Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët ka komentuar arrestimet e fundit nën dyshimet për korrupsion. “Ixhet Memeti, ish ministër i drejtësisë, avokat i popullit dhe prokuror i BDI-së qenka arrestuar nën dyshime për korrupsion. Sot Ixheti, nesër Artani e kështu me radhë. Ndryshe nuk ka kuptim as ndryshimi.”, ka shkruar Fetai.
Author: Jeta almakos
Abdullah Mehmeti Nëse nuk e keni të qartë, pse koalicioni i VMRO-DPMNE në zgjedhjet e fundit quhej “Për Maqedoninë Tënde”, ndërsa koalicioni i BDI quhej “Fronti Evropian”, ndërkohë që në qeverinë e mëparshme partia e shqiptarëve në pushtet (BDI), kishte mbi gjysmën e ministrave, dy zëvendëskryeministra, edhe kryetar teknik të Qeverisë, kryetar Kuvendi, me pretendime edhe për kryetar shteti të Maqedonisë Veriore, por të gjitha këto i kishte me idenë për integrimin (shpërnguljen) e shqiptarëve në Evropë, jo për qëndrimin e tyre në vendin e tyre, në Maqedoni. Çfarë kanë përfituar shqiptarët nga kjo klikë partiake në pushtet, faktet janë…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vazhduar me takimet në Lubjanë, kryeqytetin e Sllovenisë. Meta është takuar në Lubljanë me liderin e opozitës së Sllovenisë, Kryetarin e Partisë Demokratike, Janez Jansha. Meta shkruan në rrjetet sociale se gjatë takimit me Janez Jansha, kanë diskutuar në lidhje me arrestimin politik të kryetarit të opozitës në Shqipëri, Sali Berisha. Kënaqësi e veçantë të pritesha sot në selinë e Partisë Demokratike të Sllovenisë nga Lideri i saj dhe i opozitës, Janez Jansha, ish-Kryeministër. Diskutuam për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve bilaterale midis dy vendeve dhe për integrimin europian të rajonit tonë.…
Në shtatë vendvotime në njësitë zgjedhore 5 dhe 6, sot votojnë të sëmurit dhe të pafuqishmit, perstonat që vuajnë dënim me burg, si dhe personat e sistemuar në shtëpitë për kujdes jashtëfamiljar. Katër të sëmurë dhe të pafuqishëm janë paraqitur që të votojnë në vendvotimin 2101 në Zhelinë, 20 në vendvotimin 1194 në Krushevë, tetë në 1202 në Krushevë, dy në vendvotimin 1272 në Ohër, shtatë në vendvotimin 1470 në Dollnen, dy në 1470/1 gjithashtu në Dollnen dhe katër të sëmurë dhe të pafuqishëm në vendvotimin 1844 në Strugë. Gjithsej pesë persona të cilët janë duke vuajtur dënimin me burg,…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ndodhur në Lubjanë ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Bashkisë së Lubjanës, z. Zaron Jankoviç. Përmes një postimi në platformën X, Meta është shprehur se ndihet i lumtur që kryebashkiakë të përkushtuar ndaj mjedisit, jetës së qytetarëve mund të shpëtojnë qytetet tona. Shumë i lumtur të takoja sot në Ljubljanë, në kryeqytetin e gjelbër të Europës dhe botës, Kryetarin e Bashkisë, z.Zoran Jankoviç. Me të tillë politikanë dhe kryebashkiakë të përkushtuar ndaj mjedisit, gjelbërimit, shëndetit dhe jetës së qytetarëve ne mund të shpëtojmë qytetet tona dhe njerëzimin.
