Pavarësisht premtimeve dhe paralajmërimeve, Kuvendi dështoi të miratojë Ligjin për Sigurinë Rrjeteve dhe Sistemeve të Informacionit dhe Transformimit Digjital, i cili parashikonte formimin e Agjencisë Digjitale. Agjencia, parashikohej të ishte institucion udhëheqës në procesin e digjitalizimit të shërbimeve, trajnimit të qytetarëve, por edhe mbrojtjes së institucioneve nga sulmet kibernetike, të cilat gjatë periudhës së kaluar ishin të shpeshtuara. Iskra Bellçeva, nga Qendra për Menaxhim me Ndryshime vlerëson se vullneti i përbërjes së ardhshme qeveritare do të jetë kyç për të formuar Agjencinë. “Me mosvotimin e ligjit mendoj që nuk do të mund zbatohen të gjitha proceset të cilat sipas të…
Author: Jeta almakos
Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit VLEN, Halil Snopçe në aktivitetin e sotëm të rinistëve të VLEN-it, tha se në një shoqëri kur nuk shfrytëzohen kapacitet shoqërore, në atë shoqëri s’ka prosperitet. “Ne synojmë që ta risim besueshmërinë e sistemit të përgjithësi që rinia të jetë aktive. Vetëm nëse rinia është aktive ne mund të shfrytëzojmë atë energji dhe inteligjencë rinore. Rinia do të jetë aktive në qoftë se ka besueshmëri, ndërsa kur ka besueshmëri ka shpresë dhe ku ka shpresë ka aktinizëm dhe ku ka aktinizëm ka rezultat. Koalicioni VLEN synon që ta kthejë besueshmërinë, shpresën dhe ta…
Një 34-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në Polici se gjatë ditës së djeshme, është mashtruar nga dy shtetas të huaj për 25 mijë euro, në këmbimoren në Çarshinë e Shkupit, transmeton TV21. “Më 04.05.2024 në ora 19.15 në SPB Shkup H.M. (34) nga Shkupi ka denoncuar se rreth orës 15:00 në këmbimore në Çarshinë e Shkupit është mashtruar nga dy shtetas të huaj. Sipas të denoncuarës, pasi janë dakorduar që në këmbimore të ndërrojnë paratë për 25.000 euro, personat kanë ardhur me çantë me vlerën e dakorduar me para në denarë, ku njëri nga ata e ka ndërruar çantën me…
Në një ditë para përfundimit të fundjavës së zgjatur të pushimeve, qytetarët e Maqedonisë po kthehen masivisht në vendin e tyre. Pasditen e sotme, trafiku në pikat kufitare me Greqinë është i intensivuar. Në pikën kufitare Bogorodicë, vargje makinash shtrihen për dy dhe tre kilometra, pritëse për të hyrë në territorin maqedonas. Kjo ngjarje ka ndikuar në ngadalësimin e lëvizjes së makinave në këtë segment kufitar.
Që nga fillimi i fushatës për zgjedhjet e dyfishta, politikanët e vendit, gjithnjë e më shumë po hapin profile në TikTok, platformën që kryesisht tubon të rinjtë. Platforma e popullarizuar TikTok, e njohur përmes formatit për përmbajtje të shkurta e dinamike të video materialeve, po bëhet një lojtar surprizë në arenën politike të vendit. Por, si u shndërruan politikanët në influencerë dhe nëse xhirimet e shkurta mund të ndikojnë tek votuesit? Kreu socialdemokrat Dimitar Kovaçevski ka profil në TikTok, quhet “dimitarkovacevskivesti” dhe ka 292 ndjekës. Përmes një video mesazhi ai arsyeton nevojën për të patur një platformë të këtillë. Në…
Vendimi i Gjykatës së Lartë Administrative, i cili në disa raste ka përfunduar në favor të komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit, na inkurajon dhe na jep shtytje në punën tonë, thotë kryetarja e Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska, për Radio Europa e Lirë. E pyetur se sa denoncime janë bërë te antikorrupsioni që nga fillimi i fushatës e deri më tani për shkelje të Kodit Zgjedhor dhe konkretisht çfarë lloj shkeljesh janë, ajo tha se nga dita e shpalljes së zgjedhjeve presidenciale, përkatësisht parlamentare e deri më sot janë ngritur gjithsej 45 raste në fushën e parandalimit të korrupsionit. Poashtu njoftoi…
