Author: Jeta almakos

LSDM nuk dorëzohet. Ata i bëjnë thirrje qytetarëve që më 8 maj të dalin sa më masovikisht dhe ta mbështesin Pendarovskin dhe LSDM-në. Kryetari Dimitar Kovaçevski, pas takimit që pati me përfaqësues të Odës ekonomike e Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit, tha se votuesit askush nuk i ka nën kontroll dhe që t’i ruaj ata se si do të votojnë. Sipas tij, Stevo Pendarovski është kandidat i cili merret me një shtet që është progresiv, që dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, që i mbështet vendimet strategjike dhe prandaj presin mbështetje shumë më të madhe më 8 maj. Ndërkaq,…

Lexo më Shumë

Artan Grubi ka ftuar qytetarët që t’a votojnë më 8 maj Frontin Evropian. “Fitorja e qytetarëve europian duhet dyfishuar më 8 maj të dashur miq. Nuk guxojmë të lejojmë izolim dhe paperspektivë. VOTO 4️⃣ 🗣️ JO Rusisë, PO Europës! 🤝 Një Kryeministër për të gjithë 📈Marrëveshje Kornizë Ekonomike #FrontiEuropian 🇪🇺🤝🇺🇸 #bashkë”, ka shkruar Grubi. (INA)

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa, pjesë e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, e quan veprim të ulët atë që dje e bëri Artan Grubi nga Fronti Europian, duke shkuar me valixhe para komunës së Çairit. Sipas Kasamit, më 8 maj Grubi do ta marrë përgjigjet nga shqiptarët. “Ne do t’i themi Artan Grubit sa më shpesh të dalë në opinion e di mirë ai dhe shqiptarët çfarë do të thotë dalja e tij në opinion, sa më shumë të jetë në opinion dhe sa më shumë të na sulmojë, ne jemi me shqiptarët dhe do të vazhdojmë të jemi me shqiptarët dhe…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së, Krenar Lloga përmes një statusi në Facebook thotë se Arben Taravari po bën veprime, siç e quan ai, sipas manualit të VMRO-së. “A do të vazhdojë Hristjan Mickovski të përcaktojë hapat politikë të Taravarit?Është për të ardhur keq se si një shqiptar dhe një ish-kryetar partie, ish-kandidat për president, po lëviz me saktësi sipas manualit të VMRO-së. Fal Zotit, deputetëve, anëtarëve e aktivistëve të saj, ngjyrat e Aleancës për Shqiptarët nuk u ndyen me veprimatari kuslinge. Thirrje të gjithë atyre që u mashtruan në pjesën e parë, të japin përgjigjen me votë duke përforcuar digën…

Lexo më Shumë

Nga MPB njoftojnë se pasditen e djeshme në Gazi Babë të Shkupit, në shtëpinë e tij është gjetur i vdekur 23-vjeçari V.M. nga Shkupi, përcjell TV21. Sipas MPB-së, te i njëjti nuk janë gjetur shenja dhune, mirëpo trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion. “Me datë 25.04.2024 në ora 17:10 në SPB-Shkup është raportuar se në zonën e Gazi Babës është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij i V.M (23) nga Shkupi, ndërsa nga mjeku i Urgjencës është konfirmuar vdekjen e tij pa shenja dhune të dukshme. Kontroll është kryer nga SPB-Shkup dhe sipas udhëzimeve të Prokurorit Publik,…

Lexo më Shumë

Një natë para rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëpër rrugët dhe kutitë postare të banorëve të Komunës së Çairit të qytetit të Shkupit, u shpërndanë afishe me përmbajtje religjioze pa autor, të cilat për qëllim kishin bojkotin e zgjedhjeve. Transparent me mbishkrim të ngjashëm u shfaq edhe gjatë muajit të Ramazanit në po të njëjtën komunë. Bashkësia Fetare Islame dhe Myftinija e Shkupit i demantojnë qëndrimet kundër votimit, si dhe bëjnë thirrje që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, transmeton Portalb.mk. Afishet e shpërndara gjithandej rrugëve të Çairit dhe banesat e qytetarëve në…

