Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski ka deklaruar se dalja për zgjedhjet presidenciale është 46,31% ndërsa e parlamentareve 53,30%. Deri në orën 18:30 kanë arritur të dhënat për daljen nga gjithsej 3186 vendvotime për president. “Tani mund të thuhet se censusi është arritur”, ka deklaruar kryetari i KSHZ-së, Dashtevski.
Author: Jeta almakos
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, menjëherë pas realizimit të së drejtës së votës, ka dhënë një deklaratë për media. “Dua të dërgoj tre mesazhe.” E para është t’u thuhet qytetarëve të Republikës së Maqedonisë të kenë pjesëmarrje masive. E dyta është se gjatë fushatës kam paralajmëruar dy skenarë të mundshëm, të cilët i shohim si realitet. Ai grup politikanësh që në emër e kanë fjalën europiane dhe nuk e kanë as “e”-në europiane, kanë ngecur në të kaluarën, në shekullin e 18-të dhe ky do të jetë një ndëshkim i madh i qytetarëve për këto politika retrograde dhe mbrojtëse”, tha…
Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët ka bërë të ditur se ka votuar për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale, transmeton TV21. Në paraqitjen para mediave, Taravari tha se nesër “nesër zbulojmë pikat programore të VLEN-it. Pika e parë – rruga evropiane”.
Ziadin Sela, lider i ASh-së në Frontin Europian ka hedhur vetëm fletëvotimin në kutinë për zgjedhjet parlamentare, dhe jo edhe për ato presidenciale, transmeton TV21. Pasi realizoi të drejtën e votës, Sela tha se qytetarët nuk duhet të kushtëzohen dhe të zgjedhin të lirë për platformën që do t’i përfaqësojë në Qeverinë e ardhshme.
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, thotë se partia e tij do të aplikojë në bujqësi programin e partisë maqedonase VMRO që e zbatoi gjatë qeverisjes në vendin fqinj. Meta thotë se kjo parti do të fitojë zgjedhjet presidenciale. Reagimi: Kënaqësi të bisedoja sot nga pranë me Doktoreshë Silvana Bajramin, e cila nga dje është Kryetare e Komisionit për Bujqësinë dhe Ushqimin në Partinë e Lirisë. Si një profesioniste e vërtetë dhe plot energji pozitive ajo do të dijë të luajë rolin e saj si pjesë e një ekipi të vendosur për të ndaluar shpopullimin, duke i dhënë mbështetjen…
Jam i bindur dhe shpresoj se pa marrë parasysh zgjedhjet në RMV, rruga drejt Evropës do të vazhdojë, ka deklaruar emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, në një brifing online me gazetarët. Eskobari paralajmëroi se këtë muaj largohet nga pozita si Zv/Ndihmës Sekretar amerikan për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor. “Një nga gjërat që arritëm dhe jemi të lumtur është se disa vende të Ballkanit Perëndimor janë në rrugë solide drejt integrimit euroatlantik, vecanërisht ato anëtarë të NATO-s, Shqipëria, RMV-ja dhe Mali I Zi, që tërësisht janë të angazhuar në procesin e aderimit në…
Katër shtetas të Shqipërisë kanë përfunduar spital, pas lëndimeve të marra pasi u aksidentuan në rrugën magjistrale Qafë Thanë – Podmole në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21. “Më 08.05.2024 në ora 08.10, në rrugën magjistrale Qafë Thanë – Podmole, vetura “Mercedes” me targa të Shqipërisë, me shofer Gj.A.(55) nga Elbasani, Shqipëri, ka dalë nga korsia. Në fatkeqësi, lëndime të rënda pësuan bashkëudhëtari B.H.(31), kurse lëndime më të lehta trupore kanë marrë shoferi Gj.A. dhe bashkëudhëtarë M.Xh.(51), C.P.(34) dhe D.H.(24), të gjithë nga Shqipëria, të konstatuara në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Hetim kryejnë ekipet policore”, thanë nga MPB-ja.
Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detaje incidentet gjatë ditës së djeshme kur kishte heshtje parazgjedhore. Gjatë heshtjes zgjedhore janë raportuar disa raste të gjoja agjitacion dhe ofertë ryshfeti, por pas masave të marra nga punonjësit e policisë, këto pretendime nuk janë vërtetuar deri më tani. Në Kërnjevë është raportuar se tre persona të prezantuar si anëtarë të KSHZ-së kanë ardhur në shtëpi, me qëllim që gjyshi i tij të ushtrojë të drejtën e votës nga vendvotimi nr. 2828. Një person nga Kriva Pallanka ka shpërndarë bono për mbushje të karburantit në një pompë karburanti për disa qytetarë. Në…
Një incident është regjistruar në fshatin Radush të Shkupit. Sipas informacioneve, një vëzhguesi të autorizuar të një partie politike dikush i ka shpuar gomat e makinës gjatë hyrjes në fshat. Vëzhguesve nuk u lejohet të hyjnë në vendvotimet. Thonë se i kanë sharë dhe ofenduar. Incidenti është denoncuar në KSHZ dhe polici.
Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski njoftoi se deri në ora 11:00 në zgjedhjet presidenciale jehona e votuesve është 12,87%. Dalja më e madhe në zgjedhjet presidenciale është në Probishtit, ndërsa më e vogla në Likovë. Ndërkaq jehona e votuesvë në zgjedhjet parlamentare është 13,69%. /SHENJA/
Çmimi i bukës dhe produkteve të tjera ushqimore bazë në vend nuk do të ndryshojë në dy muajt e ardhshëm, edhe pse në bursat botërore ka ndryshime në çmimet e drithit, thonë furrtarët. Ata thonë se pas dy muajsh do të bëhet sërish analizë në funksion të konfliktit ruso-ukrainas dhe turbulencave në Lindjen e Mesme, si dhe për shkak të rritjes së çmimit të naftës, që mund të nënkuptojë një çmim potencial më të lartë te lëndët e para në ushqim dhe në përgjithësi në të gjithë industrinë. Siç vlerëson Oda e Agrobiznesit e Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE), problem…
Sot (07.05.2024) në orën 15.10 në numrin e telefonit 192 është marrë njoftim anonim se në rrugën “Rashtanski pat”, rruga Partizanski dhe “Vlashki pat” në Kërçovë nga persona të panjohur me vetura “Mercedes”, “Opel Meriva” dhe “Audi”nga një parti politike kanë ofruar ryshfet, njoftoi MPB. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, shtojnë nga MPB.

