paraprirë një mosmarrëveshje paraprake. Dorasi është kapur nga policia. Organet e rendit gjenden në vendngjarje duke bërë ekspertizën.  /TvKlan.mk

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) Shkup solli urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër shtatë personave të dyshuar për veprime të “prodhimtarisë së paautorizuar dhe lëshimit në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursore”, nga neni 215, paragrafi 1 i Kodit Penal. Siç informojnë nga PTHP, dy prej tyre dyshohen për vazhdimin e kryerjes së veprës penale, ndërsa njëri për ndihmë. “Nga dhjetori i vitit 2023, në aktivitete të koordinuara të disa njësive policore, me urdhër të prokurorit publik, janë ndërmarrë veprimet hetimore, të cilat kanë rezultuar me bastisje gjatë ditës së djeshme në disa lokacione. Në mesin e të…

Lexo më Shumë