Author: Jeta almakos

Në dyert e Institucionit të Avokatit të Popullit në Maqedoninë e Veriut për çdo ditë trokasin qytetarët me ankesën se u shkelet e drejta e lëvizjes së lirë për shkak të paaftësisë së institucioneve për të realizuar detyrimet e marra nga Marrëveshja e Prespës, përkatësisht për të organizuar pajisjen me dokumente me emrin e ri kushtetues në afatin e paraparë me ligj – brenda 15 ditëve. “Të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për dokumente të reja presin më shumë se afati ligjor prej 15 ditësh, i cili është i paraparë me Ligjin për dokumentet personale. Në vazhdimësi marrim ankesa, edhe…

Lexo më Shumë

Në hulumtimin me titull “Mungesa e procedurave, transparencës dhe llogaridhënies në blerjet  që financohen me para nga prindërit nëpër shkolla” Qendra për Komunikim  Civil , alarmon se shumica e shkollave nuk mund të shpejgojnë se si është bërë zgjedhja e kopmanive për shërbimet e të cilave prindërit paguajnë, siç janë blejret e uniformave të fëmijëve, ushiqmet, sigurimet e kështu me rradhë. Ky problem është shkaktuar nga rregullorja e vjetërsuar e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për këto çështje. Hulumtimi i kryer në 96 shkolla fillore dhe të mesme  në 8 komuna të vendit,  zbulon se furnizimet për sigurim, për uniformë…

Lexo më Shumë

Nga VLEN sot përmes një konference për shtyp pranë Spitalit të Gjinekologjisë në Çair kujtuan hetimin tashmë të mbyllur të ish PSP-së, të njohur si rasti “Pacienti”, ku i dyshuar ishte Bujar Osmani përcjell TV21. Nuk vonoi përgjigja e Osmanit, i cili tha se ky ka qenë një rast i prokurores Katica Janeva, e cila tashmë është në burg dhe që është në listën e zezë amerikane. Osmani thotë se për rastin në fjalë nuk kishte as aktakuzë, ndërsa tha se u hap si temë me kërkesë nga Rusia për diskreditimin e tij. Pikërisht kandidati i sotëm për president ka…

Lexo më Shumë

Kandidati për president nga BDI Bujar Osmani ka njoftuar sot se në një seancë të mbyllur të Qeverisë do të kërkojë nga Maqedonia e Veriut të tërhiqet nga nisma e Ballkanit të Hapur, pasi në ndërkohë ka marrë më shumë informacione për sulmin në Banjskë të Kosovës.  Oasmani tha se delegacioni ynë u njoftua fillimisht për këtë iniciativë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe theksoi se është një ide fillestare e Shqipërisë, e mbështetur nga SHBA-të, me dy synime  pajtimin për të krijuar parakushte për mbylljen e mosmarrëveshjes Kosovë-Serbi dhe njohje reciproke dhe liberalizim të tregut sepse kamionët kalonin…

Lexo më Shumë

Bartësi i njësisë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki, dje ka realizuar takime me qytetarët në Konjare të Mesme dhe në komunën e Zelenikovës. Në kuadër të Frontit Europian, u bën hapjet e shtabeve zgjedhore, ndërkaq në lidhje me hapjen e shtabit zgjedhor në Zelenikovë, Baki ka shkruar kështu: Unë, bartësi i listës së Frontit Europian dhe kandidati për deputet Prof. dr. Sulejman Baki, bashkë me zëvendës Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve z. Bekim Rexhepi dhe koordinatorin e BDI-së për njësinë e tretë zgjedhore z. Nefi Durmishi realizuam hapjen e shtabit zgjedhor në fshatin Moranë pranë komunës…

Lexo më Shumë

Kandidati për president nga radhët e partisë GROM, Stevço Jakimovski, në një konferencë për shtyp ka theksuar se ai si president do të mbështesë specializantët e rinj. Siç theksoi ai, nëse bëhet president do të angazhohet që të parandalojë migrimin e specializantëve, ndaj të cilëve, siç thotë autoritetet shëndetësore dhe qeveria nuk kanë mirëkuptim Si president i Republikës së Maqedonisë, punëtorët shëndetësor do të kenë mbështetës serioz në mua dhe ajo çfarë është më e rëndësishme mbështetje më të madhe do të kenë mjekët e rinj, specializantët të cilët me të vërtetë në Republikën e Maqedonisë nuk gjejnë mirëkuptim mu…

