“Për shkak të interesimit të mediave për përcjelljen e punës së gjykatës, Gjykata Penale njofton se i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Shkup dhe Veles nga nëntori i vitit të kaluar, Lj.P. i cili është ekstraduar nga Republika e Turqisë më 15.05.2024, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, është sjellë në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për t’i shqiptuar masën e paraburgimit të caktuar në mungesë dhe sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike – Shkup.
.Mes të dyshuarve është edhe babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, i cili po hetohet nëse ka ndihmuar në rrëmbimin e vajzës së tij. Së fundmi Gjykata Supreme vendosi t’i shqiptojë arrest shtëpiak. 14-vjeçarja Vanja dhe 74-vjeçari Pançe u raportuan të zhdukur më 24 dhe 27 nëntor të vitit të kaluar. Trupat e pajetë u gjetën në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor. Pas lëshimit të urdhërarrestit ndërkombëtar më 5 dhjetor, Palevski u arrestua në Balikeshir-Turqi.