Author: Jeta almakos

Një projekt i promovuar me pompozitet në zonën e lirë ekonomike në Tetovë për prodhimin e makinave elektrike, mbetet vetëm histori dhe nuk do të realizohet. Bëhej fjalë për kompaninë e familjes së Lazim Destani e cila kishte planifikuar që të ndërtoj fabrikën për prodhimin e makinave elektrike e.Go. Por, këto ditë është prishur kontrata, pasi që kompania investitore (Next.e.Go Mobile), që ishte promotore dhe duhej të realizonte projektin është në një fazë të falimentimit në Gjermani, përcjell INA. “Pezullimi i dhënies së ndihmës shtetërore vjen pas marrjes së informacionit në dispozicion të publikut për kërkesën e paraqitur për falimentimin…

Lexo më Shumë

Magjistralja Shkup-Bllacë që u bllokua në orët e para të mëngjesit, tashmë është lëshuar në qarkullim. Tv Klan mëson se kamioni i rrokullisur që ishte bërë shkak për bllokinin e kësaj rruge është hequr nga vendit dhe komunikacioni po zhvillohet normalisht./tvklan.mk

Lexo më Shumë

Unë pres që të hyjë në rrethin e dytë, ndërsa kush tjetër do të jetë me mua, këtë nuk e di. Në këtë mënyrë Arben Taravari, kandidat për president i koalicionit VLEN, përkatësisht kandidat i opozitës së bashkuar shqiptare, u përgjigj në pyetjen se çfarë pret nga zgjedhjet presidenciale. Bashkëbiseduesi i tij në emisionin e njëjtë ishte edhe kandidati tjetër për president, Maksim Dimitrievski. Taravari i dëshiroi fat dhe tha se do të dëshironte që në rrethin e dytë të përballet pikërisht me të, por thotë se anketat tregojnë se Siljanovska Davkova udhëheq. “Do të shohim, nuk e di. Sipas…

Lexo më Shumë

Nuk mund të ketë bllok opozitar shqiptar nëse nuk është Aleanca për Shqiptarët pjesë e saj. Këtë e tha Arben Taravari në Top Tema, ku shtoi se Aleanca në këto 10 vite më së shumti ka qenë pjesë e bllokut opozitar shqiptar. “Të gjithë ne kemi mangësitë tona dhe dobësitë, por nëse vendoset në peshore atë se çfarë do votuesi shqiptar, ta zëvendësoj Alternativën ose Besën, apo dëshirojnë ta zëvendësojnë BDI-në, megjithatë BDI është 22 vite në pozitë në vazhdimësi, dhe mendoj se ka ardhur momenti që të efektuohet ajo që e kërkon votuesi shqiptar në Maqedoni, dhe kjo do…

Lexo më Shumë

Ministrja e mbrojtjes Sllavjanka Petrovska thotë se Ministria e mbrojtjes nuk e përjashton mundësinë, në përputhje me vlerësimet e bëra dhe në bashkëpunim me Ministrinë e shëndetësisë, të shfrytëzohen kapacitetet në dispozicion për mjekimin e ushtarëve nga Ukraina. Petrovska thotë se në kuadër të Ministrisë së mbrojtjes ka kapacitete që mund të vihen në dispozicion dhe në këtë iniciativë do të përfshihen më shumë institucione. Duke komentuar deklaratën e fundit të presidentit francez Emanuel Macron, Petrovska përsëriti se vendi mbështet Ukrainën dhe luftën e saj, por nuk do të dërgojë trupa në tokën ukrainase.

Lexo më Shumë

Kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi tha sonte nga konventa për promovimin e presidentit, Bujar Osmani, se BDI është emër i suksesit që nuk njeh humbje, ndaj si e tillë do të vijoi më fitore të reja. “Mirëmbrëma të dashur shqiptar kudo që jeni! Është kjo nisma e bombës së BDI-së për të ua treguar të gjithëvë ku e kanë vendin. Në fushatë Ali Ahmeti e paralajmëroi se e ka radhën kryeministri i parë shqiptar, ai e tha, ndaj u tha dhe u bë! Kush mendon që do e rrëzoi BDI-në dhe Ali Ahmetin e ka gabim, sepse emri i…

Lexo më Shumë

Në konventën e organizuar sonte në Shkup, nga BDI-ja po marrin pjesë rreth 5 mijë persona, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme. “Më 09.03.2024 në ora 18:15 në rrugën Lazar Liçenovski në QSR Kale ka filluar konventa e organizuar nga partia politike Bashkimi Demokratik për Integrim, gjatë së cilës janë tubuar rreth 5000 qytetarë”, thuhet në njoftimin e MPB-së. BDI sonte ka mbajtur në Shkup, konventën për promovimin e kandidatit për president Bujar Osmani.

