Author: Jeta almakos

I dyshuari i parë për vrasjen e Vanjës dhe për 74-vjeçarin Pançe Zhezhovski, Lupço Palevski Pallço gjatë pasdites pritet të arrijë në Maqedoni, shkruan portali “24 info”. Sipas informacioneve të TV21, Pallevski sonte do të ekstradohet me fluturim të rregullt në aeroportin e Shkupit në ora 19:30. Do të dërgohet në Burgun e Shkupit – në Shutkë.

Lexo më Shumë

Edhe pse në periudhën në vijim presidentja e sapozgjedhur Gordana Siljanovska Davkova do të duhet të dorëzojë listën anketuese për pasurinë që e posedon, portali “Faktor” e ka shqyrtuar listën aktuale të pasurisë së saj etë dorëzuar si deputete pranë Komisionit Antikorrupsion. Presidentja nuk ka asnjë pronë në emër të saj, por ajo ka regjistruar një shtëpi në emër të burrit të saj. Megjithatë, ajo mund të mos ketë asnjë pasuri, por sipas të dhënave ka deklaruar një llogari të përbashkët valutore me bashkëshortin me 11.5 mijë euro, të cilat i kishte kur u bë deputete. Gjithashtu Siljanovska Davkova ka…

Lexo më Shumë

Ditmir Bushati Ashtu siç pritej zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Maqedoninë e Veriut rikthyen në pushtet partinë konservatore VMRO-DPMNE. Ajo siguroi thuajse shumicën e vendeve të nevojshme në parlament për të qeverisur vendin. Po kështu, kandidatja e kësaj partie, Gordana Siljanovska-Davkova u bë presidentja e parë grua, duke fituar bindshëm ndaj rivalit social-demokrat, Stevo Pendarovski. Në fjalimin e fitores, presidentja e zgjedhur, përcaktoi si përparësi për vendin “fillimisht Ballkanin, pastaj Europën”, duke lënë shijen e hidhur të rikthimit në retorikën e dikurshme nacionaliste. Në ceremoninë e betimit të saj si presidente, në përputhje me zotimin publik të fushatës zgjedhore, ajo…

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni i opozitës shqiptare VLEN kanë njoftuar për takime lidhur harmonizimin e qëndrimeve për Qeverinë e re, por detaje nuk japin asnjëra palë, përveç asaj që tashmë është bërë e ditur se shtyllat e saj bazohen në integrimin evropian, zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, si dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Përfaqësues të të dyja blloqeve kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se për ndarjen e ministrive do të bisedojnë pasi të bien dakord çështjet programore, apo temat më të ndjeshme, në veçanti ato që kanë të bëjnë me integrimin. Kryetari i VMRO DPMNE-së,…

Lexo më Shumë

Filloi shtypja e të gjitha teksteve shkollore nga klasa e parë deri në të shtatën në arsimin fillor, të cilat deri më tani janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i teksteve shkollore dhe do të përdoren në vitin shkollor 2024-2025. Procesi ka filluar në kohë, në periudhën e zakonshme të shtypjes si në vitet e kaluara dhe së shpejti do të përfundojë plotësisht. Kah fundi i këtij muaji ose më së voni në fillim të qershorit të realizohet dorëzimi në të gjitha shkollat fillore në vend, sipas tirazhit të kërkuar të teksteve shkollore nga çdo shkollë. Kështu që nxënësit vitin e…

Lexo më Shumë

Nga Prokuroria thonë se janë kryer kontrollet e nevojshme në Kisella Vodët të Shkupit, ku mbrëmë vonë është djegur vetura në pronësi të burgut të Idrizovës, që po përdorej nga drejtori Zoran Jovanovski, përcjell TV21. “Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup dhe ekspertë të Departamentit për hetime forenziketë MPB-së kanë kryer kontroll në Kisella Vodë, ku gjatë natës i është vënë flaka një veturë zyrtare në pronësi të burgut “Idrizovë” – Shkup, e cila është përdorur nga drejtori i këtij institucioni. Nga vendi i ngjarjes janë grumbulluar gjurmë, të cilat do t’i nënshtrohen ekspertizës për të përcaktuar shkaqet…