Lexo më Shumë

Organizatat e shoqërisë civile në Pejë kanë nisur marshin protestues paqësore në shenjë revolte ndaj vrasjes së Gjyljeta Ukellës. Marshi nisi në qendrën e qytetit për të vazhduar te objektet e Policisë, Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në Pejë. Ndërkohë, Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj bashkëshortit Gjyljeta Ukella. Fotografitë nga KP-ja:  

Lexo më Shumë

Kandidati për president nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski nga tubimi në Veles, përsëriti qëndrimin se duhet të kontrollohet pasuria e gjykatësve, prokurorëve dhe politikanëve në 30 vitet e fundit, shkruan Alsat. Sipas tij, reformat në gjyqësor kanë mbetur në gjysmë, ndërkaq në periudhën e kaluar gjyqësori ka qenë i diktuar nga qendrat e fuqive të caktuara politike dhe ekonomike. “Premtuam shtet ligjor, megjithatë për fat të keq mbetëm në gjysmë të rrugës, pasi që menduam se menduam se është e mjaftueshme ta lëmë sistemin gjyqësor vetë të vendos. Se nuk ka nevojë si regjimi të diktojmë si regjimi të…

Lexo më Shumë

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela përmes një shkrimi tha se Fronti Europian duhet të bashkojë forcat për të mbledhur vota që të ballafaqohen me sfidat. Sela tha se të gjithë duhet të sillen me përgjegjësi. “Duhet të sillemi me përgjegjësi e të bëhemi bashkë në mënyrë që të jemi më të përgaditur, sepse nuk është kohë betejash politike për të treguar se kush na qenka më i zoti e kush mbledh më tepër vota, por është koha që t’i bashkojmë të gjitha votat bashkërisht, që të jemi të gatshëm t’u bëjmë ballë sfidave ashtu si sfidës të cilën sot kryeministri…

Lexo më Shumë

Shkolla fillore komunale Naum Naumovski Borçe është shkolla e parë në Republikën e Maqedonisë që nga sot ka fusha sportive. Me realizimin e këtij projekti ndërtuam një pistë atletike me sipërfaqe tartan për vrapim 100 metra me katër korsi, një segment kërcimi së gjati dhe një segment gjuajtjeje. Investimi i përgjithshëm arrin në 6.400.000 denarë. Realizimi i këtij projekti paraqet një mundësi për të zhvilluar sportin atletik të nxënësve të kësaj, por edhe të shkollave të tjera fillore në komunën e Gazi Babës. Uroj që në këto terrene sportive të organizohen dhe të realizohen shumë aktivitete sportive ku nxënësit do…

Lexo më Shumë

Në seancën e 16-të, Qeveria vendosi që 24 prilli 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë) të jenë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo, siç sqarojnë në njoftimin e qeverisë, është për mbarëvajtjen e zgjedhjeve për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Këto dy ditë jo pune nuk do të punohen”, njoftojnë nga Qeveria. Vendimi i sotëm i qeverisë vlen për të gjithë qytetarët e territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lexo më Shumë

Ato këpucë të ciat i renditën para ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë duke simbolizuar shpërnguljen e qytetarëve të Maqedonisë, pronarët e atyre këpucëve asnjëherë nuk erdhën, por numri i atyre këpucëve u rrit për dhjetë herë të cilët i presin pronarët që u larguan nga Maqedonia në gjashtë vjet e gjysmë, theksoi lideri i VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski në tubimin në Dojran. Shtoi se si profesor në fakultet mund të thotë se tetë nga dhjetë studentë të tij, menjëherë pas diplomimit kur i kanë qyetur cila është e ardhmja juaj, cili është plani juaj, çfarë planifikoni të bëni, të gjithë…

Lexo më Shumë