Ministria për Sistem Politik nuk do të jetë më vendi ku do të luhet futboll, por do të bëhet resor në shërbim të bashkësive etnike në shtet. Kështu vlerëson zëvendësministri për Shoqëri Informatike, Stefan Andonovski. Në intervistën për Radio Evropa e Lirë, Andonovski ka deklaruar se sistemi politik do t’i hiqet këtij resori dhe do të shtrihet në më shumë dikastere në kuadër të Qeverisë. Sipas tij, kompetencat e kësaj ministrie dhe të zëvendëskryeministrit të parë duhet definuar. “Mendoj se do të kthehet në Ministri për marrëdhënie mes bashkësive, ndërsa sistemi politik ka një dimension më të gjerë. Duhet të…
Author: Jeta almakos
Pas krevatit të improvizuar dhe thikës së kuzhinës në një garazh nëntokësor në Qendër, kërcënim i ri për kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, përcjell TV21. Një burrë 57 vjeçar nga Bogdanci ka dashur të sulmojë fizikisht kryetaren e Gjykatës Kushtetuese dje pasdite në qendrën tregtare Ramstor, e cila ishte e ulur me një shoqe të saj. Ai i është kërcënuar me fjalët do të përgjigjesh, do të përgjigjesh. Kur sigurimi ka vlerësuar se ekzistonte rreziku i një sulmi të drejtpërdrejtë fizik, e larguan menjëherë personin dhe lajmëruan policinë, pas çka dërgua në stacion. Policia ka konfirmuar se personi nga…
Zëvendësministri teknik i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar në VMRO-DPMNE, Stefan Andonovski tha se bisedimet për formimin e qeverisë së re kanë hyrë në stadin programor dhe kadrovik. Në një intervistë për Radion Europa e Lirë, ai tha se po përpiqen që të arrijnë shumicën e dy të tretave në kuvend. STEFAN ANDONOVSKI, VMRO-DPMNE “Tashmë bisedimet kanë hyrë në diskutim për vendimet programore dhe kadrovike, nuk japim hollësi që të mbetemi dinjitoz ndaj partnerëve tanë të koalicioni, ndërsa edhe ata janë dinjitoz ndaj procesit. Nuk mund të them se cilët dikasterë, kuadro, ministri, edhe pse secili…
Në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit. Kështu tha Arben Taravari nga VLEN për Radio Televizionin e Kosovës. Ai theksoi se këto dikastere do të udhëhiqen me njerëz profesionistë. ARBEN TARAVARI, VLEN “Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdojë të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspertë ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë dinjitoz, me njerëz profesionist”. Taravari tha se konstituimi i Kuvendit do…
“Tregtia, investimet në biznes dhe kreditë për infrastrukturë janë tri shtylla kryesore, sipas të cilave Maqedonia e Veriut mbetet e varur nga Kina”, thuhet në analizën e organizatës joqeveritare Estima, që në fokus ka analizimin e politikave të Kinës, përfshirë këtu dhe qasjen ndaj Maqedonisë së Veriut. Borxhi i jashtëm i Maqedonisë së Veriut ndaj Kinës, sipas kësaj analize, deri në fund të vitit 2022, kishte arritur vlerën e 479 milionë dollarëve, që përbën 8.7 për qind të totalit të borxhit të jashtëm publik, përkatësisht tre për qind të Bruto Prodhimit Vendor të shtetit. Analiza e kësaj organizate nxjerr në…
Maqedonia e Veriut vazhdon të marrë vëmendje në rajon edhe pas përfundimit të zgjedhjeve. Mediat e rajonit mbuluan ditët e votimit dhe rezultatet por vëmendja vazhdon edhe tani me reagimet që shkaktoi inaugurimi i Presidentes Gordana Siljanovska Davkova, e cila gjatë ceremonisë së betimit nuk tha emrin kushtetues. “Mendoj se marrëdhëniet (mes Athinës dhe Shkupit) do të kthehen në marrëdhënie të mira miqësore me prospekt për të krijuar parteritet real nëse aspektet kryesore të Marrëveshjes së Prespës respektohen nga të dy palët. Këtu duhet të them se kjo vlen edhe për Greqinë. Greqia duhe të përdorë emrin e ri, sepse…