Lexo më Shumë

Dy grante për arsim profesional dhe trajnime në fushën e shkencave mjekësore, IT, industrinë makinerike dhe elektrike, të vlefshme rreth një milion euro, u janë ndarë sot dy konsorciumeve, të formuara nga institucione të arsimit të lartë dhe kompani. Grantet do të përdoren për furnizime të pajisjeve dhe mbindërtim i infrastrukturës në institucionet e larta arsimore për zbatim më efikas të arsimit dual. Mjetet do të ndahen në kuadër të Fondit rajonal për sfida. Siç vlerësoi drejtori ekzekutiv i Odës ekonomike, Antoni Peshev në konsorciume ka shumë kompani që do të thotë se ata kanë fituar të mendojnë në mënyrë…

Lexo më Shumë

Kandidati për president, Arben Taravari ka reaguar ndaj Artan Grubit të BDI-së, i cili gjatë mbrëmjes së djeshme u pa se si mbante ilaçe në duar, si porosi për koalicionin opozitar VLEN. Taravari thotë se ai është mjek, di dhe ka të drejtë të japë ilaçe. Ndërkaq shton se vota e qytetarëve, ia kanë shtuar vlerësimin dhe paraqet mision për të në Qeverinë e re. “Mbrëmë kam marrë një provë të mrekullueshme besimi dhe vlerësimi nga të gjithë ju që më votuat. Falenderoj koalicionin VLEN ku krenarisht përkas, që më pa mua si një figurë të denjë për president! Secilit…

Lexo më Shumë

Në kutitë e votimit të raundit të parë të djeshëm të zgjedhjeve presidenciale, ka pasur një numër të madh fletëvotimeve të pavlefshme. Këtë e tregojnë të dhënat e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Në ueb faqen e KSHZ-së shihet se numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të pavlefshme ka qenë 24.549. Fletët e votimit të pavlefshme janë ato që nuk plotësohen në mënyrën e parashikuar në Kodin Zgjedhor, nëse janë të gërvishtura pjesërisht ose plotësisht, nëse janë të rrethuar disa lista kandidatësh, nëse numri i fletës së votimit nuk korrespondon me numrin e qendrën e votimit ku votohet, ose nëse fleta e…

Lexo më Shumë

Përgjigje për bojkot të mundshëm të LSDM-së dhe BDI-së në rrethin e dytë të zgjedhjeve është mobilizimi i qytetarëve dhe dalja masive. Nëse të dyja partitë vendosin të bojkotojnë, me këtë do të tregojnë papjekuri, përkatësisht se nuk janë parti shtetformues, por parti që udhëheqin interesat e atyre pak njerëve që drejtojnë. Këtë sot e theksoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili ishte për vizitë në Ohër. “Duhet të jeni dinjitoz edhe në humbje. Ndërsa dje VMRO-DPMNE, me rezultatet e rrethit të parë të zgjedhjeve e fitoi bindshëm koalicionin e plotë qeveritar. Këtu e kamë fjalën për dy kandidatët…

Lexo më Shumë

Mëngjesi i nesërm do të jetë kryesisht kthjellët dhe në disa vende edhe i ftohtë, ndërkaq gjatë ditës do të ketë diell me vranësira të vogla. Kështu do të jetë moti nesër në Maqedoninë e Veriut, bëjnë të ditur nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, transmeton TV21. Në disa vende do të ketë reshje të shiut dhe do të fryjë erë e lehtë. Temperatura minimale, siç bëjnë të ditur nga DPHM-ja do të jetë në interval prej -1 deri në 7, ndërkaq maksimalja do të arrijë prej 16 deri në 23 gradë Celsius. Edhe në Shkup pritet mot i ngjashëm. Temperatura…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme kishte ndërprerje të votimit në vendvotimet 1075, 1100 dhe 1090, të gjithë në Kumanovë. Ndërprerja zgjati më shumë se tre orë dhe sipas nenit 151, KSHZ-ja duhet të sjell vendim për prishje të votimit në këto tre vendvotime. Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski, tha se duke pasur parasysh se numri i votuesve të regjistruar në këto vendvotime, gjegjësisht 872 votues, nuk ka ndikim në rezultatin e zgjedhjeve, votimi në këto vendvotime nuk do të përsëritet. Dje, gjatë ditës së votimeve në zgjedhjet presidenciale, pati raportime për keqpërdorime dhe ndërhyrje në procesin e votimit në Kumanovë.

Lexo më Shumë