Zëdhënësi i Komisionit Europian ka deklaruar për Euractiv se Marrëveshja e Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zbatohet nga “të gjitha palët” dhe me “vullnet të mirë”. Kjo vjen pas mosmarrëveshjes së re midis Athinës dhe Shkupit për çështjen e emrit. Kriza e re diplomatike midis dy vendeve u shkaktua pasi presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, e cila vjen nga VMRO DPMNE nuk përdori emrin kushtetetues të vendit “Maqedonia e Veriut” por vetëm Maqedonia. Incidenti ka ngjallur reagime në të gjithë Europën dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë frikë nga një ringjallje…
Author: Jeta almakos
Zv. kryeministri për çështjet evropiane, Bojan Mariçiq u takua me ambasadorin e Francës Cyril Baumgartner dhe eksperten e re franceze për integrimin në BE, Mia Matkoviq. “Integrimi evropian është baza e zhvillimit të qëndrueshëm dhe socio-ekonomik të vendit. Proceset e nisura në negociatat me BE-në duhet të vazhdojnë për të përmbushur objektivin strategjik të anëtarësimit të plotë, zbatimin e Planit të Rritjes të Komisionit Evropian me përfitime të mëdha për të gjithë qytetarët e vendit, rajonit dhe Evropës”. Në takim, të pranishmit u pajtuan se do të vazhdon mbështetja franceze për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së, duke konfirmuar…
Bilall Kasami nga VLEN thotë se VMRO-DPMNE-ja nuk ka ka dilema në lidhje me integrimin e vendit në Bashkimin Europian, përcjell TV21. I pyetur nëse ka vullnet VMRO-ja për realizimin e ndryshimeve kushtetuese, Kasami tha se duhet pyetur partia e Mickoski.“Për vullnetin e VMRO-së, duhet ta pyesni VMRO-në. Ne kemi thënë dhe vazhdojmë të themi që koalicioni VLEN një ndër prioritetet e veta si koalicion e ka ndryshimet kushtetuese dhe vazhdimin e rrugëtimit të Maqedonisë drejt Bashkimit Europian. Sa i përket pra anës tjetër, VMRO-së, sigurisht pra që edhe ata duhet të deklarohen dhe nuk kanë edhe ata dilema sa…
Mungesa e punësimeve të reja, numri i ulët zjarrfikësve, makinat e vjetruara dhe pagat e ulëta, janë disa nga problemet me të cilat ballafaqohet brigada e zjarrfikësve të Shkupit. Komandanti i kësaj brigade, tha se është shënuar rritje e numrit të zjarreve. Për pesë muaj janë shënuar sur rreth 600 zjarre që është e pazakontë për këtë periudhë të vitit. “Është evidente mungesa e punësimeve në njësit. Njësiti ynë për momentin numëron rreth 180 zjarrfikës. Për fat të keq kemi grup më të madh që gjatë periudhës së ardhshme do të shkojë në pension. Mungesa është e madhe dhe shpresoj…
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në një postim në rrjetin social facebook, ka shkruar se për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut janë duke negociuar fituesi me fituesin. “Për qeverinë e re te Maqedonisë së Veriut janë duke negociuar fituesi me fituesin. VLEN, si koalicion i opozitës së bashkuar shqiptare, në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, u konfirmua si bartës i legjitimitetit etnik të votuesve shqiptarë. Prandaj, pikërisht VLEN e rivendosi parimin ‘fituesi me fituesin’ të cilin në vitin 2016 e theu BDI, sepse sot vetëm VLEN është përfaqësues legjitim i shumicës shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Me…
Presidentja Siljanovska Davkova, pas marrjes së funksionit, bëri paraqitjen e parë publike. As më pak e as më shumë, ajo mori pjesë në një premierë të Operës dhe Baletit të Sofjes në kuadër të edicionit të 52-të “Netët e majit të operës”. Në kohën kur nuk kanë të ndalur reagimet nga Greqia dhe Bullgaria, praninë e saj në këtë ngjarje, Sofja e ka karakterizuar si shenjë drejt miqësisë. “Unë kënaqem me diplomacinë kulturore dhe besoj se diplomacia kulturore është më e fuqishme se ajo tradicionale. Për këtë shkak erdha që të kënaqem. E njoh edhe akademikun, Plamenin, mendoj se do…
