Author: Jeta almakos

Sot është mbajtur takimi i parë mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it për formimin e Qeverisë së re. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i shoqëruar nga nënkryetarët e partisë së tij Aleksandar Nikollovski, Vlado Misajlovski, Timço Mutsunski dhe Gordana Koçoska Dimitrieska ishin përballë krerëve të VLEN, Arben Taravari, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi. VMRO – DPMNE përmes një komunikate njoftoi se janë dakorduar parimet e përgjithshme të bashkëpunimit për qeverinë e ardhshme, të cilat do të bazohen në tre postulate: integrimi evropian, zhvillimi i përshpejtuar ekonomik, lufta kundër krimit dhe korrupsionit dhe sundimi i ligjit. “Është konstatuar se të dyja…

Lexo më Shumë

Bashkim Bakiu nga VLEN pas përfundimit të takimit mes liderëve të koalicionit VLEN dhe Hristijan Mickoskit, liderit të VMRO-DPMNE-së ka theksuar se negociatat po shkojnë në drejtim të duhur. “Negociata shkojnë në drejtim të duhur dhe më vonë do të informoheni me komunikatë për detaje, nalt poshtë nga e hëna fillojnë të formohen edhe grupet për të realizuar negociatat”, tha Bakiu. https://www.facebook.com/share/v/3TF6ATg62kzbANn3/?mibextid=w8EBqM

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, thotë është duke u përgaditur një skenar i errët inxheneringu për të devijuar vullnetin e popullit dhe ligjitimitetin. Ademi tha se po tentohet që  Frontit Europian t’u merren dy mandate në njësitë zgjedhore numër 5 dhe 6, nëpërmjet ankesave të dorëzuara nga partitë tjera politike në KSHZ edhe pse siç tha, nuk ka pasur parregullsi. Ai tha se këtë rast e  kanë paraqitur në organizatat ndërkombëtare. ARBËR ADEMI, ZËDHËNËS I BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM “Partitë e tjera politike, mbi bazë të një marrëveshje të fshehtë joparimore, duke shkelur vullnetin e popullit, në…

Lexo më Shumë

Me rastin e Ditës evropiane të flamurit, sot në organizim të Lëvizjes Evropiane, është mbajtur marshi i planifikuar alpinist deri te maja e Vodnos, ku morën pjesë euroambasadori Dejvid Gir dhe kryetarja e Lëvizjes Evropiane, Mileva Gjurovska. Marshi filloi para selisë së Bashkimit Evropian, ku Gir dhe Gjurovska kanë bërë këmbimin e flamujve të BE-së dhe Maqedonisë së Veriut, pas çka u nisën drejt majës së Vodnos, ku do të vendosen dy flamujt. Euroambasadori Gir e ka theksuar këmbimin e flamujve të Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut, si dhe vendosjen e tyre në majën e Vodnos, dhe ka shprehur…

Lexo më Shumë

Tre ish-ministra të Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut janë tani zyrtarisht deputetë në parlamentin e ri, pas rezultateve fillestare të zgjedhjeve. Venko Filipçe nga LSDM dhe koalicioni, Bekim Sali nga koalicioni “VLEN”, dhe ministri aktual i Shëndetësisë, Ilir Demiri nga koalicioni “Fronti Evropian”, kanë fituar mandate parlamentare, duke u ulur në karriget e montimit. Venko Filipçe, i cili ka qenë në krye të listës në Zonën e 4-të zgjedhore, ka premtuar se do të jetë një deputet aktiv dhe ka në plan të paraqesë ndryshime në ligjin për shëndetësinë për të adresuar statusin e specialistëve privatë. “Do të mundohem ta…

Lexo më Shumë

Në një takim të mbajtur sot, lideri i Frontit Europian, Ali Ahmeti, ka bërë prezantuar një deklaratë të përbashkët politike, e cila u nënshkrua nga liderë të partive politike, duke përfshirë Arben Taravarin, Afrim Gashin, Bilall Kasamin dhe Izet Mexhitin. Dokumenti i nënshkruar më 13 janar nga të gjithë liderët e përmendur, përfshirë Ahmetin, shpreh një angazhim të fortë për bashkëpunim dhe qeverisje vetëm me ato parti politike që mbështesin ndryshimet kushtetuese për integrimin e vendit në BE. ALI AHMETI, KRYETAR I BASHKIMIT DEMOKRATIK PER INTEGRIM “Ky dokument i nënshkruar është i deponuar dhe ne nënshkruesit të gjithë e dimë…

