Author: Jeta almakos

Deputetja e koalicionit shqiptar VLEN, Merita Koxhaxhiku do të udhëheq me seancën konstituive të përbërjes së re parlamentare. Sipas rregullores së Kuvendit, seanca e parë do të udhëhiqet nga deputetja më në moshë dhe se kësaj do i takoj Koxhaxhikut e cila është 66 vjet, pak muaj më e moshuar se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili po ashtu ka 65 vjet. Seanca konstituive është njoftuar se do të mbahet më 28 maj, por me shumë gjasë ajo do të zhvendoset një ditë më parë – më 27 maj. Në këtë seancë do të zgjidhet edhe kryetari i ri…

Lexo më Shumë

Ndikimi i Turqisë në rajon dhe marrëdhëniet e saj me shqiptarët në Ballkan mbeten një temë e parapëlqyer e studiuesve, historianëve, politologëve, sociologëve, si dhe e njerëzve të shtypit. Ky interes i jashtëzakonshëm dhe ky fokus i pandryshuar është i përligjur me faktin e rritjes së faktorit turk në nivel rajonal dhe global, bashkangjitur qëndrimit të përhershëm krah shqiptarëve të Turqisë moderne dhe kontributit të vazhdueshëm në të mirë të tyre. Kjo marrëdhënie e gjatë, e frytshme dhe me rrënjë të thella, merret në analizë në mënyrë periodike, si nëpërmjet organizimeve të tubimeve të ndryshme shkencore, ashtu dhe përmes veprave…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, vlerëson se Fronti Evropian e paraqet vullnetin e shumicës shqiptare dhe jo koalicioni VLEN që ka fituar më pak vota. Ai ka deklaruar se Qeveri me shqiptarë jolegjitim dhe Qeveri pa shqiptarët nuk është e njëjtë. “Qeveri me shqiptarë jo legjitim dhe Qeveri pa shqiptarët është një koncept i njëjtë. Unë ju them Millosheviqi e ka bërë këtë në Kosovë. Rahman Morinën e vendosi si kryetar të Kosovës, ndërsa shqiptarët thonin: kush është ky?”, deklaroi Osmani,. Nënkryetari i BDI-së, ka theksuar se gjatë formimit të Qeverisë, nuk mund të funksionojë modeli i “shqiptarëve…

Lexo më Shumë

Gjykata administrative sot e ka hedhur si të pabazë ankesën e koalicionit “Fronti Evropian” ndaj vendimit të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) për pranimin e ankesës nga koalicioni “Maqedonia juaj” për vendvotimin 1470 në Dollnen për zgjedhjet parlamentare 2024 Koalicioni “Fronti Evropian” ka iniciuar shtatë ankesa kundër vendimeve të KSHZ-së për zgjedhjet parlamentare të vitit 2024. Për të gjitha është formuar lëndë dhe janë caktuar për sot. Deri tani Gjykata administrative e ka refuzuar si të pabazë ankesën për vendvotimin 1194 në Komunën e Krushevës. KSHZ në seancën e 104-të ka shqyrtuar ankesat e partive politike pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare…

