Author: Jeta almakos

Fejzi Hajdari Edi Rama dhe kreu i Tiranës Erion Veliaj, të njohur si “dorëlirë” për ndarjen e “çmimeve” dhe “shpërbimeve” kur janë në pyetje “yjet estradës serbe” si Goran Bregoviqi, Zdravko Çoliqi e tjerë, si duket këtë avaz “ndajre mirënjohjesh e çmimesh”, me inrecion kanë fillaur ta praktiojnë edhe më politikanët shqiptarë. Por, kur është fjala për këta të fundit, kriterin e ndarjes e bëjnë sipas “gustos të personale” (shijes), prandaj rrjedhimisht i “shpërblejnë” politikanët të cilët njihen si “antiALBIN”, dmth që nuk janë në një linjë me Albin Kurtin, kryeministrin e Republikës së Kosovës, që rrjedhimisht i bie edhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në “Pressing” të T7 foli për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Sela deklaroi se ka momente të zhgënjime me Kurtin. “Nëse unë them që nuk ka pasur dorë, vetë fakti që rreshtoheshin cdo ditë dhe bënin fotografi me kryeministrin e Kosovës flet që është anim realisht. Unë kam vlerësuar që është sjellje e gabuar dhe jokorrekte, reciproke. Megjithëse unë do të kem kujdes sepse kur flas për Albinin flas për kryeministrin e Kosovës dhe nuk kam pse të bëhem pjesë e debatit politik që zhvillohet në Kosovë. A i kam unë momentet e…

Lexo më Shumë

Krenar Lloga nga Fronti Europian në ClickPlus në TV21 tha se duhet respektuar marrëveshja e nënshkruar mes liderëve shqiptarë – që nuk bëhen pjesë e asnjë qeverie pa u miratuar ndryshimet kushtetuese. Kështu, Lloga rikonfirmoi qëndrimin se Fronti Europian fillimisht përkushtohet për ndryshimet kushtetuese, dhe më pas për formimin e Qeverisë. “Ajo çfarë është nënshkruar nga liderët e partive politike shqiptare, edhe qëndron dhe është shumë e thjesht: ose do të respektohet ajo marrëveshje ose do të kemi shkelje të asaj për të cilën jemi marrë vesh. Ne si Front kemi thënë – së pari ndryshimet kushtetuese dhe më pas…

Lexo më Shumë

Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, kandidati për deputet nga radhët e “Frontit Evropian”, Elmi Aziri, tha se temë më kryesore dhe e rëndësishme do të ishte ekonomia, mirëqenia sociale, për shkak se, sipas tij, jemi dëshmitarë të ikjes së rinisë nga ky vend. Aziri tha se fatkeqësitë po imponohen. “Retorika primitive e cila u imponua nga ana e opozitës maqedonase, edhe VMRO-DPMNE-së edhe LEvixeës, natyrish nxit reaksione edhe nga pala tjetër. Për shkak se nëse nuk i përgjigjesh të njejtës, atëherë mund të fillojnë edhe nga konsumatorët të subjekteve politike shqiptare, të ASH-së, BDI-së, Fronti Evropian, mund të merret si…

Lexo më Shumë

Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, kandidati për deputet nga radhët e “Frontit Evropian”, Elmi Aziri, tha se në programin e tyre fokus i veçantë i është kushtuar edhe ekonomisë. Ai tha se në këto zgjedhje ata dalin me programin e quajtur “Marrëveshja e koncenzusit ekonomik”, ndërsa është marrë si model marrëveshjet që janë arritur në vend, sikurse që është Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë. “Jemi dëshmitarë që edhe punësimet kur të bëhen, nëpërmjet e informimet, marrin prefiks etnik. Kemi raste që edhe identitetin formal e kanë ndërruar për një punësim. Jemi…

Lexo më Shumë

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski u bëri thirrje të gjitha forcave demokratike dhe progresive në vend që të dalin në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 8 majit dhe të japin mbështetje masive për të ardhmen evropiane të Maqedonisë. “Nuk kemi zgjidhje tjetër, duhet të jemi një vend europian dhe nuk ka rrugë tjetër për të bërë ndryshime reale dhe të prekshme në shtëpi. Duhet të kemi standard më të lartë, kushte më të mira në shëndetësi, arsim evropian dhe në fund të luftojmë korrupsionin dhe të vendosim sundimin e ligjit në të gjitha sferat”, tha Kovaçevski. Nga pikniku i 1…