Prokurorja Zhaklina Krstevska-Josifovska përfundoi procedurën hetimore, përkatësisht janë ndërmarrë të gjitha veprimet për sigurimin e dëshmive kundër Vllatko Keshishov, Velibor Manev dhe Bore Videvski. Të tre dyshohet për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gorçevska dhe Pançe Zhezhovski. Siç njoftojnë nga Prokuroria, të dyshuarit janë njoftuar se ka përfunduar hetimi dhe kanë 15 ditë afat, nëse kanë dëshmi t’i parashtrojnë te prokurorja. “Janë ndërmarrë të gjitha veprimet nga prokuroria për sigurimin e dëshmive kundër të gjithëve, përveç personi që u ekstradua më parë. Të pandehurit janë njoftuar se hetimi ka përfunduar dhe kanë afat prej 15 ditëve që të parashtrojnë dëshmi…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari thotë se qeverisja e ardhshme do të bazohet në dije dhe meritokraci. “Po vjen koha e profesionistëve! Po vjen koha që të respektohet aftësia e secilit!”, ka shkruar Taravari.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është gati për procesin e rivotimit më 22 maj në 7 qendra votimi. Materiali zgjedhor nga operatori ekonomik të hënën do të jetë gati, ndërsa gjithçka tjetër në aspektin teknik, organizativ dhe të mbikëqyrjes për 7 vendvotimet në dy njësi zgjedhore është gati. “Është gjithçka gati. Kapaciteti i operatorit ekonomik është aq i madh saqë të hënën do të jetë gati materiali i besuar zgjedhor. Për aspektet e tjera teknike dhe organizative, KSHZ-ja është e gatshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve në 7 qendrat përkatësve të rivotimit”, thonë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Në Krushevë…
Marrëveshja e Prespës nuk është e paqartë dhe nuk është e saktë se Marrëveshja fqinjëve ua njeh etnitetin, për shkak se asnjë marrëveshje ndërkombëtare nuk përmban diçka të tillë, përcjell TV21. Ky është qëndrimi i ish ministrit të jashtëm i Greqisë, Nikos Koxias, një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Prespës i cili në “Katimerini” e mbron këtë marrëveshje duke thënë se e njëjta i ka zgjidhur problemet e së kaluarës por edhe ka vendosur agjendë pozitive për bashkëpunim dhe avancim të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe shoqërive. Koxias thotë se qeveria aktuale greke e udhëhequr nga Kiriakos Micotakis nuk e…
Maqedonia e Veriut një dhuratë nga perëndia për Rusinë në luftën e saj kundër Perëndimit Janusz Bugajski “Një tjetër konflikt po shfaqet në Ballkanin Perëndimor, me qendër rreth Maqedonisë së Veriut. Zgjedhja e një qeverie nacionaliste në Shkup ka të ngjarë të përkeqësojë mosmarrëveshjet me disa fqinjë, veçanërisht Bullgarinë dhe Greqinë. Mosmarrëveshja me Bullgarinë ka shumë të ngjarë të përshkallëzohet pasi VMRO do të kundërshtojë me forcë kërkesat e Sofjes që Maqedonia e Veriut të ndryshojë kushtetutën e saj dhe të njohë një pakicë etnike bullgare. VMRO ka frikë se një veprim i tillë mund të ndajë vendin dhe të…
Pas rivotimeve në Njësinë e 5-të Zgjedhore, kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pret që kjo parti ta ketë shumicën prej 62 deputetëve. Sipas tij, sic percjell KlanM, kjo paraqet mundësi historike për vendin. “Kemi mundësinë historike si asnjëherë më parë në këto tri dekada. Kemi edhe pak punë për të bërë, më 22 maj do të ketë rivotime në Njësinë e 5-të Zgjedhore dhe atje presim plus një deputet dhe kur sërish do t`i drejtohem opinionit, të mos them 61, por të flasim për 62 deputetë”, tha Mickoski. Synimi i rradhës, sipas Mickoskit, do të jetë sigurimi i 2/3 të…

