I pari i Diplomacisë, Bujar Osmani sot, më 7 mars, kur po shënohet dita e mësuesit, ka vizituar profesorin e tij të shkollës së mesme, Sevim Ferati- profesor i mirënjohur, në pension. Ministri Osmani dhe profesori Sevim Ferati kanë kujtuar momente interesante gjatë periudhës kur ministri ishte nxënës në shkollë të mesme: “Mirë bre doktor Bujar … A të kujtohet një herë, kur shpjegova kiminë fizike; te rasti i teorive, ishte shumë abstrakte. Me qëllim e bëra te ju. Ta shoh sa e keni kuptuar. Të kujtohet kur e more fjalën? Profesor a mundem unë? Më kishe pas incizuar “pikë…
Author: Jeta almakos
Një i mitur nga fshati Negorc i Gjevgjelisë, ka ndërruar jetë pasditen e sotme nga goditja e rrufesë pasi ky rajon është goditur nga një stuhi e fortë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova. Sipas saj, sot në orën 15:30 në Sektorin e Punëve të Brendshme në Gjevgjeli është raportuar se në atarin e fshatit Negorc të Gjevgjelisë, mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e një të mituri me djegie në trup, me siguri nga një rrufe, i cili në atë moment ishte duke kullotur bagëtinë. Është kryer ekspertizë dhe me urdhër të prokurorit…
Sot në mëngjes në ambientet e komunës së Gazi Babës nënshkruam marrëveshjen e donacionit me kompaninë financiare Iute Maqedonia. Subjekt i donacionit janë 150 fidane pemësh për gjelbërimin e zonës rreth fushës sportive Solidariteti në qytetin e Inxhikovës. Këtë aktivitet do ta zhvillojmë në bashkëpunim me SOS Fshati i Fëmijëve, pranë të cilit do të zhvillohet aktiviteti i mbjelljes së pemëve. Çdo fëmijë që përkujdeset në SOS Fshatin e Fëmijëve do të marrë pemën e tij për të cilën do të kujdeset në të ardhmen. Ky është një tjetër aktivitet që komuna e Gazi Babës realizon për mbrojtjen e mjedisit.…
Ministri i Drejtësisë në Qeverinë teknike, Krenar Lloga po qëndron për vizitë pune në Mbretërinë e Arabisë Saudite. Siç bëri të ditur Ministria e Drejtësis., Lloga e ka vizituar Qendrën për Trajnim të Drejtësisë Saudite, ku u njoh nga afër me programin e zhvillimit për fuqizimin e gjyqtarëve dhe personelit gjyqësor dhe programet për kualifikim për avokatët dhe noterët. Në takim janë shkëmbyer përvoja dhe praktika të mira në fushën e edukimit në drejtësi dhe janë shqyrtuar hapësirat ku kryhet edukimi i kandidatëve të ardhshëm për gjyqësorin. Në takimet, siç theksojnë nga Ministria e Drejtësisë, është diskutuar edhe për dallimet…
E kuptojmë nevojën e LSD-së për të mbrojtur ish-kryetarin e saj të një organizate qytetare dhe të dyshuar për një vrasje mizore të dyfishtë, Ljupço Palevski Pallço, por ajo që konstatoi revizioni është mungesa e procedurave që janë mënyra si tërhiqet Oliver Spasovski dhe përgjegjësia e tij për reagimin e parakohshëm të shërbimeve për vrasjen e dyfishtë, thonë nga VMRO-DPMNE. “Pas 8 vitesh ministër shtrohet pyetja pse Oliver Spasovski nuk ka sjellë procedura për veprime obligative në raste të tilla?”, pyesin nga partia e Mickoskit. “LSD, nga strukturat e së cilës ka lindur Palevski, a dëshiron të na bindë se…
Me konsensus dhe me procedurë të shpejtë, deputetët votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor me çka mbi 100 mijë qytetarë të cilët kanë dokumente me emrin e vjetër të vendit, por që kanë afat edhe 9 muaj pas zgjedhjeve, do të mund të votojnë. Propozim ndryshimet e kodit zgjedhor u dorëzuan mbrëmë në Kuvend dhe bëhet fjalë për dispozitën kalimtare të cilën paraprakisht e kërkoi edhe KSHZ-ja. Në Kodin Zgjedhor do të ketë edhe një ndryshim në lidhje me të drejtën e votës për të gjithë ata që do të mbushin 18 vjeç mes dy rretheve të zgjedhjeve dhe ky nen…
