Author: Jeta almakos

Prokuroria Themelore Publike katër muaj nuk ka arritur t’i verifikojë dhe sigurojë provat për lëndën ku Drin Ahmeti, nipi i kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, dyshohet për tregti ilegale me mjete piroteknike, pasi në mbrëmjen e 30 dhjetorit të vitit 2023 u arrestua nga policia. “Në lëndën me mjetet piroteknike po ndërmerren veprime të verifikimit dhe sigurimit të provave”, thonë nga Prokuroria Themelore Publike. Prokuroria nuk jep detaje se çfarë është bërë me ekspertizën e mjeteve piroteknike e cila u nis në janar të këtij viti, me qëllim që të vërtetohet vepra e mundshme penale. Ahmetit, në natën kritike të…

Lexo më Shumë

Kim Mehmeti Rasti i Lali Erit dhe orvatja e tij që prokurorët t’i shpallë kolegë e gazetarët armiq, shpërfaq të vërtetën se pushtetarët e fajshëm janë të mirësjellshëm, e madje edhe bamirës, por vetëm përderisa veprojnë të papenguar. Dhe se i kthehen origjinës dhe rrugaçërisë sapo i zbulojnë se nuk janë të atillë siç tregohen. Pastaj, rasti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës shpalosi të vërtetën se hajdutëria e politikanëve do ishte e pamundur nëse ata nuk do kishin mbulesën mediatike dhe përkrahjen e elitave që majmen e ushqehen nga hajdutëria e tyre. Dhe Lali Eri dhe hajnat e tij…

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti tha se luftëra po bëhen afër Maqedonisë dhe se Ukraina nuk është larg, ndërkohë që përmendi edhe Lindjen e Afërt ku tha se po bëhen luftëra të tmerrshme. Ahmeti pyeti nëse vendi është më i sigurt në BE ose siç tha i izoluar me domatet e Zoran Zaevit që do të bëjmë tregti ne këtu në shtetin tonë. “A jemi më të sigurt në NATO? A do të jemi më të sigurt në siguri dhe ekonomi në Bashkimin Evropian apo të izoluar me domatet e Zoran Zaevit që do të bëjmë tregti ne këtu në…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme ia ka refuzuar vizitën në Kosovë drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Leutrim Sahiti, këshilltari politik i ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. “Në lidhje me pyetjet tuaja ju informojmë që personit në fjalë i është refuzuar vizita në Kosovë”, tha Sahiti, njofton Klankosova.tv. Ai nuk dha detaje për arsyen e refuzimit të vizitës së Petkoviqit në Kosovë, i cili planifikonte të vinte për festën e Pashkëve.

Lexo më Shumë

I ftuar në emsionin Debat Plus në Klan M lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti ka shprehur angazhimin e tij për të arritur objektiva të larta në politikën e Maqedonisë së Veriut. Duke u paraqitur si një veprimtar më shumë sesa një politikan tradicional, ai ka theksuar se synimi i partisë është të kujdeset për minoritetet e vogla dhe të bashkojë të gjitha komunitetet në një front të përbashkët. Duke iu referuar historisë së tij politike dhe marrëdhënieve me figurat kyçe të vendit, lideri ka përmendur takimin e tij me Arben Xhaferrin në vitin 2001, duke e cilësuar…

Lexo më Shumë

Në Ditën e lirisë së mediumeve, ambasadorja amerikane në vend, Anxhela Ageler porositi se mediumet kanë rol kyç, posërisht tani në procesin zgjedhor. “Sot është Dita botërore e lirisë së mediumeve, ndërsa zgjedhjet  theksojnë rolin kyç që mediumet duhet ta luajnë gjatë procesit. Një shtyp i lirë dhe i gjallë i cili i heton faktet, kumton ide dhe propozime në opinion dhe u bën presion personave zyrtarë ta sqarojnë pozitën e vet për çësshtje të cilat janë të rëndësishme për jetët e qytetarëve dhe për caktimin e rrjedhë së shtetit”, potencoi ambasadorja Ageler në kumtimin në platformën X. Republika e…

