Në kuadër të fushatës parlamentare “Maqedonia sërish e jotja! Ndryshimet në duart e tua” VMRO-DPMNE mbajti tubim në Jançishtë, Komuna e Jegunovcës dhe në Bërvenicë të Tetovës. Kryetari Hristian Mickoski, bartësja e listës së kandidatëve për njësinë e gjashtë zgjehdore, Dafina Stojanoska si dhe kandidatja për presidente Gordana Siljanovska Davkova folën para qytetarëve të pranishëm.
Author: Jeta almakos
I ftuar në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia, Sadulla Duraku, si bartës liste në Njësinë e Dytë Zgjedhore nga Fronti Europian, tha se pavarësisht që është njëri ndër themeluesit e BDI-së asnjëherë nuk ka kërkuar poste publike, mirëpo të njejtat i janë besuar nga kryetari i partisë, Ali Ahmeti dhe struktura partiake. “Jam njëri ndër themeluesit e BDI-së dhe gjatë karrierës sime nuk kam kërkuar pozita drejtuese nga BDI, mirëpo më kanë besuar gjithmonë. Vendimi për bartes zonë erdhi pas diskutimit edhe të z.Ahmeti por edhe të tjerëve sepse nga analizat parazgjedhore edhe në atë zonë, disi kam…
Lideri i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari deklaroi sot se në qeverinë e ardhshme rinia do të ketë prioritet. Kisha sot kënaqësinë që bashkë me Bilallin dhe kandidatët për Deputet nga Koalicioni VLEN, të takohesha me të Rinjtë e VLEN-it dhe qytetarët e Gostivarit. Kuptova se sa shpresë dhe potencial kanë të Rinjtë tanë! Ne prezantuam programin parlamentar dhe jemi gati në Qeverinë e Re ta kemi Rininë prioritet. (INA)
Fronti Europian janë shprehur të shqetësuar për vendimin e papritur të opozitës për tubimin përmbyllës dhe thonë që përveç shkeljeve të parimeve të mirëkuptimit dhe koordinimit që duhet të mbizotërojnë në aktivitetet politike, është edhe një provokim. “Në emër të Shtabit zgjedhor të Frontit Europian dhe të mbështetësve tanë, dëshirojmë të shprehim zhgënjimin dhe shqetësimin tonë për vendimin e papritur të opozitës për të shpallur mbajtjen e tubimit të tyre në të njëjtën ditë dhe në të njëjtën vend ku ne kemi marrë konfirmimin policor dhe kemi shpallur prej më shumë se një javë të mbajmë tubimin tonë përmbyllës në…
Kompania farmaceutike “Alkaloid” në tre muajt e parë të vitit ka realizuar shitje prej 79,9 milionë euro dhe rritje të eksportit prej 14 %. Që nga janari deri në mars në këtë kompanisë janë punësuar 90 persona. Sipas bilancit të suksesit, në periudhën nga janari deri në mars të këtij vitit shitjet kanë arritur 10 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa shitjet e konsoliduara kanë shënuar rritje prej 13 për qind. Nga numri i përgjithshëm i shitjeve të konsoliduara 27 % janë realizuar në tregun vendor, ndërsa 73 % në tregjet e…
“Ballkani Perëndimor dhe Maqedonia e Veriut janë në shënjestër të sulmeve hibride të sofistikuara, me të cilat udhëheqin Rusia, Kina dhe Irani, duke u përpjekur të realizojnë strategji dhe interesa, të cilat shpeshherë janë komplementare dhe të plotësuara mes vete, por me specifika të caktuara”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Erolld Musliu, drejtor i Agjencisë së Inteligjencës në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, së fundi janë regjistruar narrativë propagandistikë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut. “Agjencia e Inteligjencës ka vërejtur një strategji hibride dhe përdorim selektiv të narrativëve që ngjallin…
Gazetari i njohur nga Kosova, Berat Buzhala, ka komentuar në rrjetet sociale, zhvillimet në Maqedoninë e Veriut pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën të mëkurën e kaluar. Buzhala në një postim të tij, ka shkruar se “shtetet aleate” nuk do ta pengojnë një qeverisje të mundshme mes VMRO-së dhe VLEN-it pas zgjedhjeve, që do ta dërgonte në opozitë BDI-në, pas shumë vitesh. “Shume interesant, Per arsye te panjohura per mu, shtetet aleate, po e mbeshtesin koalicionin VMRO – Vlen, pas zgjedhjeve, ne Maqedoni. Ose ndoshta eshte e tepert te themi qe po e mbeshtesin, sepse me…
Sot vizitova rrugën 12 në vendbanimin Jurumleri, ku janë duke u zhvilluar punimet ndërtimore me elemente shtrimi. Çdo person i vetëm është i rëndësishëm, pavarësisht nga përkatësia etnike, feja apo ndonjë përkatësi tjetër. Fëmijët që shkojnë në klasën e katërt, dhe unë pata rastin t’i takoj, nuk e meritojnë të rriten në baltë! Unë mund ta shikoj çdo njeri në sy, sepse nuk kam premtuar premtime të rreme dhe mrekulli brenda natës! Jam angazhuar për një punë të përkushtuar dhe për realizimin e shumë projekteve të reja dhe kjo është parë në veprim në dy vitet e fundit!