Prokurori i Përgjithshëm Ljupço Kocevski sot ka takuar ambasadoren e SHBA-së në vend, Angela Aggeler, me të cilën ndër të tjera ka biseduar për gjendjen në Prokurorinë Publike, por edhe për sfidat me të cilat përballet institucioni, kryesisht në aspektin material dhe stafin. Kocevski falënderoi për mbështetjen që SHBA-ja i jep prokurorisë, veçanërisht për ngritjen dhe pajisjen e qendrave hetimore në Prokurorinë Themelore Publike Shkup dhe Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Aggeler theksoi se mbështetja e Shteteve të Bashkuara do të vazhdojë në të gjitha nivelet për të gjithë individët që punojnë me integritet…
Pesë shtetas kinezë u kapën nga policia kufitare që patrullonin përgjatë kufirit me Greqinë. Pas kontrollit të dokumenteve të tyre, policia ka konstatuar se ata kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Nga MPB njoftojnë se ata janë pesë shtetas kinezë të moshës 31, 32, 34, 41 dhe 49 vjeç. “Më datë 06.03.2024, në ora 15:40, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Vendkalimit Kufitar dhe Vëzhgimit Kufitar Bogorodicë kanë gjetur L.H.(49), T.L.(34), V.L.(32), L.H.(41) dhe D.J.(31), të gjithë nga Republika Popullore e Kinës. Pas një kontrolli dhe kontrolli, u konstatua se personat kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vend”,…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot ka komentuar miratimin e ligjit për nënshkrimin e kontratave kolektive me pesë universitetet publike në vend, ku tha se kontratat kolektive janë mbi ligjet, shkruan Telegrafi Maqedoni. “Kompetencat e Kuvendit janë për të miratuar ligje. Nuk diskutohet kompetenca. Çështja për të cilët flitet janë kontratat kolektive dhe sipas logjikës kontratat kolektive janë mbi ligjet dhe sdo mend se deputetët kanë votuar për ligjet dhe duhet siguruar buxheti për ligjet”, tha Xhaferi. Duke komentuar deklaratat e ministrit të MPB-së Toshkovskit për dhënien pasaportave, Xhaferi tha se është mirë që ministri të fillojë në…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela përmes një postimi ka vlerësuar lartë figurën e mësuesit shqiptarë në vigjilje të 7 Marsit ditës së mësuesit, duke shkruar se “Ata janë pishtarët e civilizimit, ngritjes dhe zhvillimit të kombit. Janë ata që na japin mësimet e para, që na ndriçojnë të ardhmen dhe e trasojnë rrugëtimin tonë jetësor. “Ata janë pishtarët e civilizimit, ngritjes dhe zhvillimit të kombit. Janë ata që na japin mësimet e para, që na ndriçojnë të ardhmen dhe e trasojnë rrugëtimin tonë jetësor. Janë më të dashurit, kujtimi më i bukur i jetës, heronjtë e parë për…
Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha në emisionin “Intervisë në SHENJA” se 100 mijë qytetarëve I merret e drejta për votim nëse nuk ndryshohet Ligjit për dokumentet personale. Ai thekson se nuk janë në pyetje 50 ditë, siç u shpreh kryeministri Teknik Talat Xhaferi, por 10 ditë, pasi më 18 mars mbyllet lista zgjedhore dhe nëse deri në atë ditë nuk hyn në fuqi ndryshimi ligjor i propozuar, sipas të cilit qytetarët mund të votojnë me pasaporta të vlefshme me emrin e vjetër kushtetues të shtetit, atëherë do të ketë një tjetër të drejtë të njeriut që …
Kryeministri teknik Talat Xhaferi, sot në shkollën në të cilën ka mësuar në Forinë të Gostivarit, tha se edhe në pozitën e tij të re do të punojë me përgjegjësi për të arsyetuar besimin që i është dhënë. Në lidhje me festën e 7 Marsit, Ditës së Shkollës së Parë Shqipe, Xhaferi tha se “duhet të kontribuojmë që gjeneratat e ardhshme të kenë arsim më të mirë”. “Deshi fati që në politikë të na jepet mundësia e përfaqësimit që e kemi dëshiruar me dekada. Mbështetja juaj kulminoi me besimin e detyrave më të rëndësishme në vend duke drejtuar institucionet më…