Lexo më Shumë

Jordan Kamçev, Dushko Qifliganec, Risto Sekullovski, Boban Zaev janë disa nga shtetasit e Maqedonisë së Veriut që kanë pronë në Dubai, thuhet në hulumtimin e fundit të “IRL”, përcjell TV21. Hulumtimi tregon se më shumë se 40 prona të patundshme në Dubai janë në pronësi të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut. Sipas të njëjtës analizë, vlera e përgjithshme e kësaj prone në pronësi të qytetarëve të Maqedonisë është pak më shumë se 15 milionë dollarë amerikanë. “Zotërimi i pasurive të paluajtshme në Dubai nuk është në vetvete dëshmi e veprimeve të gabuara apo krimit, por ne kemi hetuar me kujdes…

Lexo më Shumë

Mbi 12 orë zgjati seanca publike e KSHZ-së dy ditë më parë kur anëtarët e KSHZ-së duhej të vendosin për ankesat e partive politike për rezultatet zgjedhore. Nga 27 ankesa, KSHZ pranoi shtatë, një në zonën gjashtë dhe gjashtë në zonën pesë. Nënkryetarja dhe njëherit anëtarja e KSHZ-së, në çdo vendim ishte e mbivotuar 6 me 1. Duke sqaruar ankesat dhe vërejtjet për ato shtatë vendvotime, Shehu tha që çdo parti politike apo koalicion ka patur përfaqësuesin e vet në ato vendvotime, dhe të gjithë janë nënshkruar në procesverbal se procesi i votimit ka qenë në rregull. Por për ta…

Lexo më Shumë

Edhe pse ka arritur mesi i javës, grupet e punës mes VMRO-së dhe VLEN-it për formimin e Qeverisë së re, nuk janë takuar ende edhe pse paralajmërimi ishte që takimet të nisnin nga e hëna. Po ashtu edhe të martën partitë ju thanë mediave se të mërkurën do të kishte një takim mes tyre pasi i kishin formuar grupet e punës, mirëpo TV Shenja merr vesh se takimi nuk do të ndodh as sot. Sipas burimeve jozyrtare, sot pritet një takim mes liderëve të VLENIT dhe të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, pa dhënë detaje të tjera. Grupet e punës siç njoftuan…

Lexo më Shumë

Avokatët e të dënuarve në rastin “Monstra”, për Alsat konfirmojnë se këtë javë kanë dorëzuar gjithsej tre ankesa Gjykatën e Strasburgut, për aktgjykimet në gjykatat e vendit për rastin “Monstra”. Për shkak se korrespodenca me Gjykatën e Strasburgut, zhvillohet në mënyrë të fshehtë, avokatët nuk japin detaje. Ankesat e avokatëve përfunduan në Strasburg pasi të dënuarit nuk janë të kënaqur me vendimin e Gjykatës Supreme të shtatorit të vitit 2023, me të cilin, u vërtetuan aktgjykimet e shkallës së parë dhe të dytë. Sipas vendimit, Alil Demiri, Afrim Ismailloviq dhe Agim Ismailloviq u shpallën fajtorë për veprën dhe u dënuan…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut iu bashkua NATO-s me emrin kushtetues dhe ky është emri me të cilin prezantohet, tha një zyrtar i Aleancës Veriatlantike për agjencinë greke të lajmeve ANA-MPA në lidhje me përdorimin e emrit Maqedoni nga presidentja Siljanovska Davkova. Zyrtari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, për ANA-MPA tha se RMV është një aleat i rëndësishëm i NATO-s dhe “kontribuon ndjeshëm në sigurinë tonë kolektive”. Si shembull, ai përmendi ushtarët e dislokuar në misionin e KFOR-it në Kosovë, misionet në Irak, si dhe grupet luftarake shumëkombëshe të NATO-s në Letoni, Bullgari dhe Rumani. “Marrëveshja e Prespës hapi…

Lexo më Shumë

I ftuar në emisionin Click Plus në Tv21, Arben Taravari nga VLEN dha afat prej 6 maujve që me partnetin e koalicionit VMRO-DPMNE të bëjnë ndryshimet kushtetuese. Sot, I pyetur rreth deklaratës së Taravarit, se VLEN do ta shqyrtojë pjesëmarrjen në Qeveri, nëse pas 6 muajve nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, Stefan Andonovski nga VMRO-DPMNE tha se për këtë temë nuk duhet të ketë keqkuptime për shkak se VMRO, siç u shpreh, tashmë një kohë të gjatë e ka bërë të qartë se nuk do të funksionojnë nën diktat. Megjithatë shtoi se VLEN është mirë të ketë qëndrimet e tyre, por…

Lexo më Shumë