Ish-ministri i financave dhe njohësi i zhvillimeve politike,Xhevdet Hajredini ka reaguar ndaj njoftimit të krerëve të “Frontit Europian” se do të njoftonin të huajt me “memorandum” se po shkelet legjimiteti i shqiptarëve dhe komuniteteve më të vogla me hyrjen e VLEN-it në Qeveri. Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shtruar pyetjen se si asnjë zyrtar i BDI-së nuk është akuzuar dhe dënuar për më shumë se 20 vjet. Ja postimi i plotë: “Si ka mundësi që asnjë zyrtar i BDI-së nuk është akuzuar dhe dënuar për krim dhe korrupsion gjatë 20 viteve…
Author: Jeta almakos
Pas publikimit në media të detajeve rreth përbërjes së kabinetit të ardhshëm Mickoski I i përbërë nga VMRO-VLEN-ZNAM, një sërë portalesh kanë shpërndarë lajme të pabazuara në fakte se gjoja përfaqësimi i partive politike shqiptare në pushtet është më i dobëti gjatë këtyre 20 viteve të fundit. Çka është e vërteta, në kuadër të pushtetit të ri, Koalicioni VLEN, përpos pozitës së Kryeparlamentarit, do të ketë dy pozita Zëvendës-Kryeminstri, përfshirë Zëvendës-Kryeminstrin e parë dhe atë për Qeverisje të Mirë, si dhe 5 ministri edhe atë: Shëndetësinë, Ekonominë, Politikën Sociale, Ekologjinë, si dhe Eurointegrimet. Në fakt, shumë media kanë rënë pre…
57 deputetë të përbërjes së kaluar parlamentare të cilët nuk do të jenë deputetë edhe në këtë mandat dhe të cilët nuk do të kthehen në vendin e mëhershëm të punës, do të kenë të drejtë të kërkojnë kompensim mujor nga Kuvendi deri më një vit, pas përfundimit të mandatit. Ish deputetët këtë mund ta bëjnë me kërkesë deri te Kuvendi në afat prej një muaji pas skadimit të mandatit, e që ishte data 28 maj. Shërbimet e Kuvendit sqarojnë se ka akoma shumë ditë deri në përfundim të afatit për të bërë kërkesën, prandaj nuk mund të na japin…
Prindërit e nxënësve në disa shkolla fillore në Shkup janë vënë në dijeni nga stafi mësimdhënës për një tendencë të rritur të vetëdëmtimit fizik ndër fëmijët. Sipas njoftimeve, është raportuar një rritje e incidenteve ku nxënësit janë vetëdëmtuar përdorin brisk, thika mprehëse, gërshërë, dhe sende të tjera të mprehta, veçanërisht në duar dhe këmbë. Stafi mësimor ka bërë thirrje për një kontroll dhe vëmendje më të madhe ndaj fëmijëve nga prindërit. Është kërkuar nga prindërit që të raportojnë çdo ndryshim në sjelljen e fëmijëve dhe të lejojnë inspektime të paparalajmëruara në shkolla për të adresuar dhe parandaluar këtë fenomen shqetësues.…
Aleanca për Shqiptarët si pjesë e Frontit Evropian ka reaguar për ministritë e paralajmëruara që do t’i kenë shqiptarët në Qeverinë e ardhshme. Sipas tyre, ndodh që për herë të parë shqiptarët të drejtojnë vetëm 4 resore ministrore në Qeverinë e paralajmëruar nga VMRO-VLEN, dhe atë 4 nga 16 resore. “Bile, edhe më keq, do bëjnë ndryshime ligjore që të bëhen 4 nga 19, e që do të jetë ekzekutimi politiko-institucional i shqiptarëve të RMV-së”, thonë nga Aleanca që drejtohet nga Ziadin Sela, transmeton Portalb.mk. “Përgjatë këtyre tre dekadave shqiptarët në RMV kanë drejtuar më së paku 5 nga 15…
Çmimet e shërbimeve postare dhe korriere në tremujorin e parë të këtij viti janë rritur për 3,8 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023, njoftoi sot Enti Shtetëror i Statistikave (ESSH). Në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me tremujorin e parë të 2023, çmimet e shërbimeve të transportit dhe magazinimit janë në të njëjtin nivel. Çmimet për transportin tokësor dhe gazsjellës shënuan rënie prej 0.1 për qind, ndërsa shërbimet postare dhe ato të korrierit shënuan rritje prej 3.8 për qind. Në të njëjtën periudhë, çmimet e shërbimeve në sektorin e Informacionit dhe Komunikimit shënuan rënie…
