Author: Jeta almakos

Në hapësirat publike në kryeqendrën e Maqedonisë së Veriut, në Shkup, gjithandej vërehen mbeturina të duhanit, veçanërisht në vendet ku grumbullohen qytetarët, si stacionet e autobusëve, para institucioneve etj. Ligji për higjienën publike i Maqedonisë së Veriut parasheh gjoba për të gjithë ata që e ndotin ambientin, në rastin konkret edhe për hedhjen jashtë vendeve të caktuara të mbetjeve nga duhanpirja. Sipas Ligjit për higjienën publike, i cili është miratuar në vitin 2008, për hedhjen e mbetjeve të cigareve jashtë vendeve të caktuara parashihet gjoba në vlerë tre mijë denarë (rreth 50 euro). Cigare të fikura jashtë vendeve të caktuara, Shkup…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në kuadër të aktiviteteve për fushatën e Zgjedhjeve parlamentare ka vazhduar takimet me qytetarë në komunën e Kërçovës. Para të pranishmëve ka theksuar se me hua nuk mund të mbahet shtëpia dhe se ata që mendojnë që me hua të mbajnë shtëpi, e panë rezultatin më 24 prill. Ju jeni garda e parë për ndërhyrje të shpejtë, ju jeni garda e parë për veprime të shpejta, nuk është punë e vogël 8 me 2. Për më tutje e dini ju a e bëni 9 me 1, ajo është në dorën tuaj. Dikush mendon që me…

Lexo më Shumë

Diaspora shqiptare në Gjermani, gjegjësisht në kryeqendrën gjermane Berlin ka filluar mobilizinin për zgjedhjet palamentare të 8 majit. Përmes një njoftimi të bërë në rrjetet social njoftohet se do të organizojnë transport falas për të ardhur të mbështesin me votë koalicionin VLEN. Këtë mundësi sipas njoftimit mund ta shfrytëzojnë edhe mërgimtarë që janë në Gjermani. Një njoftim i ngjajshëm është edhe për mërgimtarët nga Italia, ku po ashtu organizohet transport falas për të gjithë ata që do të vijnë në vendlindje për të mbështetur me votë koalicionin VLEN më 8 maj.

Lexo më Shumë

Po të mos ishin Shtetet e Bashkuara, kallëzimet penale kundër kryetarit aktual të Strugës, Ramiz Merko, do të ishin ende në sirtar dhe nuk do të kishte aktakuzë, vlerëson avokati Vllado Çingoski. Banka e të akuzuarve në Gjykatën Themelore të Strugës, në të cilën Merko duhej të ulej të premten, mbeti bosh. Ai nuk u paraqit në fillimin e procesit gjyqësor, në të cilin është akuzuar për blerjen e automobilit luksoz Audi A6 në vlerë prej 67.000 euro dhe tre automobila të tjerë për nevoja të komunës, për të cilat janë shpenzuar 114.000 euro nga buxheti e komunës. “Përsëri, kallëzimet…

Lexo më Shumë

Pendarovski apo Gordana Siljanovska-Davkova, do të shkrihen votat e partive të shqiptarëve në raundin e dytë të zgjedhjeve për president të vendit, është një nga pyetjet të cilave iu përgjigj Bashkim Bakiu nga koalicioni shqiptar VLEN mbrëmë në emisionin Top Tema në Tv Telma. Shefi i shtabit zgjedhor të Arben Taravarit theksoi se koalicioni “VLEN” nuk ka në plan të thërrasë elektoratin e tij për të votuar asnjë nga kandidatët për president që shkojnë në raundin e dytë. Ai thotë se do t’i bëjnë thirrje qytetarëve që të mbështesin koalicionin VLEN vetëm në zgjedhjet parlamentare, por vlerësimin se kë të…

Lexo më Shumë

Analisti dhe eksperti i Sigurisë nga Shqipëria, Ilir Kulla, në emisionin “Zonë e Lirë”, ka deklaruar se deklaratat që VMRO-DPMNE është parti pro-ruse, janë broçkulla. Duke folur për zgjedhjet dhe zhvillimet e fundit në Maqedoni, analisti Kulla, theksoi se VMRO-DPMNE është partia e cila është hapur kundër “Ballkanit të Hapur”. Ai ka thënë se partia e Hristijan Mickoskit mbështetet fuqishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “I kanë marrëdhëniet më të shkëlqyera edhe me Amerikanët dhe një nga gjërat që bënë Amerikantë, i ndihmuan kur kusheriri i parë i Gruevskit, Sasho Mijallkov, ish-drejtor i shërbimit që u dënua me burg,…