Lexo më Shumë

Në oborrin e Klinikës së Psikiatrisë në Shkup janë gjetur eshtra njerëzish, gjatë punimeve që janë duke u zhvilluar në atë objekt. Për këtë është njoftuar edhe policia, e cila është prononcuar për rastin. “Më datë 30.04.2024 në ora 11.40 në SPB Shkup është denoncuar se në Klinikën e Psikiatrisë në kuadër të Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza”, gjatë realizimit të punimeve ndërtimore – kryerjen e gërryerjes, është gjetur asht me shumë gjasë i njeriut, në vendin ku më parë ka pasur varreza. Në vendin e ngjarës ka dalë ekipi i SPB Shkup dhe është njoftuar dhe prokurori publik”, kanë…

Lexo më Shumë

Në shkollat ​​fillore në vend në muajin maj do të bëhet regjistrimi i nxënësve të klasës së parë. Prindi ose kujdestari është i detyruar të regjistrojë në shkollë fillore fëmijën që do të mbushë gjashtë vjeç deri në fund të vitit kalendarik. Përjashtimisht, fëmija mund të regjistrohet në klasën e parë nëse brenda datës 31 janar të vitit pasardhës ka mbushur gjashtë vjeç, pas një kërkese të mëparshme të prindit, pra kujdestarit dhe një mendimi të marrë nga pedagogu ose psikologu në shkollë. Prindi ose kujdestari ka të drejtë ta regjistrojë fëmijën në shkollën fillore të zonës ku jeton ose…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut qëndron në listën e vendeve me kosto më të ulët të jetesës në nivel europian, në kategorinë e vendeve me shpenzime më të ulëta të jetesës, tregojnë të dhënat e organizatës amerikane “World Population Review”. Kjo organizatë ka publikuar një listë të vendeve evropiane sipas kostos së jetesës, të renditur nga më të shtrenjtat tek më të lirat. Lista për mbledhjen e të dhënave për popullsinë dhe demografinë globale përfshin 41 vende evropiane. Llogaritja është bërë duke krahasuar çmimet e mallrave dhe shërbimeve në Nju Jork, duke marrë parasysh pesë kritere – koston e jetesës…

Lexo më Shumë

Në pyetjen vallë Izet Mexhiti do të jetë ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e ardhshme, dhe se a kanë filluar të ndahen resorët, Mexhiti u përgjigj se “do të flasim ditëve në vijim”, shkruan TV21. Kryetari i LD-së një gjë të tillë nuk e mohoi, ndërsa se ai do të jetë i pari i policisë ka publikuar ditë më parë portali “Nacionale” në Kosovë. Jozyrtarisht përflitet se tashmë në këtë drejtim po punohet me grupet punuese. TV21 dje pyeti edhe liderin e BDI-së Ali Ahmetin, por ai u përgjigj me ironi duke thënë se se do të ndihej…

Lexo më Shumë

Fronti Europian si kusht për formim të koalicionit qeveritar ka vendosur edhe vettingun për bartësit e funksioneve publike, përcjell TV21. Siç thotë deputetja Arta Bilalli Zendeli, vetingu nevojitet për pushtetin ligjvënës, për eksekutivin, në gjyqësor, por edhe për çdo funksion tjetër në sektorin publik, në nivel qendror dhe lokal, për persona të zgjedhur ose të emëruar. Tha se nuk do të ketë aspak tolerancë dhe kompromis në luftën kundër korrupsionit. “Pa vënien në lëvizje të një mekanizmi efikas dhe të një skaneri objektiv të pastërtisë së figurave që marrin përgjegjësi publike, siç është vettingu, nuk mund të arrihet progres optimal…

Lexo më Shumë

Kandidati për president Stevo Pendarovski në ClickPlus në TV21 ka potencuar se kundërkandidatja Gordana Siljanovska Davkova nuk është kompetente në fushën politike. “Është kompetente në fushën që e ligjëroi në Fakultetin Juridik. Do të ishte kompetente në gjykatëse, gjykatëse kushtetuese. Më e afërt është me të, megjithatë për fat të keq nuk është kompetente për fushën politike”, tha Pendarovski.

Lexo më Shumë