Author: Jeta almakos

Edhe pas rivotimit në disa vendvotime në Zonën 5, Fronti Europian ka fituar, duke ruajtur mandatin e deputetit të 4-të në këtë zonë, që është Ismail Jaoski. Ndërkohë, Fatmire Isaku nga Fronti Evropian në Zonën 6 zgjedhore e ka humbur mandatin e deputetes pas rivotimit të sotëm në Llërcë të Zhelinës . Koalicioni VLEN ka arritur të sigurojë mandatin e tetë në Zonën numër gjashtë, duke e barazuar numrin e deputetëve me Frontin Evropian, në këtë Njësi zgjedhore. Pas rivotimit të sotëm, LSDM mbetet me 18 deputetë, Fronti Europian nga 19 bie në 18, ndërsa VLEN-i nga 13 shkon në…

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti nga koalicioni “VLEN” në emisionin “Intervistë në SHENJA”, tha se opozitarizmi nuk është rrugë e lehtë, ndërsa ka shprehur skepticizëm se kjo përbërje e Frontit Evropian do të dijë ta bëjë këtë për shkak moshës së tyre. Ai tha se po vjen një gjeneratë e re e cila do të jetë pragmatike, praktike dhe e veprimit për ta ndje ndryshimin. Mexhiti tha se ata do qasja e tyre nuk do të jetë vetëm ndërrimi i figurave dhe të rrinë në simbolik por të jetë politik, që do ta ndjej qytetari, biznesmeni, arsimi. Izet Mexhiti, tha se Qeveria e…

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti nga koalicioni “VLEN” në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke folur për rezultatin në Çair, ku fitore ka arritur koalicioni VLEN, tha se nëse hiqen votat e komuniteteve, mendon që në mënyrë absolute është fitues në vendbanimet shqiptare. Mexhit tha se Shkupi i ka dënuar funksionarët e BDI-së edhe për siç i quajti ai, “budallakitë e tyre”, edhe gjatë fushatës zgjedhore edhe para asaj, por edhe gjatë qeverisjes, por tha se është edhe sukses i tyre. Izet Mexhiti tha do tani do të thyhet edhe miti i fundi se në Maqedoni mund të bëhet Qeveri edhe pa Ali Ahmetin.…

Lexo më Shumë

Kryetari i OKH Merhamet z. Ridvan Xhaferi së bashku me prof Adnan Ismailin, zhvilluan vizitë zyrtare në Sindikatën ‘HAK-İŞ në kryeqytetin Turk – Ankara, ku u pritën nga Kryetari i Sindikatës z. Mahmut Arslan dhe ekipa e tij.  Në këtë takim u nënshkrua marëveshje bashkëpunimi mes këtyre dy instutucioneve si dhe u diskutuan projektet të cilat mund të realizohen bashkarisht në të ardhmen në fushat humanitare, edukative, kulturore dhe në fusha tjera të veprimeve organizative. Në fund të vizitës u shkëmbyen dhurata mes dy palëve. Sindikata HAK- İŞ është një nga katër qendrat kryesore kombëtare të sindikatave në Turqi. Ajo…

Lexo më Shumë

Kreshnik Bekteshi ka komentuar rezultatet në zonën zgjedhore numër 5. Me postimin e tij ai ka lënë të kuptohet se Fronti Evropian i ka ruajtur 4 mandatet e deputetëve në zonën numër 5. “I LOVE YOU DEBREST, KRUSHEV, STRUGA, OHER❤️❤️❤️ I LOVE YOU DEBRESTE, KRUSEVO, STRUGA, OHRID❤️ ❤️ ❤️”, ka shkruar Bekteshi.

