Author: Jeta almakos

Inspektorati i Tregut ka nxjerrë dy vendime për mbylljen e tregjeve, njofton drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski në profilin e tij në Facebook dhe paralajmëron se do të ketë kontrolle të shtuara te shitësit me pakicë dhe shumicë. “Shpreh mirënjohjen time për numrin e madh të kompanive me përgjegjësi shoqërore që kanë pranuar të ruajnë çmimet e garantuara të produkteve ushqimore bazë. Apeloj te shitësit me shumicë (furnizuesit) që të bëjnë të njëjtën gjë”, thotë Trajkovski. Në njoftimin e tij, drejtori i ISHT-së thotë se askush nuk duhet të shkelë ligjet dhe të manipulojë konsumatorët. Ndryshe, këto…

Lexo më Shumë

Ziadin Sela kryetari i njërit nga krahët e ASH-së në një tubim të ASH-së në Bogovinë ka folur për zhvillimet brendapartiake dhe rolin e këtij subjekti politik. “Në këtë situatë nuk mund të rrijmë duarkryq, por përkundrazi duhet të mobilizohemi që të japim mesazhin për të treguar se ku është ASH, për ti bërë thirrje popullit për të votuar dhe përkrahur Aleancën për Shqiptarët, me qëllimin e vetëm që ardhmëria e qytetarëve e shqiptarëve këtu në këtë shtet të jetë e sigurt, pa preokupime, pa destabilizime të mëdha politike.Kuptohet që shumë vetë i thonë ndarje kësaj që i ndodhi ASH,…

Lexo më Shumë

Në hijen e aktiviteteve rreth kandidatëve për president, këto ditë partitë po punojnë edhe për hartimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare. Një pjesë e madhe e tyre tashmë i kanë plotësuar listat dhe ajo që është interesante për opinionin është se kush do të jetë bartësi i listave të deputetëve. Në koalicionin Fronti Europian, ku bëjnë pjesë BDI-ja, Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës, Partia Demokratike Europiane e Arianit Hoxhës, Lëvizja Popullore e Skender Rexhepi Zejdit dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit. Nga ky koalicion mësojmë se bartës në njësinë e parë zgjedhore do të jetë Blerim Bexheti,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë teknike, Talat Xhaferi, së bashku me minsitrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, ministri i Bujqësisë, pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Ljupço Nikollovski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi, sot kontrolluan ndërtimin e rrugës së shpejtë Rankovc – Kriva Pallankë dhe i bënë thirrje Luvendit ta votojnë ligjin për grant të mjeteve dhe për detyrim, në mënyrë që të mund të lirohen mjetet dhe me kohë të kryhet ndërtimi i këtij aksi. Kjo rrugë e shpejtë e cila është nhë gjatësi prej 25,5 kilometrave ndërtohet në dy faza dhe pritet të përfuindohet deri…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri Artan Grubi nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale ka uruar të gjitha gratë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Grubi ka theksuar se 8 Marsi simbolizon jo vetëm një datë historike, por edhe një kauzë legjitime për vlerësimin e duhur shoqëror të femrave dhe barazinë e tyre. Duke reflektuar mbi kontributin e jashtëzakonshëm të gruas në të gjitha sferat e zhvillimit shoqëror, Grubi ka theksuar se bota duhet të ndjekë një qasje më të drejtë dhe më të respektueshme ndaj guximit dhe kapacitetit të femrave, të cilat janë një faktor kyç i progresit të shoqërisë. Statusi i plotë:…

Lexo më Shumë

Igor Janushev nga VMRO-DPMNE në ClickPlus në TV21 ka deklaruar se presin fitore të sigurt në zgjedhjet që vijnë dhe se nuk kanë nevojë të mendojnë për koalicion me BDI-në. “Siç janë punët, nuk ka nevojë të mendojmë për koalicion. Atë çfarë e kemi bërë në vitet e kaluara, ajo çfarë tani ndodh, aspak nuk lë hapësirë që të flasim se kush do të jetë fituesi në zgjedhjet vijuese. LSDM duhet të inkurajohet që të mos shtypen si parti. Por, gjithë kjo çfarë shohim, thjesht shëtisni nëpër sheshin e Shkupit, apo nëpër Çarshinë e Prilepit, apo shkoni në Çarshinë e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari në emisionin “On Time” në TV Koha foli për kandidimin e tij për president të shtetit. Kreu i ASH-së shprehet se sipas anketave të bëra, ka gjasa reale për të shkuar në rreth të dytë për shkak se edhe demografia e Maqedonisë së Veriut e dëshmon këtë. “Në bazë të anketave që i kemi bërë, ka gjasa reale për të shkuar në rreth të dytë. Çdokund e kam sqaruar demografinë e Maqedonisë, dhe sipas statistikave dhe regjistrimit të fundit të popullatës, 54% janë maqedonas, rreth…

Lexo më Shumë

“Vendimet për njohjen ose mosnjohjen e dokumenteve të udhëtimit me emrin e vjetër kushtetues janë kompetencë e shteteve anëtare”. Kështu thonë nga Komisioni Evropian në lidhje me informacionet që dolën në opinion se kufijtë mund të kalohen me pasaportat e vjetra. Nga KE për TV24 thonë se vendet e BE-së janë ato që duhet të informojnë për qëndrimin e tyre në lidhje me këtë çështje. Ata kujtojnë se as BE dhe as vendet e tjera anëtare nuk janë palë në Marrëveshjen e Prespës, por është e rëndësishme arritja e rezultateve të prekshme dhe zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Ndryshe, Maqedonia e…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, në Athinë u takua me Mark Julian Sievert, i cili është kryetar i bordit të drejtorëve të VERIDOS – kompanisë përgjegjëse për prodhimin e formularëve të dokumenteve personale. Në takim u diskutua për mundësinë e përshpejtimit të dinamikës së prodhimit dhe dorëzimit të formularëve dhe u konstatua se për periudhën e ardhshme do të sigurohet vazhdimësia dhe dërgimi në kohë i formularëve për dokumentet e udhëtimit. Ministria e Brendshme thotë se kjo siguron kushte që makineritë e prodhimit të pasaportave të punojnë pa ndërprerje dhe me kapacitet të plotë në muajt maj dhe…

Lexo më Shumë

Njësiti për krime financiare në Departamentin për luftimin e krimeve të organizuara dhe të rënda ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kundër dyzet e pesë vjeçarit A.D. (nga Shkupi dhe dyzet vjeçares L.I nga Tetova, me vendbanim në Shkup), për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “punë e papërgjegjshme në detyrën zyrtare”. I kallëzuari i parë A.D. dhe e kallëzuara e dytë L.I, të dy punonjës të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave, nga korriku 2021 janë emëruar anëtarë të Komisionit për dhënien me qira të tokës bujqësore shtetërore. “Pas…

Lexo më Shumë