Kandidati nga Opozita e Bashkuar Shqiptare për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, ka treguar përse vendosi që t’i hyjë garës presidenciale. Taravari tha se në një takim joformal me anëtarë të partisë Aleanca për Shqiptarët ishte deklaruar kategorikisht kundër kandidimit për president të shtetit, por anketat ia ndryshuan mendimin. “Në zyrën time në Komunën e Gostivarit kemi pasur një takim joformal. Aty ka qenë edhe Ziadin Sela dhe ministri i Drejtësisë. Aty është thënë që është mirë të kandidohet ose Ziadini ose Arbeni. Unë kam qenë kategorik se nuk jam i interesuar për të kandiduar për president. Këtë…
Author: Jeta almakos
Nga 15 marsi priten edhe vaksina kundlr pertusisit për të rriturit, propozojmë testim për kollën e mirë në tërë shtetin, deklaroi sot pasdite Zllate Mehmedoviq, zëdhënës i Komisionit për sëmundje ngjitëse, pas mbledhjes së tij. Ai informoi për 123 persona të sëmurë me pertusis, prej të cilëve, në mënyr[ë dominuese numri më i madh, 119 janë në Shkup. “Arsyeshmëria që epidemia është shpallur në qytetin e Shkupit, edhe njëherë konfirmohet edhe me raportin e fundit të marrë nga Instituti për shëndet publik. Në mënyrë sporadike kemi paraqitje të një rasti – Dibër, Tetovë dhe Strumicë, megjithatë ende nuk mund të…
Bashkimi Demokratik për Integrim jep përkrahje të plotë ndaj iniciativave të cilat kanë të bëjnë me rritjen e pagave në secilin cikël të arsimit duke siguruar që përmes MASH, sapo të përfundojnë procedurat konkrete tek të gjithë universitetet publike do të ketë nivelizim të pagave. Bashkimi Demokratik për Integrim përmes grupit parlamentar ka propozuar ndryshim të Ligjit përkatës i cili do të nivelizojë pagat dhe i njejti pritet që të procedohet në një seancë të posaçme të Kuvendit. Njëkohësisht, ju bëjmë thirrje të gjitha partitë politike që kjo iniciativë të përkrahet për të bërë një zgjidhje efikase për të gjithë…
“SPB Struga ka paraqitur kallëzim penal kundër R.S.(45) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për “mashtrim”, “keqpërdorim të të dhënave personale” dhe “dëmtim dhe qasje të paautorizuar në sistem kompjuterik”, njofton MPB. Gjatë vitit 2023, duke përdorur identitet të rremë, ka hapur dy kompani në Strugë dhe ka lidhur kontratë pune me tre persona, pas së cilës ka përdorur të dhënat e tyre dhe ka bërë aplikim elektronik për kredi të shpejtë në emër të tyre. Më pas ajo i ka transferuar paratë e miratuara në një llogari tjetër transaksioni dhe i ka përdorur për nevojat…
Presidenti Stevo Pendarovksi sot e nënshkroi Dekretin për shpallje të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike. Siç informuan nga Kabineti i presidentit Pendarovski, në Ligj, në mënyrë të qartë është definuar çka paraqet fushata shtetërore e interesit publik, në nivel shtetëror apo lokal. Ndryshimet e Ligjit e limitojnë buxhetin, përkatësisht lartësinë e mjeteve të cilat nga buxheti shtetëror do të mund të shpenzohen për fushata në nivel shtetëror apo lokal. “Ligji parasheh procedurë, në të cilën rol qendror ka komisioni i cili është i përbërë nga përfaqësues të partive politike edhe nga pushteti…
Hoxhallarët e Tetovës sot kanë takuar kreun e Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir ef. Fetahun, të cilin kanë tentuar ta bindin që të tërhiqet nga vendimi pa ta shkarkuar Qani efendi Nesimin nga kreu i Myftinisë së Tetovës. Hoxhallarët e Tetovës thonë se këtë kërkesë e kanë nënshkruar 232 qytetarë, nga 65 xhami ku janë përfshi nëpunës fetar nga xhamitë. Në Myftininë e Tetovës gravitojnë 95 xhami. Ndërkaq, pas takimit që nuk ka zgjatur shumë, hoxhallarat janë shprehur tejet të zgjënjyer, madje ata akuzojnë Fetahun, se nuk dëshiron ta zgjidhë këtë problem. HOXHA “Ju kumtojmë se pas takimit me Reis Ulema,…
