Author: Jeta almakos

Ish-kandidati për president i Frontit Evropian, Bujar Osmani ka reaguar në profilin e tij në Facebook në lidhje me parimin e qeverisjes Fituesi me Fituesin. “I dëgjoj disa derisa thonë: “Ju e keni thyer të parët parimin në vitin 2016 kur bëtë koalicion me LSDM-në. Edhe njëherë them se mekanizmat mbrojtës të marrëveshjes së Ohrit, që ishin kushti për t’u dakorduar për një rend të tillë kushtetues, ishin për të mbrojtur komunitetin e dytë nga majorizimi, sepse shumica i ka numrat për ta mbrojtur veten”, ka shkruar Osmani. Sipas tij, pa mekanizmat e mbrojtjes së legjitimitetit, shqiptarët shndërrohen në popull…

Lexo më Shumë

Prokuroria do të hetojë nëse ka vepër penale në mosfunksionimin e sallave të kirurgjisë në Qendrën Klinike “Nëna Terezë”. Sipas informacioneve fillestare që u publikuan javën e kaluar, një pjesë e arsyeve pse sallat nuk funksionojnë janë erërat e pakëndshme që përhapen në sistemin e ventilimit, si dhe problemi me furnizimin me oksigjen. “Do të ndërmerren veprime për të verifikuar nëse në këtë ngjarje ka elemente të veprës penale”, njoftoi prokuroria. Ministria e Shëndetësisë i ka dërguar njoftim Prokurorisë për sallat e mbyllura të kirurgjisë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, e cili është pranuar dhe shpërndarë në prokurori. Prokuroria Publike…

Lexo më Shumë

Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve, pas marrjes së përgjigjes nga Ministria e Drejtësisë tani e ka të qartë nëse mundet të veprojnë ndaj bankave në Maqedoninë e Veriut për (mos) përdorimin e gjuhës shqipe. Nga Inspektorati për Portalb.mk thanë se do të mbikëqyrin zbatimin e gjuhës shqipe nëpër banka, dhe nëse kjo nuk respektohet, Inspektorati do veprojë. Nga Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve në një deklaratë për Portalb.mk nëse do të veprojnë ndaj bankave për mospërdorimin e gjuhës shqipe, theksuan se do të veprojnënë këtë drejtim duke marrë parasysh edhe përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë se bankat dhe personat e…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit e koalicionit “VLEN” nisën t’i konfirmojnë shkrimet në media për ndarjen e resorëve në Qeverinë e ardhshme. Sipas informacioneve jozyrtare, koalicioni “VLEN” do të udhëheqë gjashtë ministri – për ekonominë, mjedisin jetësor, shëndetësinë, për sistemin politik, punën dhe politikë sociale, si dhe do të ketë edhe ministër pa resor. Pjesë e negociatave është edhe Sekretariati për Çështjet Evropiane. Në një prononcim për Alsat, Arben Taravari nga “VLEN-i” thotë se shumica e shkrimeve janë të vërteta, por ia lë mandatarit të ardhshëm që ta shpallë zyrtarisht përbërjen e Qeverisë së ardhshme. Ai bën të ditur se së shpejti do të…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë E majta, Dimitar Apasiev në intervistën e tij për “Slloboden peçat” theksoi se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë gabim në këto zgjedhje. “Mendoj se Ali Ahmeti ka bërë gabim serioz. Deri tani ka luajtur mirë me politikanët tanë. Gabimi është se 9 deputetë ua dha partnerëve të koalicionit. Humbi edhe një deputet gjatë rivotimit. Disa nga ata që i ka, do të blihen”, tha Apasiev. Sipas tij, është mirë që partia e Ahmetit shkon në opozitë, por këta që vijnë janë edhe më të këqij. “Është mirë për shtetin që BDI të shkojë në opozitë,…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhim me Kriza ka njoftuar se janë shpëtuar tre personat të cilët bashkë me një fëmijë 7-vjecar kishin gabuar rrugën dhe kishin humbur në rajonin malor të Velesit. Tre personat bashkë me 7-vjecarin, gjatë një operacioni të QMK-së, ishin shpëtuar mbrëmë vonë pas mesnate. Ekipeve të QMK-së u janë bashkuar edhe vullnetarë nga Velesi, të cilët afër Katllanovës janë lëshuar në lumin Pçinja, për t`i transferuar viktimat në anën tjetër lumit afër autostradës Shkup – Veles. Pjesë e misionit të shpëtimit ka qenë edhe Drejtori i QMK-së, Stojançe Angelov. “Diku rreth orës 01.00 pas mesnate ekipi I shpëtimit…

