Author: Jeta almakos

Ziadin Sela i “Frontit Europian” në një intervistë për “Balkan Update” në ABC News, foli për zgjedhjet dypalëshe që u mbajtën ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut. Koalicioni shqiptar “Fronti Evropian” i Ali Ahmetit arriti të sigurojë 19 mandate. Sela u shpreh se faktori politik duhet t’i lërë daullet dhe të mendojë për unifikim, ndërsa tha se shqiptarët duhet t’i thërrasin mendjes. “Fronti Evropian triumfoi! Kjo vjen si pasojë e rënies së LSDM-së që qeverisi që nga viti 2017. Ka pasur disa marrëveshje që janë dashur për t’u bërë. Këto kanë ndikuar që opozita maqedonase ta shfrytëzojë duke gjetur…

Lexo më Shumë

Kryetari i opozitës shqiptare, Sali Berisha, publikoi një mesazh me rastin e fitores së partisë së djathtë VMRO në votimet e zhvilluara në Maqedoninë e Veriut. POSTIMI I PLOTË Në Republikën e Maqedonisë së Veriut fiton Partia VMRO. Të dashur miq, në një proces zgjedhor demokratik, Partia më e madhe opozitare VMRO, parti simotër e Partisë Demokratike të Shqipërisë, e udhëhequr nga Kristian Mickivski fitoi dje zgjedhjet Parlamentare dhe presidenciale në Republiken e Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast i përcjell urimet më të mira Kryetarit të VMRO zotit Mickovski për suksesin elektoral të shkëlqyer të VMRO nën udhëheqjen e…

Lexo më Shumë

Liderët e VLEN-it pritet të takohen sot, pas çka pritet të caktohen grupet e punës për bisedime për anëtarësim në qeveri. Bilall Kasami nga VLEN thotë se gjatë javës tjetër pritet të nisin bisedimet për formimin e qeverisë së re. I pyetur nëse ai personalisht do të marrë funksion në ekzekutiv, Kasami tha se do të vazhdojë punën si kryetar i komunës së Tetovës. “Brenda kësaj jave do të duhet t’i kemi të gatshme grupet e punës dhe nëse jo, për vikend me siguri nga e hëna mund të nis formalizimi edhe i takimeve dhe koordinimit të aktiviteteve rreth formatimit…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, e ka uruar VMRO-DPMNE-në për fitoren në zgjedhjet e djeshme parlamentare të mbajtura në Maqedoninë e Veriut. Duke thënë se tani është detyrë e VMRO-DPMNE-së që ta formojë qeverinë e re me koalicion, Bislimi ka shprehur gatishmërinë e qeverisë për bashkëpunim. “Kosova është e gatshme të punojë së bashku drejt formimit të marrëdhënieve ndërshtetërore dhe bashkëpunimit rajonal në frymën e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë”, tha Bislimi.

Lexo më Shumë

Ali Ahmeti ka komentuar rezultatet nga zgjedhjet parlamentare të realizuara më 8 Maj. Pasi ka falënderuar qytetarët për votën e dhënë ai ka theksuar se fitorja dhe legjitimiteti i Frontit Evropian. “Të nderuar qytetarë, Ju faleminderoj nga zemra për votën tuaj në zgjedhjet parlamentare të 8 majit që nxorri fitues të padiskutueshëm Frontin Europian dhe kauzën tonë europiane me 19 mandate deputetësh, madje duke na bërë forcën e dytë politike në vend. Faleminderoj të gjithë aktivin politik të Frontit në të gjitha njësitë zgjedhore për kontributin e tyre në këtë rezultat të shkëlqyeshëm zgjedhor. Këtë besim tuajin ju premtoj se…