Është rikthyer shërbimi në Facebook, por jo edhe në Threads dhe Instagram. Miliona njerëz nga e mbarë bota filluan të raportojnë për probleme të ndryshme në këto platforma, disa pretendonin se pavarësisht se e shtypnin fjalëkalimin nuk arrinin të qaseshin në llogaritë e tyre, transmeton Telegrafi. Madje disa mendonin se kishin harruar fjalëkalimet dhe assesi nuk po mund të qasen, e nga Downdecetor ka pasur shumë raportime për probleme të tilla. Megjithatë shërbimet në Facebook janë rikthyer. E nga Facebook është bërë e ditur se do të rikthehen shpejtë. “Si pasojë e mirëmbajtjes së nevojshme ka rënë Facebook, por rikthimi…
Dimitar Kovaçevski do të jetë bartës liste në njësinë zgjedhore numër 1. Për njësitë e tjera zgjedhore, kryetari i LSDM-së thotë se ende nuk janë definuar kandidatët, për shkak se po rrjedhin procedurat. Megjithatë, shton se do të publikohen brenda dy javësh në pajtm me afatet dhe rregulloren e partisë. Dimitar Kovaçevski, kryetar i LSDM-së ”Sa i përket listave të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare kam thënë se LSDM do të ketë bartës në 6 zonat zgjedhore. Për momentin po rrjedh procedura për nominimin e kandiatëve për listat e deputetëve. Mund të ju them se kemi mbi 1000 kandidat potencial për…
Nëse këtë pasdite po mundoheni dhe nuk keni sukses që të keni qasje në llogarinë tuaj në Facebook dhe Instagram, nuk jeni të vetmit. Aplikacionet për rrjetet sociale janë plotësisht të pa qasshme. Problemet filluan rreth orës 16 sipas kohës lokale, ndërsa problemi ende vazhdon dhe nuk ka informacione se kur do të zgjidhet, përcjell TV21. Downdetector që i ndjek ndërprerjet në gjithë botën, tregon mbi 90 mijë raportime për ndërprerje në Facebook. Instagram ka mbi 16 mijë raportime, që e bënë këtë një prej problemeve më të mëdha për META-në (që i ka në pronësi që të dy platformat)…
Ministria e Mbrojtjes, së bashku me Agjencinë e NATO-s për Mbështetje dhe Prokurim dhe Agjencinë e NATO-s për Komunikim dhe Informacion, sot organizojnë Ditën e Industrisë së NATO-s në Shkup, ku kompanitë mund të mësojnë më shumë për procedurat për hyrjen në tregun e NATO-s, të cilat aktualisht arrin në më shumë se 10 miliardë euro në vit. Në hapjen e Ditës së Industrisë së NATO-s ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska tha se është e rëndësishme që kompanitë nga vendi të marrin pjesë në shërbimet për nevojat e Aleancës. “Kur flasim për NATO-n mendojmë për sigurinë dhe stabilitetin, por po…
Kandidati shqiptar për president nga radhët e koalicionit VLEN, Arben Taravari, është i bindur se në zgjedhje do të merr vota edhe nga qytetarët maqedonase. Në një intervistë për gazetën LAJM, Tavari tha se e gëzon fakti që gjatë procesit për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për kandidaturën e tij, interes për t’i dhënë mbështetje kanë shfaqur shumë qytetarë maqedonas, boshnjakë, romë e vlleh. “Jo vetëm prej elektoratit maqedonas. Unë gëzohem që për nënshkrimet që i mblodhëm para 5-6 ditëve, më paraqiteshin edhe plot boshnjakë, maqedonasë, romë, turq, vlleh të cilët insistonin me çdo kusht edhe pse ju thoja se…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) bëri të ditur detyrimin e ligjshëm për shfrytëzimin e hapësirave të zyrave, pajisjeve të zyrës dhe automjeteve zyrtare të organeve shtetërore gjatë fushatave zgjedhore në Maqedoninë e Veriut. Kjo veprimtari është në përputhje me paragrafin 1 të Kodit Zgjedhor, i cili ndalon përdorimin e këtyre burimeve për qëllime të fushatës zgjedhore, me përjashtim të personave të cilëve u përcaktohen rregulloret e veçanta për mbrojtjen e personit të referuar. Me fokus të veçantë, njoftimi i Komisionit Kundër Korrupsionit u përmbajt dispozitave të Dekretit për personat dhe objektet që sigurohen, i cili përcakton llojet e…

