Kryetari i Lëvizjes “Znam”, Maksim Dimitrievski, ka deklaruar se asnjë përfaqësues i kësaj lëvizjeje nuk ka zhvilluar negociata për koalicione të mundshme me subjekte tjera politike. Dimitrievski tha se do të priten rezultatet zgjedhore dhe se organet partiake do të marrin vendimin për hapat e ardhshëm. “Fatkeqësisht ne shtrimë dorën për udhëheqësinë e LSDM-së me disa kërkesa dhe ata nuk e tejkaluan veten duke mbrojtur interesat e tyre personale. S`kemi biseduar as me OBRM-PDUKM-në, e as me subjekte tjera politike në vend” – tha Dimitrievski. I pyetur nëse do ta mbështesin Siljanovskën e OBRM-PDUKM-së, Dimitrievski tha se qëndrimi i tij…
Author: Jeta almakos
Një nga arsyet përse punonjësit shëndetësorë po largohen nga kujdesi shëndetësor publik i Maqedonisë, është stërngarkimi me punë administrative në vend të asaj profesionale për të cilën paguhen, thonë nga Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Maqedoni. Sipas Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë, në 5 vitet e fundit, më shumë se 300 mjekë shqiptarë janë larguar nga vendi, duke u larguar jo vetëm mjekët e rinj, por edhe ata në moshë, si dhe personeli tjetër mjekësor. “Është e qartë se mungojnë mjekët. Sipas statistikave zyrtare, më shumë se 70% e pacientëve trajtohen në spitalin shtetëror në Shkup. Ne do të parandalojmë migracionin…
Në shtabin e VLEN-it në sheshin Skënderbeu është zhvilluar një takim në mes liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe kandidatit për president nga rradhët e VLEN-it, Arben Taravari. Sipas informacioneve në këtë takim është caktuar agjenda për bashkëqeverisje, ndërsa në fokus të veçantë është lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Po ashtu, është folur edhe për orientimin strategjik të vendit e që është integrimi i Maqedonisë së Veriut në BE. Lidhur me takimin pritet të ketë edhe qëndrim zyrtar nga të dyja palët.
Safet Hasani peshkatari nga Darragjati i Shkodrës ka treguar momentin e tmerrit, ku është përballur me trupin e pajetë të 9-vjeçares, e cila u mbyt në lumin Buna. Në një intervistë për News24, ai thotë se ka qenë ora 21:00 e 4 majit, kur në mënyrë rastësore u gjet përballë një trupi nën ujë. I shokuar nga ajo pamje, peshkatari iu lut Zotit që kufoma e vajzës 9 vjeçare që u gjet nga ai e mbytur të ishte një kukull dhe jo njeri. Peshkatari njoftoi policinë dhe pasi i dërgoi me varkën e tij pak metra pas bentit të Darragjatit…
VLEN do të qëndrojë sot në Tetovë, ku në kuadër të fushatës do të mbahet tubimi përmbyllës për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 8 maj, transmeton TV21. Sipas paralajmërimit, tubimi do të mbahet në Sheshin “Iliria” në qendër të Tetovës, me fillim prej orës 20:00.
