Author: Jeta almakos

VMRO-DPMNE dhe Koalicioni VLEN i formuan grupet e punës për vazhdimin e bisedimeve për koalicionim eventual në qeverinë e ardhshme, pasi gjatë fundjavës u morën vesh për parimet e përgjithshme për bashkëpunim, konfirmuan për MIA-n burime nga të dyja partitë. Siç bëjnë të ditur nga VLEN për MIA-n, grupet e punës nga të dyja partitë nesër do ta mbajnë takimin e parë. Për emrat e përfaqësuesve në grupet e punës, nga të dyja partitë thonë se do t’i bëjnë të ditura përmes kumtesës. Bashkëpunimi, siç informoi VMRO-DPMNE pas takimit që u mbajt të shtunën në shtabin e VLEN-it do të…

Lexo më Shumë

Fronti Evropian në një konferencë për media, janë ankuar duke thënë se të gjithë dje ishin dëshmitarë për, siç tha ai, keqpërdorimin brutal të KSHZ-së, për t’ia marrë dy mandate atyre. “Zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit kaluan në një atmosferë të qetë dhe u legjitimuan jo vetëm nga institucionet vendore por edhe ato ndërkombëtare”, tha Elmi Aziri. Ai tha se pas konstatimit se Fronti është forca e dytë politike, forcat politike, VMRO-DPMNE, LSDM dhe VLEN po bëjnë të pamundurën për të kontestuar legjitimitetin e fituar nga Fronti më 8 maj. “Në mënyrë jo të drejtë dhe me mbivotim…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme pranoi kundërshtimin për zgjedhjet parlamentare të koalicionit “Maqedonia juaj” udhëhequr nga VMRO-DPMNE për tri vendvotime në njësinë e 5-të zgjedhore. Rivotim do të ketë në vendvotimin 1272 në komunën e Ohrit, si dhe në vendvotimet 1194 dhe 1202 në Krushevë. Siç theksoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, pas numërimit në vendvotimin 1272 në Ohër, është konstatuar se procesverbali nuk është plotësuar në mënyrë korrekte, si dhe ka pasur korrigjim në pjesën e votuesve të regjistruar me shënime manuale. Kundër kundërshtimit votoi vetëm nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu. Me këto rivotime pritet…

Lexo më Shumë

“Ky është fenomen. Fenomen i braktisjes së BDI-së. Është ikje masive nga BDI-ja. Është një fenomen që shumë figura të rëndësishme nga BDI që ikin nga anija që fundoset”. Kështu e komentoi Arben Taravari, fotografinë ku shihet bashkë Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti. I pyetur në ClickPlus në TV21 se a ka nevojë VLEN- për këta figura, Taravari me përgjigje: “VLEN-i ka nevojë për votuesin i cili ka votuar disa herë dhe ka gabuar. Për funksionarë për të cilët ekzistojnë shumë pikëpyetje, nuk ka nevojë. A për votuesin, për qytetarët po se po”.

Lexo më Shumë

Rëndësia që ka mbështetja deri në fund e Marrëveshjes së Prespës dhe bashkëpunimi mes dy vendeve për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, ashtu edhe për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimorë në periudhën e tensioneve të mëdha në rajon, e kanë theksuar në bisedën e tyre të sotme telefonike ish kryeministrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev. Cipras dhe Zaev kanë biseduar për ngjarjet politike tek ne, ndërsa përveç rëndësisë së Marrëveshjes së Prespës, sipas informacioneve të MIA-s nga Athina, theksuan edhe “sa hipokrit dhe i rrezikshëm është populizmi nacionalist që është zhvilluar në të dyja anët”. Paralelisht ata ranë…

Lexo më Shumë

Arbër Ademi nga Fronti Europian, i ftuar në emisionin Klan Debat në Klan M, ka shprehur shqetësimin e tij për një marrëveshje që sipas tij po cenon legjitimitetin e votës së lirë të qytetarëve. Ademi ka deklaruar se për tre ditë me radhë ka alarmuar opinionin për trysnitë që po ushtrohen ndaj anëtarëve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), duke synuar të minimizojë vlerën e votës së qytetarëve. Sipas Ademit, marrëveshja në fjalë synon të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve në favor të partive maqedonase dhe në dëm të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke i hequr këtij të fundit dy…

Lexo më Shumë

Unë shoh një dritë në fund të tunelit që mund të realizohet shumë shpejt, tha Arben Taravari, kryetar i Aleancës së Shqiptarëve (AA), në sonte në “Top Tema” në Telma. Ai theksoi se ndryshimet kushtetuese janë parakusht për vazhdimin e procesit euro integrues të Maqedonisë së Veriut. “Ka propozime nga të dyja palët, por të jem i sinqertë, ne kemi sugjerime edhe nga miqtë tanë që janë ekspertë ndërkombëtarë në atë drejtim dhe gjatë kësaj periudhe do të jenë mjaft aktivë mes Shkupit dhe Sofjes dhe kjo është sinqerisht, mjaft lehtësuese”, ka thënë Taravari. Kreu i AA-së theksoi se ka…

Lexo më Shumë

Ndërmarrja publike “Parqet dhe gjelbërimi” përmes një komunikate me shkrim është përgjigjur në lidhje me atë nëse ka kontratë me qeverinë për mirëmbajtjen e oborrit të ndërtesës së qeverisë. Nga “Parqet dhe gjelbërimi” thonë se kompania e tyre nuk ka lidhur një marrëveshje të tillë me Qeverinë. “NP “Parqet dhe gjelbërimi” është përgjegjëse për mirëmbajtjen e gjelbërimit në parqet, bulevardet, tubacionet dhe rrugët kryesore nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit, si dhe pyjet e parkut Vodno, Gazi baba, Saraj dhe Matkë”. Pjesa tjetër e gjelbërimit në lagje dhe mes blloqeve është në përgjegjësinë e bashkive, ndërsa oborret në të gjitha…

Lexo më Shumë

Presidentja Gordana Siljanovka Davkova sot i priti rektorët e universiteteve shtetërore “Shën Cirili e Metodi” – Shkup, “Goce Dellçev” – Shtip, “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir, Universsiteti në Tetovë dhe “Nëna Terezë” – Shkup. Në takim, siç kumtoi kabineti i presidentes, në të cilën morën pjesë rektorja prof.dr. Biljana Angellova, rektori prof.dr. Jusuf Zejneli, rektori prof.dr. Dejan Mirakovski, prorektori prof.dr. Jove Talevksi dhe prorektori prof.dr. Beki Fetai, u dërguan urime për zgjedhjen e presidentes Siljanovska Davkova dhe u shprehën pritje për bashkëpunimin e suksesshëm. Siç është cekur në kumtesë, bashkëbiseduesit këmbyen mendime për reformat rrjedhëse në arsimin e lartë…

Lexo më Shumë

Njësia për korrupsion në Departamentin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda, në Prokurorinë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ka paraqitur kallëzim penal kundër D.B. (45) nga Tetova, për shkak të ekzistimit të dyshimit të kryerjes së veprës penale “keqpërdorim i procedurës për shpallje publike, ndarjes së kontratës për prokurim publik ose partneritet publiko-privat” dhe “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe ndaj R.B.(72) dhe A.H.(40) nga Tetova, për shkak të dyshimit të bazuar për veprën penale të kryer “ndihmë” nga neni 24 në lidhje me veprën penale “keqpërdorimi i procedurës për thirrje publike, dhënien…

Lexo më Shumë