Lexo më Shumë

Ilir Meta, ish-presidenti shqiptar (2017-2022) është “i kënaqur me rezultatin e djeshëm zgjedhor të VMRO DPMNE-së”. Rezultati i djeshëm në Maqedoni tregoi qartë se rikthimi i tyre do t’i japë një dimension tjetër, edhe më të lartë atij modeli, të cilin ne duhet ta ndjekim duke e përshtatur me kushtet tona – beson Meta, raporton ABC News. Ai shpreh bindjen se fitorja e kandidates së VMRO-DPMNE-së, profesoreshë Gordana Siljanovska-Davkova, do të jetë edhe më e madhe në raundin e dytë të 8 majit. Sipas mediave, në shembullin e ngjarjeve në vendin fqinj, Ilir Meta, i cili po përgatitet të reformojë…

Lexo më Shumë

Dy persona të lënduar dhe tri vetura të dëmtuara – është bilanci i aksidentit të sotëm në Çair, në udhëkryqin në bulevardin “Cvetan Dimov” apo rruga e “Jahja Pashës”, bëjnë të ditur nga SPB Shkup për TV21. Aksidenti ka ndodhur në ora 18:00, ndërkaq e përfshirë është edhe një veturë e Ministrisë së Punëve të Brendshme. “Aksidenti ka ndodhur në ora 18:00. Janë të përfshira vetura “Porshe” me targa të Shkupit, vetura “Pasat” me targa të Shkupit dhe vetura “Shkoda” në pronësi të MPB-së. Dy persona, për të cilët nuk dihen se në cilën veturë kanë qenë, kanë pësuar lëndime…

Lexo më Shumë

Edhe një vlerësim si “Qytetar Nderi” për liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. Më 2 maj, siç bëjnë të ditur burime për TV21, Ali Ahmeti pritet të shpallet “Qytetar Nderi” nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kujtojmë së paraprakisht, Ahmeti u dekorua me të njëjtin vlerësim dhe në Prizren.

Lexo më Shumë

Në kryqëzimin e rrugëve “Cvetan Dimov” dhe “John Kennedy” në Shkup janë përplasur tri vetura, mes tyre edhe një veturë e policisë. Sipas informacioneve fillestare ka persona të lënduar, ndërsa natyra e lëndimeve do të përcaktohet më tej. Në të gjitha automjetet, për shkak të forcës së goditjes, janë aktivizuar edhe “airbags” për mbrojtje. Nga pamjet që janë shpërndarë në internet, shihet që dëme materiale ka shumë dhe pjesë të automjeteve janë të shpërndara në rrugë.

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ishte ai që gjatë fushatës ose para fushatës zgjedhore sfidoi partitë dhe liderët e partive opozitare që të noterizojnë deklaratat, ”kush humbë, tërhiqet nga politika”. Këtë sfidë e pranuan të gjithë liderët e partive politike, e sot, kur Taravari humbi por nuk pranon dorëheqjen për indeks.mk, ka folur Kreshnik Bekteshi. Ai ka thënë se jo vetëm Taravari, por dorëheqje duhet të japin edhe të gjithë të tjerët, përfshirë këtu edhe Izet Mexhitin i cili kishte dorëzuar kërkesën në noter, Bekteshi tha se i njëjti duhet të shkojë dhe ta tërheqë, ta marrë dorëheqjen dhe të…

Lexo më Shumë

Dalja e shqiptarëve në zgjedhjet presidenciale të 24 prillit në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një rënie krahasuar me zgjedhjet e mëparshme dhe kjo vjen si pasojë e dëshpërimit të tyre me partitë politike dhe ikjes së të rinjve nga vendi, sipas njohësit të çështjeve politike, Xhelal Nezirit. Më pak se 30 për qind e shqiptarëve me të drejtë vote dolën për të votuar të mërkurën, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut (KSHZ). Dy grupimet politike që morën pjesë në zgjedhjet presidenciale me kandidatët e tyre, Fronti Evropian me Bujar Osmanin (13,37%) dhe koalicioni…

Lexo më Shumë