Lexo më Shumë

Dy të dënuar kanë rrahur një 35-vjeçar, poashtu i dënuar në Burgun e Idrizovës, qëndron në buletinin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. “Më 16.05.2024 në ora 10.00 në SPB Shkup në SPB Shkup është denoncuar se në Burgun e Idrizovës, i dënuari A.B.(35) nga Shkupi është sulmuar fizikisht nga i dënuari Z.R. dh K.Ll”. “Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë në “Specialen e Ditës”, në TV Shenja, tha se ka renditur disa fakte në lidhje se pse ka deklaruar më herët se Edi Rama është armik i Kosovës. “Kam renditur disa fakte se pse Edi Rama është armik i Kosovës, që mendoj se nuk duhen anashkaluar, por edhe duhen nënvlerësuar. Plus tregojnë qartë se qëndrimet e tij ndaj Kosovës, nuk janë të rastësishme, por janë të programuara diku tjetër. Edhe ky është i detyruar të bëjë akte të tilla marrëdhëniet e Shqipërisë me Kosovën”, u shpreh Meta. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë në “Specialen e Ditës”, në TV Shenja, duke folur për aktualiteti politik në Maqedoninë e Veriut, tha se shqiptarët do të jenë garancia për rrugën euroatlantike Maqedonisë së Veriut që tashmë është anëtare e NATO-s. “Nuk dua të hy në këto çështje të brendshme të Maqedonisë. Jam i bindur në çdo rast se shqiptarët do të jenë garancia për rrugën euroatlantike të Maqedonisë që tashmë është anëtare e NATO-s dhe besoj shumë se lidershipi i ri ka të gjitha kapacitetet për ta përshpejtuar rrugën evropiane”, deklaroi Meta. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë në “Specialen e Ditës”, në TV Shenja, deklaroi se mban raporte të afërta me të gjithë krerët e forcave politike tek shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. “Unë kam qenë dhe mbaj raporte shumë të afërta me kryetarët e forcave politike tek shqiptarëve ne Maqedoninë e Veriut. Kam patur një marrëdhënie të jashtëzakonshme me të ndjerin Abdurahman Aliti, më pas me të ndjerin z. Arbër Xhaferin, marrëdhënie shumë të mirë me z. Ali Ahmeti. Në kohën që kam qenë kryeministër për shkak të detyrës por edhe dëshirës kam bërë gjithçka që…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë në “Specialen e Ditës”, në TV Shenja ka treguar aryset se përse i dha përkrahje VMRO-së para zgjedhjeve parlamentare dhe jo ndonjë partie shqiptare” “As kisha ndërmend të shprehja simpatinë ose preferencën time na garën për partine maqedonase apo partive të tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Por, natyrisht që nuk mund të rrimë indifferent kur në fund të fund nuk kemi të bëjmë thjesht me një çështje të brendshme me politikën e politikës së huaj, por kemi të bëjmë me një zgjedhje që i takon edhe politikës rajonale.…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë në “Specialen e Ditës”, në TV Shenja, ka folur edhe për raporten e tij me ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevskin. “Tani nuk është në natyrën time të flas për çështje që i kalojnë të kaluarës apo që i gjykojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Unë mendoj se ata e kanë dhënë verdiktin e tyre në mënyrë plebishitare. Sa i takon z. Gruevski nuk është se kam raport të veçantë me atë. Raportet e mia kanë qenë të shkëlqyera kur kam kryeministër me Ljupço Georgievskin, derisa sa ndodhi situata…

Lexo më Shumë

Rruga drejt Evropës do të jetë e mbyllur, ndërsa memorandumi nuk do të ratifikohet në Kuvend, nëse nga ana tjetër nuk ka respektim të plotë të Marrëveshjes së Prespës. Këtë e tha sot kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis. Para qytetarëve në qytetin grek të Verija, Mitsotakis iu referua edhe marrëdhënieve me vendin tonë, duke përsëritur qëndrimin e Demokracisë së Re për Marrëveshjen e Prespës dhe duke theksuar edhe një herë se harmonizimi është një kusht i domosdoshëm si për perspektivën evropiane ashtu edhe për ratifikimin të memorandumeve të bashkëpunimit. “Nëse disa nga ana tjetër besojnë se mund të mos e respektojnë…

Lexo më Shumë

Vetëm kur politikanët që vijnë e ikin nga pushteti, do ta kuptojnë se drejtësia është shtylla që mbetet dhe nuk është kukull, as instrument për realizimin e interesave të dikujt, qytetarët do të kenë atë lloj gjyqësori që meritojnë. Ky është reagimi fillestar i Këshillit Gjyqësor pas deklaratave të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski,  se do të shpërndajë Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë si zgjidhje për një gjyqësor të pavarur dhe zgjidhjen e problemeve në këtë fushë. Nga Këshilli Gjyqësor thonë se nuk përfshihen në komentimin dhe vlerësimin e programeve dhe premtimeve parazgjedhore të asnjë partie politike, por…

Lexo më Shumë