Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti në një postim në rrjetin social facebook, ka shkruar se për qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut janë duke negociuar fituesi me fituesin.
“Për qeverinë e re te Maqedonisë së Veriut janë duke negociuar fituesi me fituesin.
VLEN, si koalicion i opozitës së bashkuar shqiptare, në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, u konfirmua si bartës i legjitimitetit etnik të votuesve shqiptarë. Prandaj, pikërisht VLEN e rivendosi parimin ‘fituesi me fituesin’ të cilin në vitin 2016 e theu BDI, sepse sot vetëm VLEN është përfaqësues legjitim i shumicës shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Me këtë absolvohen të gjitha dilemat se kush e ka legjitimitetin për të formuar qeverinë pas zgjedhjeve të 8 majit”, ka shkruar Mexhiti, transmeton SHENJA.
Data 02.09.2026
Aktuale
- Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend
- Shkaktarët e diabetit dhe roli i Farës së Zezë në trajtim
- Ambasada e SHBA: SPAK forcon bashkëpunimin ndërkombëtar kundër krimit të organizuar dhe drogës
- Daniela Dimovska merr zyrtarisht detyrën e kryetares së Gjykatës Themelore Penale Shkup
- Ambasadori Driton Kuqi merr pjesë në ceremoninë e betimit të Mbretit të ri të Norvegjisë
- Shpenzimet turistike arrijnë 82 miliardë euro – Spanja thyen rekordin. Mbi 58 milionë vizitorë deri në korrik
- 41 zjarre në ambiente të hapura në Maqedoninë e Veriut, 6 ende aktive
- Vendim befasues i Burnley, shet sulmuesin e ekipit, “assist” për Brojën