Lexo më Shumë

Shpresoj që ato gjëra që u dëgjuan para zgjedhjeve nuk do të jenë qëndrim zyrtar i Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut pas zgjedhjeve, sepse nëse kjo ndodh do të kemi probleme. Kështu ka deklaruar kryeministri i Greqisë, Kyriankos Mitsotakis, në një intervistë për televizionin grek Alfa” në lidhje me deklaratat nga VMRO-DPMNE për mundësinë e mosnjohjes së emrit Maqedonia e Veriut. Ai tha se edhe nëse Qeveria nuk është dakort me këtë, duhet të ketë respekt në kuadër të vazhdimësisë së shtetit. KYRIANKOS MITSOTAKIS, KRYEMINISTËR I GREQISË “Dua të jem i qartë. Unë personalisht nuk kam qenë dakord…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti Është shprehur se brenda koalicionit VLEN mbretëron unitet i madh dhe nuk ka kurrfarë ndasish. Në intervistën për radion Kanal 77 Mexhiti ka thënë se uniteti mes partive anëtare në VLEN është aq i lartë, transmeton lideri.mk, sa që pas zgjedhjeve mund shkrihen në një parti të vetme. Sipas Mexhitit, uniteti brenda VLEN Është më i madh se uniteti brenda Frontit Evropian, madje duke bë parashikim se ky Front mund të shpërbëhet. Në të njëjtën intervistë, Mexhiti flet edhe për negociatat me VMRO DPMNE për formim të qeverisë së ardhshme, por edhe për çështje…

Lexo më Shumë

Arbër Ademi nga BDI ka theksuar se Frontit Europian disa parti politike dëshirojnë t’ja marrin dy mandate në njësin zgjedhore numër 5 dhe 6, edhe pëkundrejt asaj se nuk janë konstatuar parregullsi. “Partitë e tjera politike në bazë të një marrëveshje të fshehtë jo parimore duke shkelur vullnetin e popullit në mënyrë të orkestruar kanë parashtruar kundërshtime gjegjësisht ankesa për vendvotimet të caktuara në NJZ5 dhe NJZ6 për të cilat nuk është konstatuar asnjë parregullsi gjatë dhe pas mbarimit të procesit zgjedhor. Qëllimi është i qartë Frontit Europian dëshirojnë t’ja marrin dy mandate”, tha Ademi.

Lexo më Shumë

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Timço Mucunski sonte paralajmëroi se nesër pritet të fillojnë bisedimet për bashkëpunim eventual me koalicionin VLEN rreth qeverisë së ardhshme. Nuk pret që menjëherë të arrihet marrëveshje, edhe pse marrëveshja, siç tha, është e sigurt “nëse ekziston besimi i mirë, pritje reale dhe fokus në politikat në interes të qytetarëve”. Sipas tij, ende nuk është bisedeuar me VLEN-in për çështjet dhe kërkesat konkrete lidhur me pjesëmarrjen e tyre eventuale në përbërjen e ardhshme qeveritare. “Nesër do të fillojnë bisedimet. Gjithsesi, jam i bindur se nuk do të gjejmë gjuhë të përbashkët menjëherë në takimin e parë. Do…

Lexo më Shumë

Kryesia Qendrore e BDI-së u mblodh sot në selinë në Reçicë të Vogël për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend të krijuara pas zgjedhjeve të 8 majit. BDI, si udhëheqëse e Frontit Europian, në konsultim me të gjitha partitë e tjera që e përbëjnë këtë koalicion, po bashkërendojnë aktivitetet e rradhës që do t’i ndërmarrin ditëve në vijim Sipas burimeve të TV21, liderët nesër do të takohen dhe do të dërgojnë porosi dhe paralajmërim serioz deri te VMRO-DPMNE-ja të mos luaj me shqiptarët dhe të mos nënçmohet vullneti i shumicës së shqiptarëve si komuniteti i dytë më…

Lexo më Shumë

Ish-ministri gjerman i Punëve të Jashtme dhe kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme në Bundestagun gjerman, Mihael Rot, konsideron se fitorja e VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e dyfishta është goditje e rëndë për ambiciet e BE-së dhe se për këtë nuk është përgjegjës vetëm qeveria e mposhtur socialdemokrate, por edhe vendet e BE-së që i evropianizuan problemet dypalëshe dhe i shantazhuan. “Nacionalizmi i djathtë triumfoi në Maqedoninë e Veriut. Një goditje e rëndë për ambiciet e BE-së. Për këtë nuk është përgjegjës vetëm qeveria e mposhtur socialdemokrate, por vendet e BE-së që evropianizuan problemet dypalëshe dhe i shantazhuan. Nëse ne…

Lexo më Shumë