Bekim Qoku Një prind që bie në gjunjë sot para politikave të çiftit të Ramiz Merkos apo Musa Xhaferit, përgatit terrenin për fëmijët e tij që nesër të bien në gjunjë para politikave të të ngjashmëve, në mos edhe më keq, sepse ky çift politikanësh riciklon vazhdimisht veten. Një prind që voton sot për politikat e regjimit të dështuar 22 vjeçar të BDI-së, e dënon fëmijën e vet: – ta rrisin në ambiente ku mungojnë terrenet sportive dhe kushtet për rekreacion; – që fatin e tij fëmija ta kërkojë nëpër kazino e lojëra të fatit; – që të ecë rrugës…
Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 ditësh kundër një shtetasi të Maqedonisë së Veriut i cili është arrestuar nga policia e Kosovës më 3 maj në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar me kërkesë të Maqedonisë së Veriut, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. Sipas kumtesës së gjykatës në Ferizaj, kundër personit me inicialet B.K., është lëshuar fletë-arrest nga Interpoli nën dyshimin se është autor i veprave penale “Përgatitja e veprave terroriste apo veprave penale kundër rendit kushtetues” dhe “grabitje në bashkëkryerje. Kundër të dyshuarit është lëshuar fletë-arrest ndërkombëtar nga Interpoli me kërkesë nga 2…
Arbër Ademi nga Fronti Evropian në konferencë për media, tha se ata do t’i fitojnë bindshëm zgjedhjet, për shkak se, siç tha ai, ky është vullneti i qytetarëve. “Këto zgjedhje kanë rëndësi dhe simbolik të veçantë. Fitorja e agjendës evropiane ndaj asaj ruse. Fitorja e e së ardhmes më të mirë kundër tentimit për tu rikthyer mbrapa para vitit 2001. Ashtu sikurse më 24 prill, ka më shumë se një arsye se pse Fronti Evropian do të fitojë thellë edhe më 8 maj. Arsyeja më e madhe është sepse ne po ndërtojmë me vizion, ambicie punë të palodhur dhe me…
Letër e hapur për publikun nga Lluke Galeski, anëtar i KE-së së VMRO-DPMNE-së dhe Drejtor i Qendrës për Komunikim të VMRO-DPMNE-së. 06.05.2024 Është e sigurt vetëm se Maqedonia do të jetë sërish e juaja! Musa Kusa ishte një oficer i inteligjencës libiane dhe më vonë një nga ministrat e jashtëm më aktiv të regjimit të Gadafit. Ai ishte një mbrojtës i zellshëm deri në orën e fundit të të gjitha politikave të sistemit, por para se Gadafi të binte, e la dhe më pas shkoi në mërgim, duke u paraqitur si viktimë, por edhe mbrojtës i vlerave properëndimore kundër të…
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta mbajti sot homazhe te Varrezat e Dëshmoreve, ku në shenjë nderimi për të rëndët në luftë, vendosi kurora me lule. Ai pas homazheve u ndal në një prononcim për mediat, ndërsa nënvizoi faktin se sa me rëndësi është atdheu. Për lirinë duhet të sakrifikosh, madje duhet të punosh që ta ruash atë. Ishte kënaqësi që të vendosja kurorë me lule bashkë me Silva Cakën. Apo dhe Petrit Vasilin. Jemi këtu sepse besojmë te shenjtëria e gjakut të dëshmorëve. Besoj shumë te atdheu, dhe ai na duhet të jetojmë të lirë. Themeluesit e kësaj…
Lavdi Dëshmorëve dhe Heronjve të Sarandës, Vasil Laçit, Lefter Talos e Mitro Xhanit! [🇦🇱] I përjetshëm kujtimi i firmëtarit të parë të LSI dhe partizanit të orëve të para nga Saranda, Qamil Buxhelit. Mirënjohje familjes Xhixho për gjakun e derdhur për Lirinë e Shqipërisë dhe komandantët e shquar që nxori kjo familje si Gjeneralmajor Thoma Xhixho. Kënga “Për ty Atdhe” do të këndohet brez pas brezi!
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, nga tubimi qendror i Frontit Evropian, deklaroi se populli është tubuar sonte me një porosi të qartë se ata vendosin për fatin e tyre. “Ju jeni populli që vendosni me votën tuaj dhe ushtroni sovranitetin tuaj. Ju jeni këtu për t’i dhënë porosi Mickosit e gjithë kukullave të tij, se nuk vendosin ata, jeni ju popull që vendosni me votën tuaj, për ardhmërinë tuaj, dhe ashtu siç vendosët më 25 prill, po njësojë më 8 maj akoma më fuqishëm do vendosni ‘PO Evropën dhe Jo Rusinë”, tha Sela, raporton SHENJA. Zijadin Sela tha…

