Author: Jeta almakos

Pançe Toshkovski – Ministri i Punëve të Brendshme sot pasdite tha se Ljupço Palevski do të ekstradohet në një kohë sa më të shkurtër pasi Ministria e Drejtësisë sot njoftoi se ekstradimi është miratuar nga autoritetet turke. “Gjatë ditës së sotme nga Departamenti për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor morëm informacion se është miratuar ekstradimi i personit në fjalë dhe se policët tanë janë në komunikim me kolegët e tyre turq dhe pritet që në periudhën në vijim të të përcaktojë gjithçka që duhet nga perspektiva e personit në fjalë që është përndjekje nga Prokuroria e Republikës së Moldavisë, të vihet para…

Lexo më Shumë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari thotë se koalicioni shqiptar VLEN në qeveri është garancia më e mirë për partnerët amerikanë dhe evropianë. “VLEN në qeveri, sepse kjo është garancia më e mirë për partnerët amerikanë dhe evropianë. Një forcë e korruptuar si BDI nuk garanton dot asgjë, sepse ajo gjithmonë e për çfarëdo agjende blehet nga partitë maqedone, ndërsa VLEN, garanton paprekshmërinë e orientimit perëndimor të shtetit”, ka shkruar Taravari.

Lexo më Shumë

Fronti Europian sot aktivitetet zgjedhore parlamentare i vazhdoi në komunën e Studeniçanit. Para simpatizantëve, kryetari i BDI Ali Ahmeti ka thënë se Fronti Europian është dhe do të mbetet një ortek i cili do të vërshoj gjithçka përpara deri në arritjen e synimit kryesor, anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian. Ahmeti gjithashtu gjatë fjalimit të tij para banorëve të Studeniçanit ka komentuar edhe retorikën nacionaliste të përdorur ditëve të fundit nga partitë politike maqedonase duke thënë se ai fjalor nuk ka vend në një shoqëri të civilizuar që synon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian. Ahmeti…

Lexo më Shumë

Sipas raportit të organizatës Transparensy International – Maqedoni, si ngjarje “të turbullta” janë shënuar vërejtjet nga raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA-së  për korrupsion serioz qeveritar dhe avancime politike në gjyqësor dhe prokurori. Në raport është përmendur edhe vlerësimi nga Fridom Haus për kthim prapa në sundimin e drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Në këtë raport janë  theksuar edhe rastet në Gjykatën Administrative dhe Akademinë e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, ankesat e qytetarëve për procedura të gjata parahetimore në PTHP Shkup me çka vjetërohen veprat penale dhe Gjykata Administrative e cila refuzoi mbi 3.000 vendime…

Lexo më Shumë

Gjatë seancës së ditës së sotme Këshilli i Bashkisë së Tiranës ka shpallur Qytetar nderi, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, shkruan Tvklan.mk Me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, Këshilli i Bashkisë së Tiranës në unanimitet, sot ka vendosur t’i akordojë titullin “Qytetar Nderi” politikanit shqiptar Ali Ahmeti, në shenjë falënderimi për gjithë kontributin e tij në komunitetin shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Ky titull për Ahmetin është mbështetur në mënyrë unanime nga këshilltarët në Këshillin e Bashkisë së Tiranës./tvklan.mk/

Lexo më Shumë

Izet Mexhiti nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN, gjatë presskonferencës së sotme, bëri të ditur se ata po vazhdojnë fushatën e tyre në terren, me kontaktet e drejtëpërdrejta dhe me qytetarët. Ai theksoi se ata po elaborojnë platformën e tyre dhe se bashkëbisedojnë për problemet e qytetarëve dhe zgjidhjen e tyre. Mexhiti theksoi që ata si opozitë kanë shumë të drejtë për rebelim dhe revoltë. Ai deklaroi se i kanë evidentuar keqprdorimet e pushtetarëve dhe se do të procesohen në gjyq. Izet Mexhiti, VLEN   “Ne e dimë që ata janë nervoz janë në panikë provokojnë dhe vetëm incidentet apo provokimet…

Lexo më Shumë

Vetëm 2.75 % e nevojave për energji elektrike është furnizuar nga importi vitin e kaluar tregojnë të dhënat nga Raporti Vjetor për vitin 2023 që Komisioni Rregullator për Energjetikë i ka dorëzuar Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi sot KRRE. KOMISIONI RREGULLATOR I ENERGJETIKËS “Pas 32 vitesh republikë të pavarur, më në fund mund të ju njoftojmë se jemi në pragun e një vendi të pavarur energjetik kur bëhet fjalë për energjinë elektrike. Të dhënat tregojnë se Eldorado-to e investimeve në qendra fotovoltaike, ku ka një rritje prej 251% të kapacitetit të instaluar në krahasim me vitin 2022,…

Lexo më Shumë

Portali “Nacionale” në Kosovë ka realizuar intervistë me liderin e Lëvizjes Demokratike, pjesë e opozitës shqiptare VLEN në Maqedoninë e Veriut. Në publikimin e intervistës në “Nacionale”, thuhet se Izet Mexhiti përflitet si emër për ministër në Ministrinë për Punë të Brendshme, pozitë kjo që asnjë shqiptarë nuk e ka ushtruar deri tani në Maqedoninë e Veriut. Intervistën e plotë të Mexhitit për Nacionale mund ta lexoni këtu: Nacionale

Lexo më Shumë

Në debatin politik në Click Plus, Arben Fetai përmend rastin e Rexhail Qerimit, kojshiut të Arbër Ademit, i cili vdiq në burg i pafajshëm për rastin “Alfa”. Fetai i tha Arbër Ademit se asnjëherë nuk bëri asgjë për këtë rast dhe as që e ka përmendur. ” Se kam ni kurrë që ka folur për Rexhail Qerimin nga rasti Alfa, kojshiun e tij, i vdekur në burg. Nuk shembull më qartë vazaliteti. 11 vite qeverisje, asnjë herë se keni cel gojën, dy mandate ju ka mbajtur si kukulla aty”, u shpreh Fetai.

Lexo më Shumë

Në kuadër të fushatës parlamentare “Maqedonia sërish e jotja! Ndryshimet në duart e tua” VMRO-DPMNE mbajti tubim në Jançishtë, Komuna e Jegunovcës dhe në Bërvenicë të Tetovës. Kryetari Hristian Mickoski, bartësja e listës së kandidatëve për njësinë e gjashtë zgjehdore, Dafina Stojanoska si dhe kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova folën para qytetarëve të pranishëm.

Lexo më Shumë

I ftuar në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia, Sadulla Duraku, si bartës liste në Njësinë e Dytë Zgjedhore nga Fronti Europian, tha se pavarësisht që është njëri ndër themeluesit e BDI-së asnjëherë nuk ka kërkuar poste publike, mirëpo të njejtat i janë besuar nga kryetari i partisë, Ali Ahmeti dhe struktura partiake. “Jam njëri ndër themeluesit e BDI-së dhe gjatë karrierës sime nuk kam kërkuar pozita drejtuese nga BDI, mirëpo më kanë besuar gjithmonë. Vendimi për bartes zonë erdhi pas diskutimit edhe të z.Ahmeti por edhe të tjerëve sepse nga analizat parazgjedhore edhe në atë zonë, disi kam…

Lexo më Shumë