Author: Jeta almakos

Nga Bashkësia Fetare Islame njoftojnë se tashmë ka nisur procesi i vaksinimit të personave që sivjet do të shkojnë në Haxh. Nga BFI thonë se nisja për në Haxh do të bëhet më 4 qershor. “Nga data 21 maj në Qendrat e shëndetit publik në koordinim mes BFI-së dhe Muftinive, si fazë e përgatitjeve përfundimtare filloi vaksinimi i haxhilerëve që do të udhëtojnë për në Haxh. Vaksinimi filloi në Muftininë e Gostivarit, Shkupit dhe gjitha muftinitë e BFI-së. Përveç vaksinimit, nga stafi mjekësor haxhilerët morën edhe këshilla dhe rekomandime të nevojshme shëndetësore lidhur me parandalimin e sëmundjeve infektive. T ë…

Lexo më Shumë

Deputeti i LSDM-së Oliver Spasovski, në emisionin Click Plus në TV21, i ka treguar arsyet e rezultatit katastrofik të LSDM-së në zgjedhje. Spasovski si një nga arsyet e ka përmendur sjelljen e partnerit të koalicionit BDI për situatën në vend. “Ka disa arsye për një rezultat të tillë, por nëse duhet të veçojmë disa, ato janë vetë organizimi i partisë për të bërë gjërat më të vështira që vendi të mund të ecë përpara, dhe kjo është marrëveshja me Bullgarinë, për të cilën u përfol gjatë gjithë kohës nga publiku. Sjellja e BDI-së me LSDM-në, në përputhje me gjendjen në…

Lexo më Shumë

Burime nga Drejtoria për Zgjerim në KE vlerësojnë se 6 muajt e ardhshëm janë vendimtarë për procesin e integrimit  të Maqedonisë së Veriut në BE. Mesazhet nga ekipi i Borellit për ndryshimet kushtetuese janë të njëjta dhe ka mundësi që Shqipëria të shkëputet në këtë proces, përcjell Telegrafi Maqedoni. BE-ja është plotësisht e vetëdijshme për qëndrimin e Qeverisë së ardhshme që do ta udhëheq VMRO-DPMNE-ja lidhur me ndryshimet kushtetuese, por nuk shohin rrugë për ndryshim apo anashkalim të obligimit që tashmë e ka marrë Qeveria e kaluar. Burime diplomatike nga Drejtoria për Zgjerim të Komisionit Evropian, edhe pse thonë se…

Lexo më Shumë

Përplasjet mes pushtetit qendror dhe atij lokal në asnjë mënyrë nuk duhet të bllokojë procesin e ndërtimit të stadiumit të ri në Tetovë, thonë disa qytetarë dhe sportistë. Stadiumi i Tetovës është ndërtuar më se 40 vjet më herët, në vitin 1981. Fatih Huseini, trajner për futbollistët e rinj në Klubin Shkëndija, thotë se stadiumi i Tetovës nuk është vetëm në funksion të këtij klubi, prej nga kanë dalë shumë lojtarë që përfaqësojnë kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, por është një fushë sporti që hap perspektivë për të rinjtë nga rajoni i Pollogut (Tetova Gostivari, Tearca, Zhelina etj). “Nga ajo…

Lexo më Shumë

Një nga ndryshimet, pas rivotimit në njësinë e pestë dhe të gjashtë, është se LSDM dhe BDI janë bërë parti me të njëjtin numër deputetëshm, nga 18 secila. Deri para rivotimit të së mërkurës BDI ishte partia e dytë politike në vend për nda numri i deputetëve me 19 deputetë gjithsej. Partia së dytë në vend i takon Kryetari i Komisionit Shtetëror të zgjedhjeve dhe Komisionet parlamentare. Tanimë ka nis gara mes LSDM-së dhe BDI-së se nga cila parti do të zgjidhet kryetari i ardhshëm i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, i cili propozohet nga partia opozitare që ka fituar më shumë…

Lexo më Shumë

Me zurla e tupana koalicioni VLEN festoi edhe një fitore tjetër, këtë radhë në fshatin Llërcë të Zhelinës. Pas rivotimit në vendvotimin 2101, koalicioni VLEN arriti të sigurojë deputetin e tetë në zonën gjashtë, pasi thelloi fitoren ndaj Frontit Europian. Me këtë, ata barazohen me Frontin Europian sa i përket mandateve të fituara në zonën gjashtë, tetë me tetë. Në nivel shteti, rezultati tani është 18 me 14. Nga votimi i parë në zgjedhjet parlamentare më 8 maj, koalicioni VLEN pati fituar 332 vota ndërsa Fronti Europian 134, ndërsa pas rivotimit, VLEN thelloi rezultatin në 494 me 48. Në shenjë…

