Author: Jeta almakos

Në komunën e Zhelinës do të ketë rivotim në vendvotimin 2101. Bëhet fjalë për vendvotim në fshatin Llërcë, ku është konstatuar se një fletëvotimi është e tepërt. Ankesa është bërë nga koalicioni VLEN. Koalicioni VLEN ka 10 ankesa për njësinë e gjashtë zgjedhore. Ankesa ka edhe VMRO-DPMNE-ja dhe partitë tjera. Gjithsej 27 ankesa kanë arritur në adresë të KSHZ-së. Pas pranimit të njërës ankesë, pala tjetër ka të drejtën e ankesës plotësuese në Gjykatën Administrative e cila duhet të vendos në afat brenda 24 orëve.

Lexo më Shumë

Gjykata Apelit në Gostivar gjatë ditës së premte ka kthyer në rigjykim rastin e Spitalit modular në Tetovë. TV21 mëson se gjatë ditës së premte lënda ka arritur në gjykatën e Tetovës, por rigjykimi i rastit ende nuk dihet se kur do të fillojë. Ne gjatë ditës së sotme kontaktuam me familjarët e personave të cilët humbën jetën në këtë rast tragjik. Ata shpresojnë se rasti do të zgjerohet dhe në bankën e të akuzuarve do të ulen përgjegjësit për djegien e spitalit. “Kam theksuar se ka edhe njerëz që nuk janë në bankën e të akuzuarve, po në këtë…

Lexo më Shumë

Edhe pse duhej të vazhdonin sot bisedimet mes grupeve të punës mes VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së, megjithatë, këto bisedime nuk do të zhvillohen gjatë kësaj dite. Nga koalicioni VLEN për TV SHENJA, kanë njoftuar se pritet që të caktohet nga një përfaqësues nga partitë e koalicionit e që do jenë pjesë e grupit punues, fillimisht për të përputhur programet zgjedhore dhe më pas për të arritur edhe marrëveshje përfundimtare për formimin e qeverisë së re. “Për momentin pritet të caktohet nga një përfaqësues prej partive të koalicionit po ashtu edhe nga VMRO-DPMNE dhe më pas të bisedohet për përputhjen e programeve.…

Lexo më Shumë

Pas publikimit të fotografisë së Nevzat Bejtës ish kryetarit të Komunës së Gostivarit nga BDI me Izet Mexhitin nga koalicioni VLEN ka reaguar ministri i Ekonomisë Kreshinik Bekteshi. Siç duket statusi i ministrit Bekteshi në Fejsbuk ka qenë për Bejtën. “Tigri u lag, u bë macë! Vetting më të natyrshëm sdo kishte mund me pas!”, ka shkruar Bekteshi.

Lexo më Shumë

Qamuran Hirda dhe bashkudhëtari i tij, Adem Aljiq nga Graçanica, Bosnje e Hercegovinë, kanë njoftuar se me biçikletë kanë arritur në Mekës për të kryer Haxhin. Ata dy ishin nisur më 1 prill nga Shkupi, dhe gjatë ditës së djeshme, kanë arritur në vendin e shenjtë të Mekkes. Për më tepër vetë Qamuran Hirda, i cili, është 57 vjeç, ka përshkruar në detaje tërë udhëtimin që kanë bërë. Ja dhe postimi i tij i plotë: Falë Allahut Xh.Sh. Ma mundësoi të arrij qëllimin tim ti bëj afro 4000 km dhe ja sot jam në Mekken e bekuar me dat 11.maj…

Lexo më Shumë

Gordana Siljanoska Davkova u lind në Ohër më 11 maj 1953. 71 vjeçarja pas saj ka një biografi të gjerë të gërshetuar me një angazhim të gjerë si profesoreshë universitare dhe protagoniste në politikën e Maqedonisë së Veriut. Ajo është profesoreshë e pensionuar, por e dalluar në lëndën e së drejtës kushtetuese dhe sistemit politik. Arsimin fillor dhe të mesëm ka përfunduar në Shkup, fakultetin juridik dhe magjistraturën në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup, ndërsa doktoraturën e kreu në Fakultetin Juridik në Lubjanë. Karrierën e saj si profesoreshë universitare e ka nisur në vitin 1989 në fakultetin juridik…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komisionit europian Ursula von der Lajen sot pasdite përmes rrjetit social X tha se Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me aderimin në BE përmes zbatimit të reformave dhe respektimit të marrëveshjeve të lidhura, mes të cilave është edhe Marrëveshja e Prespës. –Që Maqedonia e Veriut ta vazhdojë rrugën e saj të suksesshme drejt BE-së, më e rëndësishme është që ta vazhdojë rrugën e reformave dhe respektimit të plotë të marrëveshjeve obligacione, përfshirë edhe Marrëveshjen e Prespës, shkroi Ursula von der Lajen.

Lexo më Shumë

Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami pjesë e koalicionit VLEN ka uruar presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova. “Sot mora pjesë në seancën e inaugurimit të presidentes së re znj. Gordana Siljanovska Davkova. I uroj sukses në mandatin e saj. Po ashtu uroj që ta përfaqësojë vendin me dinjitet dhe të kontribuojë në rritjen e demokracisë dhe vlerave europiane”, ka shkruar Kasami në Fejsbuk.

Lexo më Shumë

“Provokim nga Siljanovska” është komenti i disa mediave greke në tekstet për inaugurimin e presidentes së re Gordana Siljanovska Davkova për shkak se gjatë deklaratës solemne ajo nuk e përmendi emrin kushtetues – Republika e Maqedonisë së Veriut. Anashkalimi i emrit Maqedonia e Veriut, gjatë betimit solemn dhe fjalimit në Parlament të Presidentes së re, Gordana Siljanovska Davkova, bëhet lajm dite në Greqi. “Kursi evropian i RMV-së varet nga përdorimi i emrit kushtetues” – ka qenë reagimi i menjëhershëm I Ministrisë së Jashtme greke. Athina zyrtare thotë se veprimet e Siljanovskës, paraqesin shkelje të marrëveshjes dhe Kushtetutës, duke rikujtuar se…

Lexo më Shumë

Testi i provimeve të Maturës Shtetërore për nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut, këtë vit do të mbahet në sallat sportive apo korridoret e shkollave dhe jo si deri më tani në klasa ku kishte nga 15 nxënës. Ky vendim nga Ministria e Arsimit është marrë për të shmangur të gjitha parregullsitë gjatë mbajtjes së provimeve që janë pjesë e Maturës Shtetërore. Testimi më rigoroz, thonë nga Ministria e Arsimit, do të kontribuojë dhe për seleksionimin më të drejtë të nxënësve në fakultete, për të cilat ka më shumë interesim. Testimi i maturantëve me rregulla të reja…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë nga Aleanca për Shqiptarë, Krenar Lloga në një postim në Fejsbuk ka theksuar se os respektimi i emrit kushtetues të shtetit e bën betimin e Siljanovskës NUL (të pa vlefshëm). “Ose përsëritje e procedurës ose Jovan Mitrevski (Kryetar i Kuvendit) duhet të marrë funksionin e Kryetarit të Shtetit si ushtrues detyre”, ka shtuar LLoga.

Lexo më Shumë