Lexo më Shumë

Athina zyrtare vazhdon të dërgojë mesazhe paralajmëruese për Shkupin. Mesazhi i fundit sërish mbërrinë nga Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis. Ai gjatë një interviste për gazetën greke “Real Njuz” krahas Shkupit, mesazhe paralajmëruese i dërgoi edhe Tiranës. “Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria vetëm mund të fitojnë nëse kanë raporte të mira me Greqinë. Në të kundërtën, rruga evropiane e dy vendeve kalon nëpër Athinë dhe këtu mund të përballen me probleme”, tha Kirjakos Micotakis. Në këtë intervistë, Kryeministri grek është zotuar se nuk do t`i miratojë memorandumet e bashkëpunimit RMV-Greqi duke I bërë thirrje Qeverisë së re të vendit që ta…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski paralajmëroi se, mund të pritet ulje e çmimit të energjisë elektrike për amvisëritë. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se, po bëhen analizë e cila duhet të tregojë nëse ka nevojë dhe a do të ketë mundësi të vendosim edhe një orë shtesë të tarifës së lirë të rrymës, e cila do të vendoset nga ora 15 deri në 16. “Qëllimi i kësaj është që t’i dërgojnë sinjal furnizuesit universal EVN Home dhe EMV-së, në ato periudha kur çmimi i energjisë elektrike është më i lirë, ajo të…

Lexo më Shumë

Banorët e fshatit Straçincë të Gazi Babës vazhdojnë të përballen me ujë jo të bollshëm, posaçërisht gjatë ditëve kur moti është i ngrohtë. Mungesa e ujësjellësit të duhur shpesh herë i detyron banorët të bartin ujë me shishe ose cisternë. Nga Bashkësia Lokale ankohen se ujësjellësi i përkohshëm i ndërtuar nga vet banorët nuk është i mjaftueshëm për furnizimin e gjithë fshatit ndërsa projekti i ujësjellësit i paguar nga banorët që në vitin 2004 shpërfillet nga komuna. “Komuna assesi nuk e fut projektin tonë askund që të parashihet me plan program për disa vjet që të punohet edhe ujësjellësi dhe…

Lexo më Shumë

Ministri grek për Punë të Jashtme, Jorgos Gerapetritis tha Marrëveshja e Prespës duhet të respektohet jo vetëm që shteti të ketë vazhdimësi, por arsye se është i ratifikuar dhe nuk mund të ndryshohet nga njëra palë, ndërsa pala tjetër duhet ta respektojë dhe zbatojë atë marrëveshje. Sipas tij, teksti i Marrëveshjes nuk parashikon ndryshimin apo anulimin e njëanshëm të saj. “Bëhet fjalë për marrëveshje ndërkombëtare që ratifikuan dy parlamentet dhe kjo do të thotë se nuk mund të ndryshohet në njëanshmëri. Edhe nëse ka vullnet nga Maqedonia e Veriut apo Greqia për ta ndryshuar njëanshëm marrëveshjen, kjo nuk mund të…

Lexo më Shumë

Lëvizja ZNAM ka njoftuar se grupet punuese të partisë së tyre u takuan me përfaqësues të VMRO-DPMNE-së ku diskutua për objektivat strategjike, parimet politike dhe platformën politike për bashkëpunim. “Sonte në ambientet e Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë u mbajt takim për bashkëpunim të grupeve punuese të Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë dhe VMRO-DPMNE në përbërje: Goran Minçev, sekretar i përgjithshëm, Vesna Bendevska dhe gjeneral Pavle Arsoski nënkryetarë I Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë dhe nënkryetarët e VMRO – DPMNE-së, Vllado Misajlovski dhe Timço Mucunski. Në bisedime, përfaqësuesit e Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë tonë insistuan që…

Lexo më Shumë

Zvogëlimi i importit të energjisë elektrike për shkak të prodhimit të termocentraleve fotovoltaike së shpejti mund të ulë çmimet e saj për amvisëri, paralajmëron kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimovski. Ai në një intervistë për “”Radio Europa e Lirë” thotë se aktualisht po punohet për plotësimin e tarifës së lirë të energjisë elektrike për amvisëri edhe për një orë tjetër. Bislimoski tha se tani duhet bërë një analizë reale për të treguar nëse ekziston mundësia që tarifa falas e energjisë elektrike të zgjatet edhe për një orë, pra deri në orën 16.00. MARKO BISLIMOSKI, KRYETAR I KOMISIONIT RREGULLATOR…

Lexo më Shumë