Lexo më Shumë

Ixhet Memeti duhet rregullisht të paraqitet në gjykatë një herë në javë, i është marrë pasaporta dhe nuk ka të drejtë të nxjerrë pasaportë të re. Këto janë masat e kujdesit që janë caktuar për juristin Ixhet Memeti, antar i Këshillit të Prokurorëve Publik dhe i dyshuari i dytë në hetimin lidhur me marrjen e ryshfetit, për ndikim në një rast gjyqësor, në të cilën i dyshuar i parë është gjykatësi suprem Naqe Georgiev. Masa ndaj Memetit u caktua pas propozimit të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Në një deklaratë për media, pasi u mor në…

Lexo më Shumë

Qeveria e re pritet të formohet deri më 20 qershor dhe me gjasë do të përbëhet nga VMRO-DPMNE, koalicioni i partive opozitare të shqiptarëve “VLEN” dhe Lëvizja “ZNAM”. Kështu ka shkruar në rrjetin social “X” deputeti dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, Antnoio Milloshoski, pas rivotimit të 22 majit në 6 vendvotime në Njësinë e Pestë Zgjedhore dhe në 1 vendvotim në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore. Ndërkaq, Arben Taravari nga VLEN ka deklaruar se sot ose nesër do të shpallet marrëveshja përfundimtare mes partnerëve të ardhshëm qeveritarë mes VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së. ARBEN TARAVARI, VLEN “Përveç nesh, shpresoj të ketë…

Lexo më Shumë

Ndryshimi i numrave të mandateve për deputetë nuk luan asnjë rol për legjitimitetin e asaj se kush duhet t’i përfaqësojë shqiptarët në Qeveri. Ky ishte qëndrimi i kreut të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela pjesë e Frontit Europian, pak çaste pasi u mbyll votimi në Llërcë të Zhelinës, dhe pas rezultateve të publikuara, sipas së cilave VLEN arriti t’ia marrë një deputet Frontit Europian. Siç deklaroi Sela në Click Plus, dallimi mund të jetë vetëm rreth 300 vota dhe kjo nuk ka ndonjë rol tek vullneti i shprehur nga qytetarët. “Vazhdon që Fronti Europian të ketë një diferencë prej mbi…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian do i mbështes ata që ndërmarrin veprime reale në rrugën drejt BE-së. Kështu u shpreh ambasadori i BE-së David Geer. I pyetur për negociatat mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it për formimin e Qeverisë së re, Geer tha se nuk do të komentojë mbi negociatat që po bëhen. DAVID GEER, AMBASADORI I BASHKIMIT EVROPIAN NË VEND “Ne dhe Bashkimi Evropian patjetër do duam të punojmë me të gjithë që do e avancojnë rrugën eurointegruese të vendit për anëtarësim në BE, implementimin e reformave dhe të gjithë hapat e nevojshëm që do e sjellin këtë vend sa më shpejtë në BE”.…

Lexo më Shumë

Në ClickPlus, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zaidin Sela tha se nuk ka përfunduar votimi por ka mbaruar cirku. “Nuk ka përfunduar rivotimi por nuk mbaruar cirku që u përgatit realisht, gjatë kësaj periudhe me ripërsëritjen e zgjedhjeve…Imagjinoni dot tani, nga gjithë njësia numër 6 nga Zajazi e deri Osllomeja e deri në Jogunovcë atje, i vetmi vendvotim ku paska pasur parregullsi qenka vendlindja e Bilall Kasamit dhe Adnan Azizit.

Lexo më Shumë

Në lidhje direkte për ClickPlus në TV21, Arbër Ademi nga Fronti Europian tha se nuk e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve pasi sipas tij, sot në Llërc ka pasur parregullsi zgjedhore, transmeton TV21. “Deri para 5 minutave, nuk e kemi ditur as rezultatin, as s’kemi mundur të biem në kontakt me vëzhguesit… është simptomatike që ora 22 jemi tash dhe mos të kemi rezultatin zyrtarisht të përmbyllur juridikisht vetëm në një vendvotim”, tha Arbër Admi në Click Plus.

Lexo më Shumë