Me kënaqësi ju njoftoj se kam nënshkruar vendimin për fillimin e procedurës për zgjedhjen e operatorit ekonomik për realizimin e punimeve të ndërtimit të fazës së dytë të ndërtimit të sallës së re të shkollës në Bullaçan. Besoj shumë se do të mund ta vëmë në përdorim sallën e shkollës në fillim të vitit të ri shkollor, gjë që nxënësve të shkollës fillore komunale “Naum Ohridski” në Bullaçan do t’u mundësojë kushte më të mira për orët e edukimit fizik dhe shëndetësor. Pas 60 vitesh kjo shkollë po merr një sallë të re shkolle! Ne vazhdojmë me punën e përkushtuar,…
“Si ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, dua t’ju kujtoj se zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare në shtetin tonë janë të lira dhe të drejta e në përputhje me Kushtetutën dhe demokracinë pluraliste, dhe se secili ka të drejtë të votojë dhe të zgjidhet, e të jetë pjesë e saj aktive, si individualisht gjithashtu edhe institucionalisht. Fatkeqësisht, kohët e fundit disa grupe, qoftë individë me profile të fshehura, qoftë edhe institucione sekrete, duan të monopolizojnë vullnetin e lirë të popullit tonë dhe të përhapin një psikologji frike përmes inateve të mëdha, gënjeshtrave, urrejtjes dhe kërcënimeve. Kohëve të fundit deklaratat e…
Nga opozitarja VLEN tashmë çdo ditë e më tepër shprehin gatishmërinë për koalicion qeverisës me VMRO-DPMNE-në, përcjell TV21. Duke e komentuar opozitën, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në Dibër tha se ata nuk duhet ta bëjnë gabimin që bërë PDSH në vitin 2006, duke u bërë pjesë e qeverisë së atëhershme me VMRO-në, edhe përkundër faktit që nuk i fituan zgjedhjet. “Sa për ligjërata që më mbajnë, bëjnë mirë opozitarët. Të mos bëjnë gabimet që i ka bërë kolegu im i mëhershëm në 2006, u bë një gabim, dhe koston e pagoi partia e atëhershme, kosto të lartë pagoi. Shqiptarët…
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në rajonin e Kisella Vodës në Shkup janë arrestuar 4 shtetas amerikanë, pasi të njëjtit ishin rrahur mes vete, ndërsa kishin sulmuar edhe efektivët e policisë. “Me datë 27.04.2024, në ora 05:00, në rajonin e Kisella Vodës, nga ana e punonjësve të policisë së SPB-Shkup, janë ndaluar K.T.C (27), A.J.M. (25) dhe D.M. (24) dhe M.A.J. (24), të gjithë nga SHBA, pas një debati verbal kanë prishur rendin dhe qetësinë publike, e që është shndërruar në përleshje fizike, ndërsa disa prej tyre janë sjellë në mënyrë agresive ndaj…

