Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka pritur sot ambasadorin e Republikës së Francës, Cyril Baumgartner. Në takim u shkëmbyen mendime për marrëdhëniet e përgjithshme dypalëshe mes dy vendeve, të cilat karakterizohen nga miqësia tradicionale, dialogu i hapur dhe konstruktiv dhe përmirësimi i vazhdueshëm i bashkëpunimit në shumë sfera me interes të përbashkët. Në takim u bisedua për aspiratat e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si prioritet strategjik i shtetit. Në këtë kontekst, presidentja Siljanovska Davkova theksoi se për është shumë e vlerësuar dhe domethënëse mbështetja e miqve dhe partnerëve tanë në BE, përfshirë edhe Francën. Presidentja Siljanovska Davkova shprehu pritjen…
Author: Jeta almakos
Deputet e partisë maqedonase NSDP, Goran Misovski dhe Sonja Mirakovska do të jenë në opozitë. Kështu ka vendosur Bordi Qendror i kësaj partie. Bordi e ka shqyrtuar raportin për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të vitit 2024 në seancën e mbajtur të dielën në Shkup. Nga partia bëjnë të ditur se raporti është miratuar njëzëri. PARTIA NSDP “Pas përfundimit të këtyre zgjedhjeve, NSDP mbetet parti parlamentare me dy deputetë në përbërjen aktuale parlamentare. Bordi qendror ka konstatuar që në periudhën e ardhshme deputetët të veprojnë në opozitë, ndërsa mënyra dhe forma e veprimit të opozitës do të vendoset në seancën e…
Pas verifikimit të mandatit parlamentar të ministrit aktual të Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski, deri në zgjedhjen e ministrit të ri, Ministria e Transportit do të drejtohet nga zëvendësministri Bekim Rexhepi. Për këtë ka njoftuar Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ku megjithatë, bënë të ditur se gjatë kësaj periudhe, në përputhje me rregulloret ligjore, zëvendësministri Rexhepi do të kryejë aktivitetet aktuale për funksionimin e mirë të këtij dikasteri. Në ndërkohë, nga Ministria e Transportit bëjnë një përmbledhje të aktiviteteve dhe posteve të Boçvarskit dhe Rexhepit. Ministria e Transportit “Në zgjedhjet parlamentare, të cilat u mbajtën muajin e kaluar, Boçvarski u…
U shty edhe një seancë tjetër gjyqësore për blerjen e automjetit luksoz Audi A6 prej 70 mijë eurove dhe tre vetura të tjera për nevoja të komunës, ku akuzohet kryetari i komunës së Strugës, Ramiz Merko. Mbrojtja ka paraqitur gjithsej 68 prova voluminoze materiale dhe verbale, për të cilat është dashur kohë të shqyrtohen. Për këtë Merko tha në sallën e gjykatës se provat nuk mund të silleshin as me makinën Audi e lëre me dorë, për të cilën gjykatësi i kërkoi Merkos të përmbahej nga komentet, pasi nuk ishte në emision. “Mbrojtja me dorëzimin e kësaj liste do të…
Hristijan Mickoski formalisht do ta ndjek realitetin e ri, por në daljet publike do të përdorë vetëm termin “Maqedonia” – thonë disa nga zyrtarët e VMRO-DPMNE-së. Kjo vjen pasi që kryeministri grek Kirijakos Micotakis dje i bëri thirrje Mickoskit të deklarojë qartë se emri i vendit është Maqedonia e Veriut. Për dallim nga autoritetet greke, ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, thotë se përdorimi i termit “Maqedonia” nuk e cenon Marrëveshjen e Prespës. “Z. Mickoski, si dhe kryetarja Siljanovska Davkova, theksuan se do t’i përcjellin rrjedhat formale-juridike të komunikimit bazuar në realitetin e ri, ndërsa…
Problemet me sistemin e ajrit në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” ka bërë që pacientët të presin shumë më gjatë për një termin për operacione. Akoma nuk dihet se kur do të sanohen defektet, por aktualisht nëpër klinika ekzaminohen vetëm rastet urgjente me rrezik jete. Por, të sëmurët tjerë thonë se kanë pritur me muaj për të arritur në termin të operimit dhe tani ju kanë shtyrë pa afat tjetër. “Nga Gostivari është dërguar me autoambulancë, por pasi që nuk punojnë sallat do të provohet me allçi dhe na thanë se është i vogël dhe mund të kaloj pa operacion.…