Lexo më Shumë

Nga rivotimet e sotme në një vendvotim në Llërcë në njësinë e 6 zgjedhore, VLEN i merr një mandat deputeti Frontit Evropian. Nga rivotimet e sotme ngs 542 votues 495 mori VLEN dhe 47 vota Fronti Evropian, mëson INA. Ky rezultat ndryshon numrin e deputetëve në këtë njësi, ashtu që VLEN merr plus një mandat deputeti, gjegjësisht të tetin me radhë, ndërsa një deputet humb Fronti Evropian që nga 9 bie në 8 deputetë. (INA)

Lexo më Shumë

I dyshuari i dytë në aferën e pranimit të ryshfetit në shumë prej 10 mijë eurove, Ixhet Memeti, thotë se nuk është i përfshirë në këtë rast. Ai në një deklaratë për TV21 thotë se aspak nuk e njeh djalin i ish-kryetarit Boro Stojçev dhe deklaroi se nuk ka bë asgjë asgjë kundërligjore. “Asnjëherë as se kam parë, as se njoh. Në këtë moment, jo vetëm që mendoj jam i bindur se nuk është korrekte që të flas unë më tepër në lidhje me këtë proces, sepse kjo duhet të lihet organeve të drejtësisë të cilët në mënyrë profesionale ta…

Lexo më Shumë

Kryetari i ardhshëm i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, do të jetë kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Përpos, kryeparlamentarit, Alternativës do t’i takojnë edhe Eurointegrimet. Po ashtu, Alternativa, do ta ketë edhe zv/ministrin e Arsimit dhe zv/ministrin për Bashkësi Etnike. Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit do ta merr postin e zv/kryeministrit të parë të Qeverisë, post që më herët i ka takuar Artan Grubit, Ministrinë e Ambientit dhe dy zv/ministra, atë të Transportit dhe të Ministrisë së Brendshme. Lëvizja e Besa do të udhëheq me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Gjithashtu Besës do t’i takojë…

Lexo më Shumë

Dimitar Kovaçevski sot zyrtarisht konfirmoi dorëheqjen nga pozita e kryetarit të LSDM-së “Dimitar Kovaçevski zyrtarisht konfirmoi dorëheqjen nga pozita e kryetarit të LSDM-së, të cilën e shpalli më 8 maj, si akt moral dhe në përputhje me statutin e partisë. Kovaçevski inicoi mbajtjen e Kongresit të LSDM-së me qëllim të analizimit të rezultateve zgjedhore dhe deklarimit të besimit në organet e partisë, të zgjedhura nga Kongresi në funksion të rezultateve zgjedhore”, thonë nga LSDM.

Lexo më Shumë

Katër punonjëse të burgut të Idrizovës kanë përfunduar në Toksikologji, si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në repartin e grave, të cilin e kanë konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme. Ata informojnë se të martën në ora 19:55 në SPB Shkup nga Burgu i Idrizovës është raportuar se në njërën nga dhomat në pjesën e mbyllur të repartit të grave ka shpërthyer zjarr. Sipas informacioneve, gjendja e tyre është stabile. Ndërsa jozyrtarisht zjarri është ndezur nga të burgosurit të cilët i kanë vënë flakën çarçafëve dhe dyshekëve.

Lexo më Shumë

Një vit pasi u vendos në listën e zezë të Departamentit amerikan të shtetit dhe u shpall persona “non-grata”, kryetari i komunës së Strugës, Merko, sot është paraqitur në gjykatë për rastin e emërimit të paligjshëm të ushtruesit të detyrës së drejtorit në shkollën fillore të fshatit Llabunisht. Sipas aktakuzës, Merko në vend që të caktojë u.d nga radhët e të punësuarve, ka emëruar drejtore pa përvojë përkatëse në punë edukative-arsimore. “Ndaj kryetarit të komunës së Strugës është ngritur aktakuzë. E njëjta mbështetet me prova, andaj fajësia do të vërtetohet në gjykim”, deklaroi Valnesa Bizati Bilalli- Prokurore publike. Seanca kryesore…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dhënë paralajmërime në lidhje me përpjekjet e Kremlinit për të përhapur dezinformata nëpërmjet Serbisë. Në një intervistë për gazetën britanike “The Times”, Kurti ka theksuar për një valë “të paprecedentë” dezinformimi që po del nga Serbia. “Rusia po bashkëpunon ngushtë me Serbinë në fushata të dezinformimit dhe në sulme kibernetike kundër atyre vendeve të Ballkanit që po mbështesin Ukrainën,” ka deklaruar Kurti gjatë intervistës. Ai gjithashtu ka shtuar akuzat se Kremlini po përdor lidhjet e veta me Beogradin, një aleat i ngushtë, për të nxitur tensionet në Ballkanin Perëndimor. “Në Ballkan, Serbia po vepron…

Lexo më Shumë