Lexo më Shumë

Duke u bazuar në rezultatet e publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, te kampi maqedonas fitues absolut është VMRO-DPMNE me 58 mandate deputetësh, ndërsa te kampi shqiptar fitues doli Fronti Europian me 19 mandate deputetësh. Megjithatë, gjatë formimit të qeverisë, ashtu edhe siç ka paralajmëruar vet kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, do ta anashkalojë Frontin Europian dhe do t’i fillojë negociatat me koalicionin VLEN. Këtë e konfirmoi sot edhe nënkryetari i kësaj partie, Timço Mucunski. Ai tha që komunikimi mes dy palëve tanimë ka filluar. “Z.Mickoski dje qartë tregoi se ka realizuar tanimë komunikim me liderët e opozitës shqiptare. Ky komunikim…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut e përfundoi procesin e votimit. Dy ciklet zgjedhore të mbajtura më 24 prill dhe 8 maj, u kurorzuan me fitoren e VMRO-DPMNE-së, partia e cila fitoi më së shumti vota, mbi 400 mijë vota. Kurse partia që edhe vetw e pranoi humbjen ishte LSDM, e cila nuk mori më shumë se rreth 150 mijë vota. Votat e koalicioneve më të mëdha të përkthyera në mandate deputetësh janë, VMRO 58 dhe LSDM 18 mandate deputetësh. Tek kampi shqiptarë, Fronti Evropian fitoi mbi 137.486 vota ose 19 deputetë, kurse koalicioni VLEN, 106.991 vota ose 13 mandate. Risi në këto…

Lexo më Shumë

Visar Ademi Tani mund ti bejme me qetesi analizat e asaj qe ndodhi kete muaj. Ja 10 konkluzat (sipas meje) qe na dhuruan keto zgjedhje: 1. BDI duhet patjeter te reformohet me kuadro te reja. Ekipi kryesor i BDIse akoma mbahet nga njerez qe kane hyre ne parti si te rinj ne moshe a tash mezi i shohin shkronjat edhe me syza (me dioptri per afer 🙂 2.Fronti duhet ta kupton qe fuqia e saj inkluzive (e gjitheperfshirjes) nuk nenkupton qe patjeter te inkorporoj edhe kryetar partie per tu shpetuar karriera politike kur humbja oportune eshte shume me larte se…

Lexo më Shumë

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, pas rezultateve të zgjedhjeve më 8 Maj në Maqedoninë e Veriut, theksoi se së shpejti do të bëhet e qartë nëse presidentja e sapo zgjedhur, Gordana Siljanovska-Davkova dhe partia që fitoi me dallim të dukshëm në zgjedhje VMRO-DPMNE, do të punojnë për perspektivën evropiane të vendit apo do të shkojnë në drejtim tjetër. RUMEN RADEV, PRESIDENT I BULLGARISË “Unë kam qenë gjithmonë për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, por në përputhje me parimet e fqinjësisë së mirë dhe kriteret e Kopenhagës për anëtarësim. Dhe kjo do të thotë ndryshim i Kushtetutës dhe respektim i…

Lexo më Shumë

Zëvendësministrja shtesë e punës dhe politikës sociale Jovanka Trençevska, sot në profilin e saj në Facebook ka njoftuar se po largohet nga pozita e kryetares së forumit të grave të LSDM-së. Ajo theksoi se po tërhiqet nga strukturat partiake plotësisht e përgjegjshme dhe e vetëdijshme, me sigurinë se nuk e ka tradhtuar besimin që i është dhënë. JOVANKA TRENÇEVSKA ZËVENDËSMINISTRE PLOTËSUESE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE “Me ditën e djeshme të zgjedhjeve treguam se jetojmë në një shtet demokratik ku pushteti i takon popullit. Ashtu siç duhet të jetë. Faleminderit të gjithë qytetarëve që dolën dje dhe e dhatë votën…

Lexo më Shumë

Gjithçka nisi nga pakënaqësitë brenda Bashkimit Demokratik për Integrim. Një grup integristësh, që më pas do të merrte emrin Grupi i Zjarrit, kishin kritika për punën e ministrave që vinin nga radhët e partisë së tyre. -Madje ka edhe emër, Grupi i Zjarrit, që ka dalë në opinion. -Nuk e di, tha Blerim Bexheti në Click Plus. -Unë kështu kam dëgju, po iu qeshet… Ata që më zëshëm i artikulonin pakënaqësitë e tyre ishin Musa Xhaferi, Blerim Bexheti, Nevzat Bejta dhe Izet Mexhiti. “Do votoj për këtë qeveri me vërejtjet personale që kam ndaj një pjese të ekzekutivit. Është debat…

Lexo më Shumë