Riorganizimi i ministrive parashikon rritjen e resorëve në kuadër të Qeverisë nga 16 në 18 ministri dhe dy prej tyre do të jenë ministri pa resorë. Do të formohen dy ministri të reja. Ministria për Energjetikë dhe Ministria për Sport. Puna dhe Politika Sociale si sektor do t’i bashkohet Ministrisë së Ekonomisë, ndërsa sektori i Turizmit nga ky dikaster do të kalon në Ministrinë e Kulturës. Ministria aktuale e Punës dhe Politikës Sociale bëhet Ministri e Politikave Sociale, Demografisë dhe të Rinjve. Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës planifikohet të bëhet Ministri për Administratë dhe Digjitalizim. Ministrisë për Sistem Politik…
Fronti Europian vazhdon të thotë se po cenohet Marrëveshja e Ohrit me hyrjen e VLEN në Qeveri, pasi siç thonë ata nuk kanë legjitimitetin e sovranit. Madje gjatë deklaratës së nënshkruar të dielën në Tetovë, përfaqësues të këtij Fronti përmendën parlament dydhomësh e harta të vizatuara. Arjanit Hoxha nga ky koalicion thotë se pikërisht Marrëveshja e Ohrit është nënshkruar që shqiptarët të heqin dorë nga kjo kërkesë. “Kur kanë filluar bisedimet e vitit 2001 kanë filluar me qëndrime diametralisht të kundërt. Është e vërtetë se pala shqiptare në atë kohë e ka kërkuar parlamentin dydhomësh, por kjo impononte një rregullim…
Një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare është respektimi i marrëveshjeve. Greqia vazhdimisht mbështet të drejtën ndërkombëtare dhe respekton Marrëveshjen si një marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar. Të njëjtën gjë kërkojmë edhe nga Maqedonia e Veriut, ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Giorgos Gerapetritis, në një intervistë për gazetën greke, e cila botohet në SHBA, njoftoi korrespondenti i AIM-s nga Athina. Gerapetritis tha se “deklaratat e fundit të presidentit dhe liderit të OBRM-PDUKM-së minojnë Marrëveshjen e Prespës, e cila pa përjashtim i detyron të gjitha lidershipet e Maqedonisë së Veriut”. “Ne theksuam detyrimin e Maqedonisë së Veriut për…
Ministria e Brendshme njoftoi sot se një i burgosur ka mbetur i plagosur nga një përleshje fizike mes dy grupeve të të burgosurve. “Me datë 01.06.2024 në ora 18:47 nga Burgun i Idrizovë është raportuar se në pjesën e mbyllur të institucionit është prishur rendi dhe qetësia publike nga konfrontimi fizik i ndërsjellë në mes të dy grupeve të të burgosurve. i dënuari H.F.29) nga fshati Studeniçan i Shkupit, ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ambasada e Turqisë në Shkup, me rastin e “Ditës Botërore të Mëngjesit”, ka organizuar një takim mëngjesi. Ambasadori i Turqisë në Shkup, Fatih Ulusoy, si dhe mysafirë të tjerë morën pjesë në aktivitetin e mbajtur në rezidencën e ambasadës. Në fjalën e tij të rastit, ambasadori Ulusoy preku rëndësinë që i kushtojnë mëngjesit dhe rikujtoi se Turqia ka organizuar ngjarje në mbarë botën vitet e fundit për të promovuar shujtën e pasur të mëngjesit turk. Duke theksuar se Turqia është ndër vendet lidere në botë për sa i përket turizmit dhe se Maqedonia e Veriut është një nga vendet prioritare…
Matura shtetërore duhet të anulohet ndërsa në fakultete të rikthehen provimet pranuese. Kështu vlerësojnë një pjesë e maturantëve të cilët thonë se këto provime përveç se shkaktojnë stres për nxënësit ndikojnë dukshëm edhe në suksesin për t’u regjistruar në fakultet. “Sinqerisht unë jam për provim në fakultet sepse jo të gjithë qëndrojnë mirë me gjuhët e huaja. Unë duhet të kaloj provimin anglisht, edhe të tjerët janë mes gjuhës angleze dhe matematikës. Ndoshta mua nuk më shkon mirë anglishtja e as matemtika por qëndroj mirë me shkencat natyrore, kimia dhe biologjia. Nëse mua nuk më shkon mirë anglishtja dhe matematika…

