Ajo që mund të them për momentin është se procesi i negociatave bazohet në parime, para së gjithash në procesin e integrimeve europiane, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe nevojën për disa reforma për zhvillim të përshpejtuar ekonomik, tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski për ecurinë e negociatave me partnerët e koalicionit për formimin e qeverisë së re. NAUM STOILKOVSKI, ZËDHËNËS I VMRO-DPMNE-SË “Për momentin, ajo që mund të thuhet është se negociatat janë në një fazë të avancuar, por ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare dhe deri në momentin kur mund të bëhet e ditur, nuk do të…
Author: Jeta almakos
Një grup prej 20 studentësh nga fakultete të ndryshme nga Universiteti Shën Kirili dhe Metodi po punojnë për ndërtimin e veturës së parë në Maqedoni në një nga laboratorët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike në Shkup. Me këtë projekt ata do të marrin pjesë në “Formula Student”, konkurs global për inxhinierët e ardhshëm të industrisë së automobilave, i cili do të mbahet në gusht në Kroaci. Hartina, e cila është pjesë e skuadrës, thotë se ndonjëherë përderisa punojnë në makinë edhe flejnë në laborator./TV21
Pas zgjedhjeve, shtetin e presin shumë sfida përfshirë të ardhmen e vendit, pozicionet në raport me çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe rrugët evropiane, vlerëson ish ambasadori Nano Ruzhin. Për TVM2 ai thotë se për momentin, mandatari për formimin e qeverisë akoma sillet si opozitë dhe se nuk ka qëndrim shtetëror në raport me perspektivën evropiane Sipas tij, teoritë e mjegullta se do të ndryshohet korniza negociuese, nuk e ndihmojnë shtetin dhe se do ta nxisin edhe fqinjin lindor të sillet me reagim, sikurse Greqia pas betimit të presidentes e cila evitoi në fjalimin e saj termin “Maqedonia e Veriut”. “Edhe…
Koalicioni Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI ka parashtruar ankesë deri te Komisioni Shtetëror për Zgjedhje për rivotimin në vendvotimin 2101 në Llërcë të Komunës së Zhelinës. Kjo është ankesa e vetme në lidhje me rivotimet që nodhën në zonën zgjedhore gjashtë dhe pesë. KSHZ e ka për detyrë që në afat prej 72 orëve të merr vendim në lidhje me ankesën. Pas vendimit të KSHZ-së, vendimi mund të dërgohet në Gjykatën Administrative e cila duhet të vendosë për 48 orë. Kujtojmë se pas rivotimit në Llërcë të Komunës së Zhelinës, koalicioni Fronti Evropian humbi një deputet.
Parku i qytetit në Shkup çdo ditë është plot me vizitorë. Parku buçet nga fëmijët, por Parku argëtues, vendi i preferuar për t’u argëtuar për më të vegjlit, që 8 vjet nuk ekziston. Dyert e ish-parkut argëtues janë të mbyllura dhe të mbushura me bar dhe hyrja e re nuk funksionon fare. Rruga që të çon nga arena në park është e mbushur me gropa në çdo vend dhe e kështu qëndron prej vitesh. Mbeturina, shishe plastike dhe qeset janë të shpërndara përgjatë rrugës. Dëgjohet edhe zhurma e punimeve të ndërtimit, por ato nuk janë nga Parku argëtues por nga…
Deputetja e sapo zgjedhor e cila për momentin ushtron postin e ministres së Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në lidhje me mospërdorimin e emrit kushtetues nga ana e presidentes, Gordana Siljanovska tha se, Maqedonia për ata nuk ka emër. “Fillimisht e fshinë emrin Maqedoni nga statuti, tani nuk e përdorin as në komunikim zyrtar. Maqedonia për ata nuk ka emër”, shprehet Petrovska. Sipas saj, të mos përmendësh emrin e shtetit është shembull se si shkelet identeti. Kujtojmë se OBRM-PDUKM vazhdimisht ka kritikuar ndryshimin e emrit, ndërsa Siljanovska-Davkova përveç se nuk e përmendi emrin kushtetues në betim, refuzon ta shkruajë edhe në komunikime…
Përveç faktit që këto ditë zëvendës ndihmës sekretari i SHBA-ve, Daniel Escobar ka marrë garanci nga VMRO-DPMNE se do të qëndrojnë në rrugën evropiane, komentatori i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Mikael Martens, porositi Mickoskin të mos sjellë ndryshimet kushtetuese, të cilat janë të nevojshme për vazhdimin e proceseve integruese evropiane. Kështu ka shkruar në rrjetin social X Martens, i cili cilësohet si njohës i mirë i situatës në Ballkan, i cili thotë se kjo nuk duhet të bëhet në kuadër të, siç ka deklaruar, një perspektive jo ekzistuese të BE-së. “Kryeministri i ardhshëm, Mickoski duhet vetëm të inkurajohet që të hedh…
Në rrugën Bapçor në lagjen Autokomanda janë duke u zhvilluar aktivitetet ndërtimore për ndërtimin e një hapësire të re parkimi me elemente asfalti. Së shpejti nga sot do të fillojnë ndërtimin e një parkingu të ri në rrugën e Gabreshit. Vazhdon realizimi i projekteve me synimin për zgjidhjen e problemit të mungesës së parkingjeve në Autokomandë.
