Author: Jeta almakos

Dje në orën 15.00, në hapësirën e komunës Shuto Orizari, është sulmuar kryetari i kësaj komune, Kurto Dudush. Një qytetar i revoltuar ka hyrë në hapësirën e komunës , duke bërë thirje emrin e kryetarit të kësaj komune, e ka kapur dhe e ka tërhequr zvarrë. Siç informoi sot MPB-ja, sipas raportimit, rreth orës 15:30 në ambientet e komunës së Shuto Orizarit Z.I. është sjellë në mënyrë agresive dhe ka sulmuar K.D (49) nga Shkupi, kryetar i komunës. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Gjatë tremujorit të parë të vitit 2024, qytetarët nga Shqipëria dhe Kosova kanë kryesuar listën e azilkërkuesve në vendet e Bashkimit Evropian, duke lënë pas shtetasit nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja Hercegovina dhe Mali i Zi. Sipas raportit më të fundit të Agjencisë Evropiane për Azilin (EUAA), vetëm në mars, vendet e BE-së kanë pranuar 624 aplikime nga shtetas të Shqipërisë dhe 513 nga shtetas të Kosovës. Këto numra janë ndjeshëm më të lartë në krahasim me 340 kërkesat nga Maqedonia e Veriut, 272 nga Serbia, 109 nga Bosnja dhe vetëm 37…

Lexo më Shumë

Nuk mendoj se kjo është ndonjë problem, apo injorim i Maqedonisë dhe injorim i shtetit, pasi është ditur se kush është delegacioni dhe kush jemi ne. Kështu u shpreh presidentja e shtetit, Gordana Silajnovska-Davkova, e pyetur se pse në Vatikan nuk është përdorur emri zyrtar i shtetit nga ana e delegacionit të Maqedonisë së Veriut. Ајо deklaroi se atyre u është dukur se kjo është zgjidhje e mirë. Gordana Siljanovska-Davkova, presidente “E para, e dini se lentat nuk janë aq të mëdha, biseduam në kabinet, patëm edhe mendime të ndryshme mes vete, për shembull unë pata mendim që të jetë…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hirstijan Mickoski, tha se i vjen keq që qytetarët ishin dëshmitarë të sjelljes së deputetëve të Levicës, ku sipas tij, ata u munduan të bëjnë shoë dhe të tentojnë që të devalvojnë deputetët por edhe qytetarët të cilët masovikisht e kanë përkrahur qeverinë e ardhshme. Maqedoninë e presin vite të reformave zhvillimit dhe sundimit të së drejtës, vite kundër luftës kundër korrupsionit, për fat të keq do të jenë dëshmitarë edhe të disa personave të tillë të cilët do të nënçmojnë, ofendojnë dhe fyejnë…”, tha Mickoski, raporton SHENJA. Mickoski tha se unitetit shtetëror ata e refuzuan ndërsa…

Lexo më Shumë

Sot në orën 02:04 në SPB Shkup është raportuar se është djegur një veturë “Peugeot” në pronësi të T.Z (60) nga Shkupi dhe një veturë “Renault” në pronësi të A. D. nga Shkupi, të dyja me targa të Shkupit. Zjarri është shuar nga ekipi i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit dhe nuk ka persona të lënduar. Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipet policore nga SPB Shkup.

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova konsideron se nuk e ka shkelur Marrëveshjen e Prespës kur dha deklaratën solemne në Kuvend dhe kur shqiptoi Maqedoni në vend të emrit kushtetues Maqedonia e Veriut. “E kam respektuar Marrëveshjen e Prespës dhe e respektoj tani. Unë e firmosa deklaratën me emrin aktual, emër nga Marrëveshja e Prespës. Megjithatë, unë besoj gjithashtu në lirinë e shprehjes së mendimit, lirinë e vetëidentifikimit dhe lirinë e vetëvendosjes, të cilat nuk mund të jenë vetëm kolektive dhe t’u referohen kombeve, por mund të jenë edhe individuale. Pra, për mua, liria e mendimit si pjesë e Deklaratës Universale të Lirive…

Lexo më Shumë

Për një vit, kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut është rritur për 200 euro Kjo shihet nga shuma e shportës minimale sindikale të publikuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM). Nga LSM thonë se rritja e pagës minimale do të rrisë edhe pagat e tjera. Aktualisht, rreth 80 mijë punëtorë jetojnë me pagën minimale. LSM ka llogaritur se në muajin prill një familje katër anëtarëshe i duheshin pak më shumë se 60.000 denarë në muaj për të plotësuar nevojat elementare. Shumica e parave, pra 40 për qind, familjet shpenzojnë për ushqime dhe pije. Prej vitesh struktura e buxhetit…

Lexo më Shumë

personale dhe morale dhe politike, deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski, në lidhje me konferencën për media të ministrit të Shëndetësisë, Ilir Demiri, për ngjarjet me sallat kirurgjikale së Klinikës Universitare “Nënë Tereza”. Sipas Stoilkovskit, ministri nuk ka kërkuar përgjegjësi as nga menaxhmenti, as nga shërbimet e përbashkëta të përgjithshme dhe as ai personalisht nuk ka marrë përgjegjësi. “Thjesht zbuloi se asnjë nga udhëheqësit nuk ndihej përgjegjës për kushtet në Kirurgji! Për dhjetë ditë ajri nuk është cenuar, vetëm ka erë të keqe, 10 ditë nuk ka pasur operacione, sallat janë mbyllur, dhe ministri del në publik pa më të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes BESA dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në Kuvend ka dorëzuar deklaratë se po heq dorë nga mandati i deputetit dhe kërkon që të mos verifikohet. “Unë, Bilall Kasami si kandidat i zgjedhur për deputet në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore në zgjedhjet parlamentare 2024, me ndërgjegje të pastër dhe arsye të shëndoshë, të pa detyruar nga askush, nën përgjegjësinë e plotë morale, materiale dhe penale, deklaroj se heq dorë nga mandati i deputetit dhe të kërkoj të mos më verifikohet mandati  nga ana e Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut”, qëndron në deklaratën e…

Lexo më Shumë