Author: Jeta almakos

Duke u bazuar në rezultatet e publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, te kampi maqedonas fitues absolut është VMRO-DPMNE me 58 mandate deputetësh, ndërsa te kampi shqiptar fitues doli Fronti Europian me 19 mandate deputetësh. Megjithatë, gjatë formimit të qeverisë, ashtu edhe siç ka paralajmëruar vet kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, do ta anashkalojë Frontin Europian dhe do t’i fillojë negociatat me koalicionin VLEN. Këtë e konfirmoi sot edhe nënkryetari i kësaj partie, Timço Mucunski. Ai tha që komunikimi mes dy palëve tanimë ka filluar. “Z.Mickoski dje qartë tregoi se ka realizuar tanimë komunikim me liderët e opozitës shqiptare. Ky komunikim…

Lexo më Shumë

Nga Anisa Bahiti, Drejtore e Infoweb Media, Analiste Dje u mbajtën zgjedhjet në Republikën fqinje të Maqedonisë së Veriut. Rezultati ishte i qartë dhe i pritshëm, përmbysje totale dhe e thellë e pushtetit të 8 viteve të fundit LSDM-BDI. LSDM shkoi në rezultatin më të keq historik të vetin me 18 deputetë, një deputet më pak se BDI, partneri shqiptar në koalicion për 8 vite. Po pse ndodhi kjo përmbysje? Janë 10 arsyet që do rendisim, por ndoshta dhe më shume. 1. VMRO-DPMNE pas ikjes 6 vjet më parë të Nikola Gruevskit dhe humbjes se zgjedhjeve vendore, nuk bëri arnime,…

Lexo më Shumë

OSBE-ODIHR vlerësoi se procesi i votimit është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe demokratike. Sipas misionit vëzhgues ndërkombëtar në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare u votua në atmosferë konstruktive pavarësisht fragmentizimit dhe polarizimit të fuqishëm të partive politike. Përfaqësuesi i OSBE-ODIHR-it tha se nga 430 vëzhguesit ndërkombëtarë, të cilët ishin të angazhuar në këtë periudhë në vend, kanë detektuar edhe parregullsi të vogla në mosrespektim të procedurave nga anëtarët e këshillave zgjedhorë në vendvotimet në nivel vendi. “Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare ishin kompetitive, edhe pse procesi mbetet jo aq sa duhet i rregulluar. Korniza ligjore ka dhënë shumë mundësi për zgjedhje…

Lexo më Shumë

Në përbërjen e re të Parlamentit, hyjnë edhe partia “E Majta” dhe Lëvizja “Znam”. Partitë tjera që garuan në zgjedhjet parlamentare nuk shënuan rezultate të dukshme. Në parlamentin e ri me nga 6 deputetë hyjnë edhe “Levica” dhe Lëvizja “Znam”. Partia e Apasievit fitoi 12.000 vota më tepër se e Dimitrievskit. Dimitar Apasievi i “Levicës” paralajmëroi se kërkesa e parë e partisë do të jetë që vendi të bëhet një njësi zgjedhore. “Levica fitoi 67.338 vota dhe me 26.000 vota tejkaloi rezultatin e kandidates së tyre presidenciale Biljana Vankovska që në rrethin e parë kishte fituar 41.331 vota. Ndryshe ishte…

Lexo më Shumë

Danela Arsovska, aktulisht kryetarja e Shkupit, në zgjedhjet parlamentara me partinë e saj “Alternativa e re”, në Qytetin e Shkupit, ka marrë vetëm mbi 2000 vota. Në njësinë 1, ajo ka siguruar 1.571 vota apo 0,85%, ndërsa në Njësinë 2 ajo ka marrë 1109 vota apo 0,63%. Kujtojmë se Arsovska në zgjedhjet lokale të vitit 2021, ajo pati kandiduar si kandidate e pavarur në Qytetin e Shkupit, dhe ka arritur të fitojë./ Alsat.mk

