Në një intervistë ekskluzive për www.ora24.tv, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi se në Çair ndjehet si në shtëpinë e tij. Ai tha se ka përfunduar koha e përçarjeve ndëretnike dhe se populli duhet të bashkohet. “Maqedonia është shtet multientik, këtu jetojnë etnitete të ndryshme. Jetojnë edhe maqedonas, edhe shqiptar jetojnë edhe turq, serb, romë, vllehë, boshnjak e të tjerë. Nëse i shihni të dhënat nga të gjitha regjistrimet e bëra më parë do të shihni se Maqedoni në përgjithsi është shtet multietnike dhe multikonfeksional dhe ashtu duhet të funksionojë, si shtet multietnik dhe multikonfeksional. Madje edhe ata që janë…
Author: Jeta almakos
Pacienti kosovar, Remzi Toçilla, ka përjetuar një përvojë të hidhur në një spital privat në Maqedoni të Veriut, ku kishte shkuar për ta bërë operimin e këmbës. Siç tregoi për emisionin Kosova Today në Klan Kosova, mjeku atje ia operoi këmbën tjetër, jo atë për të cilën kishin rënë dakord. “Edhe pse ishin bërë të gjitha analizat laboratorike dhe analizat tjera me rezonancë magnetike, dhe mjeku që e ka kryer operacionin i kishte ato në dispozicion, megjithatë fundi doli diçka krejt tjetër: në vend të këmbës së majtë u operua e djathta. Atë e vërejta kur dola nga salla e operacionit”, rrëfen…
Dëshiroj edhe këtu, disa kilometra nga kufiri ynë, t’i dërgoj porosi Shkupit dhe qeverisë së re: në rast se insistojnë ta kontestojnë bërthamën e marrëveshjes lidhur me emrin e shtetit dhe ta quajnë ashtu siç dëshirojnë ta quajnë, atëherë do të duhet ta dijnë se rruga evropiane do të mbetet e mbyllur, tha kryeministri grek Kirjakos Micotakis gjatë fjalimit të tij të sotëm në Follorinë, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Micotakis theksoi se “këtë nuk e thotë me gëzim”, sepse, siç tha, jemi fqinj dhe Greqia dëshiron që të kemi marrëdhënie të mira. “Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk…
Pas vendimit të Qeverisë për ndërprerjen e punimeve në Stadiumin e Tetovës, ka reaguar kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Kasami ka thënë se qeveria në ikje vazhdon të dëmtojë Tetovën dhe qytetarët e saj. Ja reagimi i plotë i Kasamit: “Ali, Artan dhe Talat, stadiumi do ndërtohet! Pas shkatërrimit 8 vjeçar që ia bën tetovarëve, qeveria në ikje vazhdon edhe më tej të dëmtojë Tetovën dhe qytetarët e saj. Këtë here duke sjell vendim për ndërprerjen e punimeve në stadiumin e qytetit të Tetovës. Edhe njëherë dëshmuat se kush jeni ju, dëshmuat se vetëm dëm i keni bërë…
Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) informon se rivotimi i sotëm i personave të sëmurë dhe të pafuqishëm, personave në vuajtje të dënimit me burgim dhe personave të vendosur në qendrat e kujdesit jashtë familjar të cilët i përkasin vendvotimeve ku është mbajtur rivotimi, është zhvilluar pa probleme, pa parregullsi të raportuara. KSHZ-ja sot njoftoi se në vendvotimet ku po rivotohet në Zhelinë, Krushevë, Ohër, Dollneni dhe Strugë, kanë votuar 43 nga gjithsej 45 persona të paraqitur si të sëmurë ose të pafuqishëm. Në vendvotimin 2101 në Zhelinë kanë votuar të 4 personat e regjistruar si të sëmurë ose të pafuqishëm. Në…
Dëme të konsiderueshme materiale janë shkaktuar pas reshjeve të shiut dhe breshërit që kanë përfshirë vendin, përcjell TV21. Në një video që ka siguruar TV21, në Bllacë të Shkupit janë dëmtuar disa vetura të banorëve.
Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, në largim, Gabriel Escobar, ka shprehur mbështetjen e palëkundur të SHBA-së për pavarësinë, integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë e Kosovës. Në një intervistë të dhënë për Atlantic Council, tha se Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar një raport të thellë me popullin e Kosovës, dhe kjo lidhje është e pandryshueshme. “Mbetemi shumë pro-Kosovës dhe kudo që kam udhëtuar kam ndjerë një ndjenjë të ngrohtë reciprociteti, ata janë shumë pro-amerikan, gjë që forcon dhe stabilizon marrëdhëniet tona”, u shpreh ai. Escobar përmendi sfidat që kanë hasur të dy vendet në lidhje me politikën rajonale dhe…
Ish- lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski, i cili është në arrati dhe dyshohet për korrupsion, ka komentuar deklaratën e lideri të LD-së, Izet Mexhiti, se do të zgjidhte Zaevin për bashkëpunim, përpara tij. “Aspak nuk kam mëdyshje se Mexhiti nëse do të kishte mundësi prap do të bënte koalicion me Zaevin. Gjithmon do të gjej një arsye të mirë për këtë. Nuk e di nga i vjen nevoja për demonstrimin e një mos respekti ndaj anëtarësisë së VMRO-së në këtë moment.E tij është zgjedhja, kurse për mua është kompliment fakti që Mexhiti e zgjedh Zaevin. Është mirë se në zgjedhje,…
Silvana Begaj Në një vend ku politika ka qenë shpesh e lidhur ngushtë me pushtetin dhe me grupet kriminale, deri në vitin që u krijua SPAK, shqiptarët në çdo anketim dhe në çdo media kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj drejtësisë shqiptare. Megjithatë, me krijimin e SPAK-ut, një shpresë e re është ngritur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në nivele të larta. SPAK po shihet si një armë e fuqishme kundër abuzimeve të politikanëve dhe zyrtarëve të lartë të korruptuar, duke shkaktuar frikë tek ata që kanë përdorur pushtetin për të përfituar vetëm për interesat e tyre…
“Për shkak të interesimit të mediave për përcjelljen e punës së gjykatës, Gjykata Penale njofton se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Shkup dhe Veles nga nëntori i vitit të kaluar, Lj.P. i cili është ekstraduar nga Republika e Turqisë më 15.05.2024, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është sjellë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për t’i shqiptuar masën e paraburgimit të caktuar në mungesë dhe sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike – Shkup. .Mes të dyshuarve është edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili po hetohet nëse ka ndihmuar në rrëmbimin e vajzës së tij.…
Në pjesën më të madhe të Maqedonisë sot ka pasur reshje shiu, por disa pjesë janë përfshi nga moti i keq. Breshër me madhësi sa kokrra e arrës ka rënë pas orës 17 në fshatrat e komunën së Likovës. Siç njoftojnë qytetarët për TV21 breshëri ka shkaktuar dëme të vogla materiale. Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për rajon bujqësor breshëri ka shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme bujqësore. Reshje shiu ka pasur edhe në shumë komuna të RMV-së.
Një ndër firgurat elitare të qytetit të Tetovës Elita Masha shkruan: Zgjedhjet e fundit që detyrojnë në zgjidhje të përhershme ! Gjendja aktuale politike ne R. Maqedonisë së veriut na detyron që të jemi më vokal se kurrë, stoik dhe të unifikuar siç dimë dhe kemi dëshmuar gjithmonë kur është dashur. Eksperimenti social- politik që bëhet së fundmi shpien vendin drejt në humnere shumë të rrezikshme duke elektrizuar dy bashkësite më të mëdha shtetformuese ne vend, shqiptarët dhe maqedonasit përmes majorizimit të votës si dhe devijimin nga rruga e eurointegrimeve. Paternalizmi i partisë maqedonase, VMRO si fitues tek pala maqedonase…

