Author: Jeta almakos

Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir, nuk ka komentuar paralajmërimet e Frontit Evropian rreth “betejës” për legjitimitetin. Sipas tij, me rëndësi është që zgjedhjet kaluan në atmosferë demokratike, kurse pret nga Qeveria e re të përkushtohet drejt rrugëtimit evropian. “Mendoj se nuk do t`i komentoj dhe nuk është detyra ime që të merrem me deklarata të liderëve politik. Atë që mund ta them, është se pati një mision me të vërtetë shumë të madh për të monitoruar zgjedhjet dhe atë që mund ta ndajë me ju është se vlerësimi preliminar thotë se zgjedhjet u mbajtën në atmosferë të qetë…

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti nga VLEN në një intervistë për TV21 tha se ka përfunduar marrëveshja me VMRO-DPMNE-në për eshalonin e parë. Mexhiti thotë se grupet e punës tashmë po punojnë për ta operacionalizuar marrëveshjen. Eshaloni i parë është kryer. Këto ditë po punojnë grupet për ta, jo për ta bërë marrëveshjen, por për ta operacionalizuar marrëveshjen. Ne nuk i kemi demantuar, poshtë lartë ato janë ministritë. Kemi kryeparlamentarin, 6 ministri, 7 zëvendës ministra dhe 5 sekretarë shtetëror dhe ata dihen se cilët janë konkretisht dhe një zëvendëskryeministër të parë”, tha mes tjerash Mexhiti.

Lexo më Shumë

Bashkim Bakiu nga koalicioni VLEN, thotë se negociatat për formimin e Qeverisë me VMRO-DPMNE-në po shkojnë drejt finalizimit. Në një prononcim për gazetën LAJM, Bakiu tha se vendi do të ketë Qeverinë e re në 10 ditët e para të muajit të ardhshëm. “Negociatat shkojnë në drejtimin e duhur. Një pjesë e negociatave, zgjedhja e kryetarit të Parlamentit nga radhët e VLEN-it, kryetar i parlamentit shqiptar u realizua. Shpresojmë se ditëve të në vijim mandatari do ta merr mandatin dhe deri nga mesi ose 10 ditëshi i parë i muajit të ardhshëm do të rrumbullaksohet edhe çështja e emrave ose…

Lexo më Shumë

Gjorgjievski ndau vauçer për pushime për ligën komunale të futsallit Skuadra nga SHMK “Krume Kepeski”, e cila është fituese e ligës komunale në futsal, verën do ta kalojë falas në Ohër, si shpërblim nga Komuna Kisella Vodë. Kryetari Orce Gjorgjievski i ka uruar sportistët e rinj, u ka dorëzuar kuponin dhe ju ka uruar shumë suksese të tjera në të ardhmen. ‘’Dua t’ju përgëzoj fillimisht për lojën e shkëlqyer të treguar, për karakterin solid dhe përkushtimin pa të cilin nuk do të ishte i mundur ky lloj suksesi. Çmimi që ju është dhënë nga Komuna Kisela Voda është vetëm një…

Lexo më Shumë

Në një aksion të përbashkët me menaxhmentin e Bankës Qendrore Kooperative, sot kryetari i komunës Orce Gjorgjievski mbolli pemë dhe u vendosën stola të rinj në parkun 11 Tetori Barakat, duke ofruar një ambient komod dhe të këndshëm për të gjithë qytetarët që mund të pushojnë dhe të bëjnë rekreacion.

Lexo më Shumë

Në kuadër të aktiviteteve të shumta për mbrojtjen e mjedisit, në periudhën 27 maj deri më 7 qershor në të gjitha komunitetet lokale dhe urbane në territorin e komunës do të angazhohen persona përgjegjës për grumbullimin e mbetjeve të mëdha pa pagesë. Regjistrimi fillon nesër, e premte, 17 maj dhe do të zgjasë për një javë, pra deri më 23 maj 2024. Mbështetja dhe angazhimi i përbashkët janë thelbësore për komunitetin.

