Author: Jeta almakos

Njëri nga eksponentët e VLEN Bekim Qoku njëherit dhe kandidat për deputet përmes një postimi në profilin e tij në facebook ka falënderuar gjithë qytetarët shqiptarë të cilët sipas tij patën guximin dhe vullnetin t’i përkrahin në zgjedhjet presidenciale. Qoku shprehu mirënjohjen për për të gjithë aktivistët e VLEN të cilët siç tha ai nuk pushuan por luftuan kundër bandave kriminale për të arritur një rezultat fantastik. Më tej fjalimi i plotë i Bekim Qokut “Falënderoj gjithë ata qytetarë që patën guximin dhe vullnetin e paepur të na japin përkrahjen me zërin (votën) e tyre në zgjedhjet presidenciale. Mirënjohje të…

Lexo më Shumë

Pas shpalljes së fitores në zgjedhjet presidenciale nga kandidati i Frontit Europian, Bujar Osmani, kryetarët e  të gjitha partive politike që përbëjnë këtë front, u nisën drejt sheshit të Tetovës, ku atje vetëm se kishte filluar të festohet nga simpatizantët e tyre. Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i falënderoi të të gjithë qytetarët për siç tha,  besim e dhënë dhe deklaroi se ai  kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi, duke shtuar  se më 8 maj  sipas tij, do të thellohet fitorja. Ahmeti nga sheshi theksoni  se Fronti Europian  është një mision, i…

Lexo më Shumë

Pikë së pari, falënderoj gjithë ata qytetarë që patën guximin dhe vullnetin e paepur të na japin përkrahjen me zërin (votën) e tyre në zgjedhjet presidenciale. Mirënjohje të pafund për gjithë ata aktiviste e aktivistë që nuk pushuan, luftuan kundër një sistemi të tërë, kundër bandave dhe grupeve kriminale, për ta arritur këtë rezultat fantastik. Së dyti, më vjen keq për gjithë ata qytetarë hallexhi që me zemër të thyer dhe ndërgjegje të prekur u detyruan t’ia japin votën kësaj kaste të prishur, imorale dhe korruptive. Ky rezultat tregon gjendjen e mjerueshme të popullatës, e cila shpesh shtrëngohet ta braktisë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në festën e fitores së Frontit Europian në Tetovë tha se Taravarit me këto rezultate po i plotësohet dëshira e tij që t’i kthehet profesionit si mjek. “Urime fitorja të gjithëve. Sa isha kryetar i ASH-së së bashkuar, Taravarin e bëmë ministër shëndetësie, e bëmë edhe kryetar komune, mirëpo ai thonte që prapë kishte dëshirë t’i kthehet profesionit të mjekut. Me këto rezultate, Arben, po ta plotësojmë edhe këtë dëshirë. Kthehu tani në profesion”, deklaroi Sela.

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se është dëgjuar me kandidatin e VLEN-it, për president, Arben Taravari, dhe se ka uruar të njëjtin për rezultatin e arritur dhe qeveri të ardhshme në Maqedoni. “Maqedonia do ti mobilizojë të gjithë kapacitetet, maqedonasit më kualitativ, shqiptar dhe turq, romë dhe boshnjak. Ky është vendi juaj, vend i përbashkët është koha për ta kthyer në duart tuaj dhe së bashku të shkruajmë një faqe të re të historisë të cilën të gjithë së bashku do të jemi krenar. Të mos lejojmë që BDI në rrethinë e dytë diçka që askush nga ne nuk…

Lexo më Shumë

Kandidati i LSDM-së, Stevo pendarovski deklaroi se gara vazhdon dhe se që nesër do të filloj të prezantoj konceptin e tij. Ai në një deklaratë për media tha se nesër do të filloj nga zero. Ndërkohë që iu bëri thirrje të gjithë atyre që sot nuk e realizuan të drejtën e votës, atë ta bëjnë më 8 maj. “Fillojmë nga zero, fillojmë nga fillimi dhe në këto 20 ditë do të promovoj konceptin time në të cilin thellë besojë. Inkurajoj qytetarët të cilët sot nuk dolën në këtë raund të zgjedhjeve, i inkurajoj që të dalin dhe të votojnë më…

Lexo më Shumë

Nënkryetarja e LSDM-së Sanja Llukarevska në paraqitjen e saj të parë pas përfundimit të procesit zgjedhor tha se kandidati për president i LSDM-së, Stevo Pendarovsli do të shkoj në raund të dytë dhe do të grumbulloj numrin më të madh të votave, përfshi edhe të atyre kandidatëve që ndajnë vlera europiane e që nuk arritën të shkojnë në raund të dytë.

Lexo më Shumë

Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skenderbeu në Shkup për të festuar. Mes të pranishmëve edhe Artan Grubi dhe Nazim Bushi.“U çlirua Çairi, fitoi Maqedonia Evropiane. Me gjithë ato obstruksione, me gjithë ato koalicione për ta shkatërruar UÇK-në, BDI-në dhe Ali Ahmetin votuesit u përcaktuan për BDI-në dhe Ali Ahmetin, kjo fitore do të dyfishohet më 8 maj. Kjo fitore do të jenë garantuese për Maqedoninë Evropiane. Jemi te sheshi jonë, këtë shesh e ka ndërtuar Ali Ahmeti dh UÇK-ja. Dhe ky nuk është provokim”, tha Grubi. Ndërkohë paraprakisht gazetarja jonë Fatlume Dervishi raportoi…

Lexo më Shumë

Kandidatja për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska, në konferencë për shtyp falënderoi qytetarët për suksesin e arritur në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. “Ky rezultat është tepër frymëzues për mua, nuk kam fjalë të shpreh mirënjohjen time… Nuk mendoj se jam i veçantë në shumë gjëra, vetëm e di që atë që premtoj do ta bëj në mënyrën time. Ju siguroj për këtë”, tha Siljanovska.

Lexo më Shumë

Bujar Osmani kandidat për president nga Fronti Europian ka dërguar porosi kundërshtarit të tij Arben Taravarit nga VLEN. “Arben pavarësisht goditjeve të ulëta patëm një fushatë të ndershme dhe fer që me dinjitet sot të pranohet humbja dhe poashtu dhe fitorja. Vullneti i popullit është ai që përcakton karierat tona. Duhet të pranojmë këtë vullnet por edhe mesazhin që e dërguan sot shqiptarët dhe gjitha komunitetet tjera”, u shpreh Osmani.

Lexo më Shumë