Kompania ajrore greke “Aegean Airlines” e ka ndërprerë shitjen e biletave për linjën e re të planifikuar mes Shkupit dhe Korfuzit, e cila është dashur të fillojë në fillim të qershor me linjën Athinë – Shkup – Korfuz – Athinë, publikoi portali exyuaviation.com. Fluturimet është dashur të mbahen dy herë në javë të martën dhe të shtunën, ndërsa linja ajrore Shkup – Athinë të realizohet të mërkurën dhe të dielën në mëngjes. Sipas orarit të rishikuar, duket se “Aegean Airlines” anulon plotësisht dy fluturime javore, duke e ulur frekuencën e përgjithshme mes Shkupit dhe Athinës nga fluturimet e çdoditshme në…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) e dënon, siç thotë, përpjekjen për censurë dhe kufizimin e të drejtës së shprehjes nga ana e Besija Iljazi, drejtoreshë organizative e Klinikës së Toksikologjisë në Shkup. “Sipas denoncimit të sotëm nga anëtarë të SHGM-së, në hyrje të Klinikës së Toksikologjisë në Shkup, publikisht ishte theksuar urdhëri me çka u ndalohet të punësuarve të kenë kontakt me gazetarë ose media. Në urdhërin nga data 20.05.2024, thuhet se në bazë të nenit 30 dhe 31 nga statuti i ISHP Klinika e Toksikologjisë – Shkup, ndalohet prania e paautorizuar, dhënia e deklaratave për publik përmes intervistave…
Lupço Palevski Pallço, i dyshuari i parë për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, sot do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake. Në Gjykatën Penale, Pallço dhe gjykatësi kompetent pritet të kundërshtojnë argumentet e paraburgimit, ku që në dhjetor i është shqiptuar në mungesë. Nuk dihet ende se çfarë masash alternative do të kërkonte Palevski, as nëse dikush do ta mbrojë apo do t’i caktohet avokat sipas detyrës zyrtare. Prokuroria nuk bën të ditur se kur Pallço do të dëshmojë para prokurorit kompetent ndërsa rasti për të është ende në hetim. Ai është në dispozicion të autoriteteve vendase…
Ndryshe nga gjyqtarët, prokurorët publikë nuk kanë imunitet, i cili mund të thirret nëse dyshohen për një krim. Kjo do të thotë se në këtë privilegj nuk mund të thirret edhe anëtari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Ixhet Memeti, pasi që mbrëmë është bërë i dyshuar edhe në aksionin e MPB-së, në të cilin fillimisht u arrestua gjyqtari suprem Nake Georgiev për pranimin e një ryshfet. Deri në vitin 2019 edhe prokurorët mund të kërkonin shpëtimin në imunitet, por kjo e drejtë iu hoq me ndryshime ligjore. Ndryshe, Memeti nuk është zgjedhur anëtar i Këshillit nga radhët e prokurorëve, por…
Komisioni për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi ka shënuar rritje të dyfishtë të numrit të denoncimeve krahasuar me vitin e kaluar, tregon Raporti vjetor për punën e Komisionit për vitin 2023, përcjell TV21. Orientimi seksual, identiteti gjinor, përkatësia etnike dhe nacionale, si dhe bindja politike mbeten baza më e shpeshtë për raportim për diskriminim. Kryetari i Komisionit, Igor Jadrovski, theksoi se, edhe pse ka rritje të paraqitjeve, ku qytetarët kërkojnë mbrojtjen e të drejtave të tyre, shkalla kompetencave të Komisionit është e ulët. “Këtë vit Komisioni ka punuar në 523 ankesa, që është më shumë se 100 për qind rritje…
Komisioni shtetëror i zgjedhjeve sot i ndan Çertifikatat për deputetë për mandatet e konfirmuara të deputetëve. Deri më tani çertifikatat i kanë marrë përfaqësuesit e autorizuar nga Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja, nga koalicioni VLEN dhe e Majta. Pritet të mbërrijë përfaqësuesi i autorizuar nga ZNAM, ndërsa për BDI-në KSHZ-ja ende nuk ka konfirmim. Gjorgjija Sajkoski, sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së pas pranimit të çertifikatës nga KSHZ-ja theksoi se beson se deri më 28 maj duhet të formohet Kuvendi, ndërsa deri në mes të qershorit qeveria e re. “Sot me ftesë të KSHZ-së i pranuam…
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës së mallrave në vlerë 30 mijë euro. Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media. “Me datën 21.05.2024 njësia e lartcekur, në brezin kufitar Maqedoni e Veriut- Kosovë, ka ndaluar një të dyshuar mashkull i cili po e drejtonte një kombi/furgon me targa vendore pa patentë shofer”, thuhet në njoftim. Gjatë kontrollit të realizuar është vërejtur se personi i dyshuar kishte të ngarkuar disa pako me mallra të ndryshme si në vijim: sirup ‘Takovo’ rreth 900 litra, filtera Grande rreth…