Lexo më Shumë

Gazi Baba është komuna e parë në Republikën e Maqedonisë që do të vendosë shporta të unifikuara në hapësirat publike për grumbullimin e mbeturinave të mbetura nga kafshët shtëpiake. Pas ngritjes së shtëpive, ky është hapi i dytë që bëjmë dhe me të cilin tregojmë kujdesin tonë për kafshët shtëpiake në veprim. Me këtë rast dua t’u bëj thirrje pronarëve të kafshëve shtëpiake që të përdorin shportat e vendosura për t’u kujdesur së bashku për mjedisin. Gjithashtu do të vendosim kosha të rinj plehrash në të gjithë komunën e Gazi Babës. Blerja e kësaj pajisje urbane është bërë nga NPK…

Lexo më Shumë

Pas rezultatit pozitiv të arritur si koalicion në zgjedhjet parlamentare, burime jozyrtare për TV21 thonë se tashmë në VLEN po mendohet që ky koalicion të shndërrohet në një parti politike. Burime thonë se kjo kërkesë vjen nga baza gjegjësisht nga strukturat e 4 partive në terren, të cilat siç thuhet, gjatë bashkëpunimit për zgjedhjet e fundit kanë krijuar një afërsi, andaj duan që të jenë të bashkuar në një subjekt. Por cili prej liderëve do të vendoset që të jetë kryetar!? Emri më i pranuar për lider të VLEN-it thuhet se është Arben Taravari. Ndryshe Taravari edhe në takime të…

Lexo më Shumë

Ambasadori europian David Geer vlerëson se interesi i Maqedonisë është të vazhdojë në rrugën e Bashkimit Europian dhe tha se ata janë të gatshëm të bashkëpunojnë me qeverinë e ardhshme dhe të gjithë ata që e mbështesin procesin e reformave. “Mesazhi im do të ishte edhe për qeverinë dhe për të gjithë vendin. Unë besoj se interesi i këtij vendi është të vazhdojë në rrugën drejt Bashkimit Europian. Ne në Bashkimin Europian jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe të gjithë ata që mbështesin procesin e reformave, i cili është i nevojshëm për t’u anëtarësuar në Bashkimin…

Lexo më Shumë

Nëse VMRO-DPMNE arrin dy të tretat e shumicës në Parlament dhe miratohet ligji i nevojshëm, Qeveria do të rrisë numrin e ministrave të saj nga 20 në 24 ministra. Aktualisht, Qeveria e kryesuar nga kryeministri teknik Talat Xhaferi ka 20 anëtarë, katër prej tyre janë nënkryetarë. VMRO-DPMNE planifikon të shtojë katër ministri të reja, një pjesë e të cilëve do të jetë si dikastere të reja dhe një pjesë do të rigrupohen nga ato ekzistuese dhe do të bëhet transferimi i disa sektorëve nga njëri në tjetrin. Ministria për Energjetikë, Miniera dhe Burime Minerale Ministria e Sportit (Agjencia e mëparshme…

Lexo më Shumë

Analistit politik Visar Ademi në emisionin “Intervistë në SHENJA”, i pyetur se si e vlerëson veprimin e Frontit Evropian për të mos votuar Afrim Gashin si kryetar të kuvendit, tha se ata nuk e kanë bërë këtë për shkak se ata dëshirojnë ta mbajnë ende narrativin se ata janë fitues tek kampi politik shqiptarë. “Ky proces akoma nuk ka përfunduar deri kur të krijohet qeveria. Ata tash nuk mund të thonë se ne do ta votojmë Afrim Gashi por ne jemi fitues. Nuk shkon kjo. Ata dëhsirojnë narrativin dhe fuqinë e vet votuese. Këto dëshirojnë të tregojnë pakënaqësi ndaj veprimeve…

Lexo më Shumë

Analistit politik Visar Ademi në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për përzgjedhjen e Afrim Gashit në krye të kuvendit, tha se tani më është bërë praktik që shqiptarët të kenë një nga tre funksionet më të rëndësishme në shtet. Ai tha se kjo do të jetë kulturë dhe praktikë e bukur edhe për partitë tjera në vazhdim, dhe si zgjidhje, sipas tij është goxha e mirë. “Në kuptim që do vazhdojnë shqiptarët atje ku krijohen ligjet, rrahje të diskutimeve, ideve të kryeson seancat një shqiptarë. Sa i përket Afrim Gashit do ta vlerëson VLEN-i përzgjedhjen që e ka bërë”,…

Lexo më Shumë