Lexo më Shumë

Në takim me afaristët në Gostivar, lideri i BDI-së Ali Ahmeti tha se duhet bashkuar e përfshirë të gjithë ekspertet që jetojnë në Maqedoni të Veriut, nga të gjitha nacionalitetet në mënyrë që ekonomia të përparojë dhe shtoi se ky shtet është i yni pavarësisht se si e shohin disa patriotë me bateria që kanë lindur vonë, transemeton TV21. “Jo mbi baza etnike të shihet, sepse ky shtet është i përbashkët por në korniza të përpunimit të kësaj platforme duhet të kyçen të gjithë ekspertët pavarësisht a janë maqedonsa, turq, rom, boshnjakë sepse ekonomia nuk mund të përparojë e ndarë.…

Lexo më Shumë

Nuk ka persona me hendikep, por ka shtete me nevoja të veçanta, siç është shteti ynë. Kështu u shpreh kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE Gordana Siljanovska Davkova, nga tribuna e organizuar në Veles me titull “Kategoritë e rrezikuara të qytetarëve”. Ajo tha se do të jetë promovuesja dhe mbrojtësja e personave të kategorive të rrezikuara, që sipas saj, ato të mund ta tregojnë veten e tyre në atë që e dinë. Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente “Neni 9 i Kushtetutës është i paplotë, ai duhet të zgjerohet për të përfshirë personat me nevoja të veçanta. Askush nuk…

Lexo më Shumë

Omer Ajdini nga opozita shqiptare ka hedhur kritika në adresë së liderit të BDI-së, Ali Ahmeti. Ai tha se, Ahmeti nga opozita duhet të jap përgjegjësi se siu bë që nipi i tij Drin Ahmeti 23 apo 24 vjecar të arrij të akumuloj aq shumë aq shumë fonde, miliona euro, ta blej ndoshta ndërtesën më të shtrenjtë në Shkup, pra Soravian. Ajdini në intervistë për gazetën Lajm gjithashtu theksoi se, Ali Ahmeti duhet të jap llogari për tragjedinë në spitalin modular të Tetovës. “ U dogjën të gjallë qytetarët tanë dhe askush nuk dha përgjegjësi. Si është e mundur kjo”,…

Lexo më Shumë

Bartësi i njësisë zgjedhore 3 nga Fronti Europian, Prof. Dr. Sylejman Baki, sot ka vazhduar takimet e tij në terren, ku së bashku me ministrin e Drejtësisë, Krenar Llogën dhe koordinatorin e zonën 3 zgjedhore, Nafi Durmishi, kanë realizuar takim me banorët e Shtipit. Në këto takime, u vizituan edhe lagjet e banuara me popullsi turke, siç janë: “Kosovska”, “Radanski Pat” dhe “Asnom”, ndërkaq mes tjerash gjatë këtyre vizitave u kërkua mobilizim dhe mbështetje maksimale për Frontin Europian në zgjedhjet e 8 majit.

Lexo më Shumë

Fronti Europian organizoi panel diskutimi me përfaqëses akademik kushtuar badenterit apo shumicës së dyfishtë. Zëdhënësi i BDI-së Arbër Ademi pas përmbylljes së diskutimit tha se badenteri në mënyrë implicite dhe gjysëm eksplicite përcakton nëse reprezenti i vullnetit të komunitetit jo shumicë nuk mund të mbetet i papërfillshëm.  Ai theksoi se qeveria mund të formohet  edhe me 61 deputetë por siç tha ai duhet të ketë qeveri edhe me badenter. ARBËR ADEMI ZËDHËNËS I BDI-SË “Temë diskutimi ishte shumica e dyfishtë si një nga shtyllat kryesore të marrëveshjes së Ohrit me çka u elaborua edhe historiku se si ka ardhur deri…

Lexo më Shumë