Lexo më Shumë

Shtatë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut që do të mbahen më 24 prill. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) ka bërë të ditur se deri në premten në mesnatë, shtatë nga njëmbëdhjetë kandidatët e paraqitur kanë arritur të mbledhin nga 10.000 nënshkrime, sa janë të nevojshme për të marrë pjesë në garën presidenciale. VMRO DPMNE-ja opozitare në zgjedhje do të garojë me deputetët aktuale Gordana Siljanovska*Davkovën, e cila ka mbledhur 28.000 nënshkrime. Lidhja Social Demokrate në pushtet do të garojë me presidentin aktual, Stevo Pendarovski, i cili në KSHZ ka dorëzuar rreth 22.000 nënshkrime. Në…

Lexo më Shumë

Krenar LLoga nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka treguar për kontributin që Mbretëria e Arabisë Saudite do të bëjë për të mundësuar digjitalizimin e plotë të drejtësisë edhe në vendin tonë. Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, vizitova edhe Laboratorin Qendror për Digjitalizim, gjegjësisht Qendrën e Digjitalizimit të Pasurive të Paluajtshme, gjatë së cilës Inxh. Ahmed Alsalamn e njohu nga afër me metodën dhe fazat e digjitalizimit, që në fillim, që nga përzgjedhja e dokumenteve, futja dhe rishikimi, transferimi në laboratorë për digjitalizim, sterilizimi dhe restaurimi, skanimi dhe arkivimi, kontrolli i cilësisë përpara regjistrimit përfundimtar dhe dhënien e…

Lexo më Shumë

Në prag të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, nuk mungojnë edhe akuzat ndërmjet partive rivale, ku më të theksuara janë  partitë maqedonase,  LSDM dhe VMRO-DMPNE. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov, i ka dërguar porosi Pendarovskit, që siç thotë ai, të pajtohet me Stevon nëse e përkrah apo jo lustrimin dhe rizgjedhjen e përgjithshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Sipas tij, Pendarovski fillimisht ka pohuar se ka mbështetur idenë e BE-së në vitin 2017 që të mos ketë rizgjedhje të përgjithshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe nga tubimet Lefkov thotë se Pendarovski ka bërë thirrje për rizgjedhje të përgjithshme. MILE LEFKOV, DEPUTET I…

Lexo më Shumë

Para pak minutave në fshatin Pallisht të Komunës së Bogovinës ka ndodhur një aksident trafiku. Sipas informacioneve të para, në makinë kanë qenë katër persona të moshës 15 dhe 16 vjeç. Njëri nga të miturit ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin Klinik tëTetovës ndërsa te tjerët kanë marrë lëndime më të lehta, njofton tetova1. Edhe ekipi i zjarrfikësve dhe të gjithë ekipet tjera ndihmëse janë në vendin e ngjarjes.

Lexo më Shumë

Faqja zyrtare e MEPSO-s shtetërore, nuk është e disponueshme për shkak të sulmit haker të kryer gjatë fundjavës, në të cilin zyrtarët e MEPSO-s humbën aksesin në një pjesë të të dhënave, e cila është tani e kyçur ose i koduar. Për të pestën ditë në MEPSO nuk kanë qasje në serverin ku bëhet menaxhimi financiar i kompanisë shtetërore dhe për këtë arsye nuk ka qasje në të dhënat dhe raportet financiare. Gjëja kryesore është që sistemi SCADA përmes të cilit monitorohet, kontrollohet dhe menaxhohet rrjeti apo sistemi i energjisë elektrike është i sigurt për momentin, njofton Telma, transmeton TV21.…

Lexo më Shumë