Burime nga Drejtoria për Zgjerim në KE vlerësojnë se 6 muajt e ardhshëm janë vendimtarë për procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Mesazhet nga ekipi i Borellit për ndryshimet kushtetuese janë të njëjta dhe ka mundësi që Shqipëria të shkëputet në këtë proces. BE-ja është plotësisht e vetëdijshme për qëndrimin e Qeverisë së ardhshme që do ta udhëheq VMRO-DPMNE-ja lidhur me ndryshimet kushtetuese, por nuk shohin rrugë për ndryshim apo anashkalim të obligimit që tashmë e ka marrë Qeveria e kaluar. Burime diplomatike nga Drejtoria për Zgjerim të Komisionit Evropian, edhe pse thonë se i kuptojnë zhgënjimet…
Pasi OKB miratoi Rezolutën për Srebrenicën, Arben Taravari tha se është vendim që i bën nder OKB-së por edhe ndërgjegjes njerëzore dhe shtoi se shpresën që ky vendim të shërbejë si këmbanë për të kujtuar se se liria e askujt nuk duhet cënuar. “Sot OKB-ja mori një vendim që i bën nder asaj dhe ndërgjegjes njerëzore! U votua që 11 korriku të shpallet “Dita Ndërkombëtare e Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të 1995-ës në Srebrnicë”. E përgëzoj këtë vendim dhe shërbeftë ky vendim si këmbanë që do të na kujtojë se liria e askujt nuk duhet cënuar”, ka shkruar Taravari.…
“Vendi i BDI-së është në opozitë, po e realizojmë atë që kemi premtuar. Jemi afër marrëveshjes me VLEN, nuk mund të them detaje, por është e sigurt që jemi afër një marrëveshje përfundimtare”, tha Timço Mucunski, nënkryetar i VMRO-DPMNE në intervistë për TV Sitel. Për numrin e deputetëve në Kuvend, Mucunski tha se “është e sigurt që do të kemi më shumë se 70 deputetë, ka mundësi që koalicioni qeveritar të ketë edhe 80, por në ditët në vijim do të shohim se si do të duket”. Duke folur nëse ZNAM do të jetë pjesë e Qeverisë së re, Mucunski…
Manfred Weber, lider i grupit të partive Popullore në Parlamentin Evropian (EPP), kërkoi nga VMRO-DPMNE që të përdorë emrin kushtetues të shtetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këtë e ka theksuar Weber përmes një postimi në rrjetin social “X”. “Udhëheqja e VMRO-DPMNE-së duhet të respektojë plotësisht dispozitat detyruese të Marrëveshjes së Prespës dhe të përdorë në vazhdimësi emrin “Maqedonia e Veriut”. Respektimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është një parakusht bazë për ne si PPE. Përndryshe, Evropa nuk mund të funksionojë dhe BE-ja nuk do ta pranojë këtë”, thuhet në postimin e Weber. VMRO-DPMNE është anëtare e Partisë Popullore Evropiane. EPP…