“Platforma Maqedonase” është shpëtimi i vetëm nga rreziku për federalizimin e Maqedonisë – ka deklaruar kreu i “Levicës” Dimitar Apasiev. Ai është zotuar ehe për reforma tatimore, ku sic thotë, të pasurit duhet të paguajnë shumë më tepër se punëtorët. Më shumë deputetë të “Levicës” në Parlament, do të thotë të bllokohen të gjitha politikat e dëmshme të “kosovizimit” dhe “bullgarizimit” të Maqedonisë. Ne me dy deputetë arritëm të pengojnë shumë politika të dëmshme – përkatësinë etnike nëpër letërnjoftime, privatizimin e urgjencës, ulëm cmimet nëpër spitale gjatë kohës së krizës me COVID-19. Mund ta paramendoni se cfarë mund të bëjmë…
Është përuruar sot shtatorja e heroit, Tahir Sinani në Bajram Curr. Në mesin e të ftuarve është dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili në fjalimin e tij tha se është krenari sot kur amaneti i hëronjëve si Tahir Sinani po jetësohet çdo ditë. Ahmeti tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut sot kanë kryeministër shqiptar, gjuhë, flamur, univeristete e gjithçka që dikur nuk kishin, ndërsa sot i gëzojnë të lirë brezat e rinjë. “Sot vendoset ne bronz gjenerali Tahir Sinani. Gjenerali është vendosur një ditë krashas Mic Sokolit e Bajram Currit e Sali Manit. Më…
Me plis të bardhë në Hasanbeg, në tubime në Likovë e Haraçinë, kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, sërish u bëri thirrje shqiptarëve që të reshtohen me Frontin Evropian, pasi sipas tij, përmes këtij fronti vendi do të hapërojë drejt integrimit evropian. Ahmeti I bëri ftesë edhe opozitës shqiptare që të bashkohet në këtë Front. “Askujt nuk i pëlqen uniteti i shqiptarëve. Ne përballë kemi VMRO-në, të vegjël janë këto tanët. Le të vijnë me ne. Ne I kemi vëllezër të gjithë. Vërtetë keni për cka të votoni për drejtues të mirëfilltë, do ja shohim hajrin të gjithë”, u shpreh Ahmeti.…
Rezultati i zgjedhjeve parlamentare, më 8 maj do të vendosë dinamikën e ndryshimeve kushtetuese dhe rrjedhimisht integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, thonë njohësit e çështjeve politike në Shkup që kanë përcjellë fushatën elektorale që mbyllet të hënën më 6 maj. Ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues janë kusht për nisjen e bisedimeve ndërmjet Shkupit dhe Brukselit për anëtarësim në BE, ndërsa bazohen në atë që njihet si “propozim francez” për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë së Veriut me fqinjin e saj lindor, Bullgarinë. Bazuar në rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që…
Fronti Europian sot do të mbaj Tubimin Qendror në qytetin e Tetovës në sheshin Iliria. Tubimi do të filloi me fillim nga ora 20:00 ndërsa për të njejtin është premtuar një spektakël madhështor edhe nga zëvendëskryeministri, Artan Grubi. Ai shkruan “Të gjitha rrugët çojnë në Tetovë ku dhjetëra mijëra prej nesh do i këndojmë bashkë me Ilir Shaqirin dëshmorit Mujdin Aliu dhe do të vulosim fitoren europiane! Mos e leni pa ardhë, nga Struga deri në Likovë, epiqendra europiane është Tetova!”. Kujtojmë se në tubimin përmbyllës të Frontit Europian për garën presidenciale, në sheshin e Shkupit kishte të pranishëm mbi…
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se ka rënë zjarr në Shtëpinë e të moshuarve në Bansko dhe nuk ka të lënduar. Mbrëmë gjysmë ore para mesnate ka rënë zjarr në një kat në Shtëpinë e të moshuarve në fshatin Bansko të Strumicës. Për shuarjen e zjarrit kanë ndërhyrë shtatë zjarrfikëse me dy makina zjarrfikëse. Zjarri është shuar plotësisht në orën një të mëngjesit. Njerëzit fillimisht u evakuuan nga dyshemeja ku ishte zjarri, më pas nga katet e poshtme. Pas shuarjes së plotë të zjarrit, të evakuuarit janë kthyer në dhomat nga janë evakuuar. Shkaku i zjarrit…