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angela Aggeler, e ka uruar presidenten e re të zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, duke e quajtur zgjedhje historike, meqë është presidentja e parë grua në këtë shtet. Aggeler ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin synimet e Maqedonisë për siguri, prosperitet dhe integrim të plotë euroatlantik. “Urimet e mia të përzemërta Gordana Siljanovska-Davkova për zgjedhjen e saj historike si presidentja e parë grua e Maqedonisë së Veriut. Urime edhe për të gjithë ata qytetarë që ushtruan të drejtën e votës dje në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Artan Grubi ka bërë reagimin e parë pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare. Ai ka shkruar se Ali Ahmeti është i dhe se Fronti Evropian ka shënuar fitore absolute. “ALI AHMETI I PAMPOSHTUR! Fitore absolute e Frontit Europian me 19:13 dhe për herë të parë në histori jemi forca e dytë në shtet. Urime të gjithë qytetarëve dhe ju faleminderoj për përkrahjen gjatë këtyre muajve”, ka shkruar Artan Grubi.

Lexo më Shumë

Para selisë së OBRM-PDUKM-së në Shkup mbështetësit e kësaj partie festojnë fitoren në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Sipas rezultateve të fundit të KSHZ-së, Gordana Siljanovska -Davkova ka arritur të fitojë 235.552 vota, ndërsa Stevo Pendarovski 111.703 vota nga 50% të vendvotimeve të numëruara. Ndërkaq, sipas KSHZ-së, në zgjedhjet parlamentare OBRM-PDUKM ka arritur të fitojë deri tash 59 mandate, kundrejt LSDM-së e cila ka arritur të fitojë 18 mandate, 1 më pak se Fronti Evropian. Kujtojmë se mandate ka arritur edhe koalicioni VLEN 13, E majta e Dimitar Apasievit 6 dhe ZNAM 5, por ende nuk janë numëruar të gjitha vendvotimet.

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së gjatë paraqitjes së parë pas përfundimit të zgjedhjeve, pranoi se partia që drejtohej nga ai përjetoi goditje të fortë në këto zgjedhje, duke i quajtur zhgënjyese rezultatet e zgjedhjeve të 8 majit. Ai tha se nuk do të merr vendime të përshpejtuara duke u bërë thirrje organeve partiake që të nisin zgjedhje brendapartiake në nivelin lokal dhe qendror. Ai gjithashtu tha se duhet të mbahet edhe Kongresi i Llogaridhënies. Ai paralajmëroi se nis procesi I ripërtrirjes së partisë duke bërë analiza për qeverisjen 7-vjecare vecanërisht në katër vitet e fundit, që sipas tij, sollën realitetin e sotëm…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase, VMRO-DPMNE, po prin në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, sipas rezultateve paraprake të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Në këto zgjedhje, që u mbajtën më 8 maj, të drejtë vote kishin 1.8 milion qytetarë të Maqedonisë së Veriut. Nga rreth 55 për qind të rezultateve të përpunuara, kandidatja e VMRO DPMNE-së për president, Gordana Silanovska-Davkova ka fituar mbi 63 për qind të votave, ndërsa kundërkandidati i saj, presidenti aktual, Stevo Pendarovski, ka fituar rreth 30 për qind të votave. Dalja në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ishte 46.31 për qind, që nënkupton se është…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në konferencë për media, së bashku me liderët tjerë të Frontit Evropian, ka falënderuar gjithë qytetarët që kanë marrë pjesë në zgjedhjet, të cilat sipas tij, kaluan me standarde të pranueshme dhe është një provim i shtetit institucioneve, për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Ali Ahmeti tha se ata në këto zgjedhje kanë dalë fitimtar dhe krenar. “Të gjithë këta aktivist të jenë krenar sepse jemi forca e dytë politike, Fronti Evropian. Me një dallim me oponentin por realisht oponent kryesor kemi patur VMRO-në sepse VMRO ka ndihmuar shumë VLEN-in. Por dallimi është…

Lexo më Shumë