Komisioneri evropian Oliver Varhelyi tha pak ditë më parë se Marrëveshja me Bullgarinë nuk mund të rinegociohet. Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bullgari, Marjan Gjorçev tha në emisionin “TV21” se në një artikull të Marrëveshjes me Bullgarinë lejon që ajo të rinegociohet. “Propozimi francez nuk është i mirë për Maqedoninë. Marrëveshja me Bullgarinë mund të rinegociohet. Ka një nen që thotë se mund të rinegociohet”, tha Gjorçev. Në pyetjen se Varhelyi tha se nuk është ai që mund të rinegociohet, Gjorçevi u shpreh: “Varhelyi tani do të zëvendësohet. Nuk do të jetë ai, do të jetë dikush tjetër. Ky është shansi.…
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri në intervistë për TV21 thotë se Marjan Shokarevski është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Kardiokirurgjisë pasi ka bërë shkelje ligjore, për të cilat thotë se tashmë ka njoftuar edhe Prokurorinë. Demiri thotë se për këtë ka raport publik, ku janë regjistruar një sërë parregullsish. “Ka bërë shkelje ligjore, të cilat shkelje ligjore unë i kam paraqitur në Prokurori. Konsiston në prishjen e raporteve ndërnjerëzore brenda, konsiston në eleminimin e një kuadri i cili është kualitet, dhe kardiokirurg i pavarur dhe është themelues i Kardiokirurgjisë, konsiston në anashkalimin e kardiokirurgëve të tjerë, konsiston në sjelljen…
Të hënën një grup deputetësh nga shumica e re qeverisëse pritet të dorëzojnë në Kuvend ndryshimet ligjore përmes të cilave planifikohet krijimi i ministrive të reja dhe transformimi i ministrive ekzistuese. Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, dje ka njoftuar se në seancën e parë që do të caktojë, edhe para formimit të Qeverisë, do të bëhen ndryshime në ligjet e sistemit për të mundësuar formimin e ministrive të reja dhe transformimin e ministrive ekzistuese. Gjithashtu, agjenda mund të përfshijë ndryshime që do të shmangin zgjedhjet e parakohshme për kryetarët e komunave. Ndryshimet në këto ligje të sistemit kërkojnë shumicë prej…
Sallat e operacioneve kirurgjike në spitalin shtetëror kanë mbi 10 ditë që po punojnë vetëm për raste urgjente, si pasojë e problemit të stacionit të shtypjes së komprimuar. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri në intervistë për TV21 thotë se ky sistem është vjetruar dhe duhet në ndërrohet, por ai i ka duart e lidhura për shkak se kjo qeveri është teknike dhe nuk mund të shpallen tenderë. “Problemi substancial do të zgjidhet dhe shpresoj se shumë shpejtë do të hapet procedura e tenderimit edhe pse jemi në fazë të zgjedhjeve por kur punohet për jetë të njerëzve dhe për interes…
Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot nga Ohri theksoi se e respekton Marrëveshjen e Prespës dhe se “ndryshe nga të tjerët” e respekton të drejtën ndërkombëtare. Ajo theksoi se mënyra se si do ta përdorë emrin e shtetit është një “përcaktim personal, një e drejtë që garantohet me akte më të larta se marrëveshjet dypalëshe”. Davkova para mediave ka theksuar se përmes bisedimeve do t’i bindë grekët se ka të drejtë kur e përdor emrin Maqedoni në vend të emrit kushtetues të shtetit. Për mënyrën si ajo do ta zbatojë tha se ka plan. “Kuptohet që kam një plan. Plani është…
Nga nesër, 01.06.2024 (e shtunë), fillon llogaritja e orarit të punës sipas orës verore në hapësirat publike të destinuara për parkim zonal, me të cilat menaxhon ndërmarrja, njoftoi NP Parkingu i Qytetit, transmeton Portalb.mk. Nga e hëna deri të shtunën, orari i punës në zonat A, B, C dhe D do të jetë nga ora 07:00 deri në 23:00. “U bëjmë thirrje shfrytëzuesve të shërbimeve tona që të kenë kujdes dhe të paguajnë parkingun me kohë në përputhje me orarin e përcaktuar të punës”, thonë nga NP Parkingu i Qytetit.