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se të enjten në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë do të dihet se kush janë miq në botë dhe cilët janë partnerë. “Të enjten në mbrëmje me orën serbe do të dimë kush janë miqtë tanë në botë dhe cilët janë partnerët tanë. Të gjithë ata që nuk votojnë apo abstenojnë janë miq, do të festojmë dhe mbrojmë flamujt e tyre, do të kemi marrëdhënie korrekte me të tjerët”, tha ai. Ai foli edhe për Malin e Zi që do ta mbështesë rezolutën për Srebrenicën,…
Më 29 maj 2023, në komunën e Zveçanit, protestuesit serbë sulmuan, Policinë e Kosovës, pjesëtarë të KFOR-it e gazetarët. Pas këtyre trazirave, ndodhi edhe një sulm më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku. E përgjegjësinë e sulmit e mori, Millan Radoiçiq, ish nënkryetar i Listës Serbe. Përveç grupit të tij paraushtarak, media ka mësuar se grupit të Radoiçiq iu është bashkëngjitur edhe një grup tjetër. Sipas informacioneve që ka siguruar televizioni, brenda hallkave të sigurisë në vend, në biznesin e Zvonko Veselenoviq, në “Novi Pazar Put” janë duke qëndruar grupet ekstreme serbe edhe…
Presidentja e sapo zgjedhur e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova më 23 maj do të ketë vizitën e parë jashtë vendit. Ajo do të pranohet nga Papa Francisk në Vatikan, ndërsa ditën e ardhshme në Romë do të merr pjesë në një ngjarje për vëllezërit Kirili dhe Metodi. Siljanovska Davkova do të vizitojë bazilikën e Shën Klimentit, ku ndodhet varri i shën Kirilit, dhe më pas Bazilika e Santa Maria Maggiore, ku ka një pllakë të shkruar në gjuhën maqedonase. Gjatë qëndrimit në Romë, Presidentja do të pritet nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.
Profesorja maqedonase Mirjana Najçevska reagoi ndaj deklaratës së Arben Taravarit i cili tha se kryetari i Parlamentit do të t’u takojë shqiptarëve. “Nuk e thotë njeri me përvojë dhe dije, ose njeri që din ta udhëheq Kuvendin, ose njeri që me përpikmëri do ta zbatojë ligjin dhe Rregulloren dhe do të mundësojë funksionimin e Kuvendit, por thotë, shqiptar”, shprehet Najçevska. Gjatë ditës së djeshme kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe një nga liderët e koalicionit VLEN për Radio Televizionin e Kosovës tha se shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit. “Besoj që njërën prej tre…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dhënë detaje në lidhje me aksidentin e mbrëmjes së djeshme në bulevardin “Vodnjanska”, respektivisht para hyrjes së Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Dy vetura janë përplasur fillimisht mes vete, duke shkaktuar dëmtimin edhe të dy veturave të parkuara, pas çka janë lënduar 7 persona. Foto: 360 shkallë “Aksidenti i komunikacionit ka ndodhur në mes të një veture BMW me targa të Shkupit e drejtuar nga M.M. (45) nga Shkupi, një veture Audi me targa të Shkupit e drejtuar nga N.R.(40) nga Shkupi dhe dy vetura të parkuara të pasagjerëve “Golf” dhe “Mercedes”,…
Në Qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët do të udhëheqin me gjashtë ministri dhe me kryetarin e Kuvendit, bëri të ditur ekskluzivisht për Radio Televizionin e Kosovës, Arben Taravari nga koalicioni VLEN. “Besoj që njërën prej tre funksioneve kryesore të shtetit, respektivisht kryetari i parlamentit do të vazhdoj të jetë shqiptar dhe numër i konsiderueshëm i ministrave, posaçërisht aty ku kemi ekspert ne si parti të VLEN-it do t’i vendosim. Besoj se përfaqësimi aty do jetë i dinjitoz, me njerëz profesionist”, tha ai. Taravari tha se konstituimi i Kuvendit do të bëhet në fund të këtij muaji, kurse…

