Author: Jeta almakos

Njëzet muaj burg për pronarin Bekim Haxhiun dhe 800.000 denarë dëmshpërblim për kompaninë “Besa Trans”, për falsifikim të licencës së udhëtimit. Ky ishte denimi që Gjykata Penale e shqiptoi për aksidentin e “Besa Transit”, në të cilin kishin vdekur 45 persona dhe 7 ishin lënduar. Sipas Prokurorisë, autobusi ka dalë nga territori i RMV-së me certifikatë licence të falsifikuar dhe për këtë është përgjegjës kompania si subjekt juridik dhe pronari i saj Bekim Haxhiu. Kurse në sqarimin e aktgjykimit, gjykatësi Ivica Stefanovski deklaroi se Haxhiu nga janari deri në nëntor të vitit 2021, 20 herë radhazi ka kaluar kufirin duke…

Lexo më Shumë

Edhe nëse do ta rrisim numrin e të fotografimeve në 100 mijë në muaj, problemin e dokumenteve personale nuk do të mund ta zgjidhim. Kështu tha ministri i policisë, Pançe Toshkovski në emisionin “Intervistë në SHENJA”, duke shtuar se praktikisht është e pamundshme që të zgjidhet çështja, përfshirë datën 12.02.2024. “Pse e them këtë datë, për shkak se kjo datë ishte e fundit kur vlenin dokumentet. Është fakt se kjo datë më shumë se 650 mijë qytetarë kishin pasaporta aktive, ato janë pasaporta me emrin e vjetër të cilët kanë datë të vlefshme 2024, 25,27,28. Ju kujtohet juve, 2021, muaji…

Lexo më Shumë

Kuvendi sot pasdite e përfundoi debatin për Propozimin e planit financiar të Komisionit rregulaltor për energjetikë, hsërbime të ujit dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024. Debatin e ashpërsuan replikat mes deputetit Ljupço Prenxhov nga PSM, kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovsski dhe deputetes së LSDM-së, Snezhana Kalevka Vançeva. Prenxhov akuzoi se marrëveshja me Mitilineos do të paraqesë vjedhje të qytetarëve të vendit nëse realizohet, sepse shteti i jep kushte të posaçme dhe do të duhet të blejë deri 30 për qind rrymë më të shtrenjtë në 30 vitet e ardhshme. Ai…

Lexo më Shumë

Bashkimi Evropian patjetër t`i intensifikojë përpjekjet për ta integruar Maqedoninë dhe rajonin në familjen evropiane. Ky ka qenë mesazhi I liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, gjatë fjalimit në Kongresin e Partive Popullore Evropiane. Mickoski veton bullgare për rrugëtimin evropian të vendit e ka quajtur “kufizim të padrejtë”. “Patjetër të përmendi edhe kufizimet e padrejat me të cilët përballet vendi im në rrugën drejt BE-së. Dinamika midis Bullgarisë dhe Maqedonisë solli pengesa të paarsyeshme që ndikuan negativisht në rrugën tonë drejt aderimit në BE. Edhe pse jemi të përkushtuar në zgjidhjen e këtyre cështjeve përmes dialogut dhe respektit të ndërsjelltë, imperativi…

Lexo më Shumë

Qeveria nuk heq dorë nga katër ligjet për investimet strategjike. Kryeministri teknik Xhaferi ka konfirmuar se të gjithë ministrat nuk janë pajtuar për ligjet, por kjo nuk ka qenë pengesë për t’i dërguar ato në legjislativ. Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, i cili është një nga nënshkruesit e ligjeve, nuk tregon se çfarë saktësisht ka ndryshuar javën e kaluar kur ligjet u tërhoqën në qeveri, më pas u kthyen në Kuvend. Ai shtoi se qëndrimet që mund të interpretohen ndryshe si përfitime shtesë për investitorët po eliminohen. “Sinqerisht nuk do të doja të thosha tani që nuk e kam përpara se cili…

Lexo më Shumë

Xhevdet Pozhari Jetojmë në kohë turbullirash globale kur nuk e dimë çka do na sjellë e nesërmja, përpos që padyshim presim ajo të jetë më e keqe se e sotmja. Jetojmë pra në kohë kur të keqen e sotme e mbulon e keqja më e madhe e së nesërmes dhe kur është me rëndësi që të veprosh ‘alla ballkançe’, por duke menduar  globalisht. Dhe kur jemi te të vepruarit dhe të së mundshmes që do mund të sjellë e nesërmja, pa dyshim se jetojmë në kohë kur kjo botë ndjehet si e lodhur nga vetvetja dhe se si e…

Lexo më Shumë

Kryeministri teknik Talat Xhaferi sot në një konferencë për media nuk ka pranuar që të përgjigjet konkretisht nëse qytetarët do të mund të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale nëse nuk ndryshojnë dokumentet personale me emrin e ri kushtetues. Sipas Xhaferit kanë mbetur edhe 50 ditë deri në zgjedhje, dhe gjatë muajit mars qytetarët mund të paraqesin kërkesë dhe të pajisen me dukumеnte përkatëse. Xhaferi thotë se MPB-ja ka konstatuar se qytetarit i duhet një muaj për të marrë një dokument personal, nga momenti kur e inicon. Talat Xhaferi, kryeministër teknik “Statistikat që janë tegues për punën e MPB-së, thonë…

Lexo më Shumë

SHBA ka sankionuar kompaninë maqedonase “Cytrox”, për rolin e saj në zhvillimin e softuerit spiun “Predator”, i cili është përdorur për të synuar amerikanët. Departamenti i Kontrollit të Pasurive të Jashtme të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, ka bërë me dije se përveç kompanisë maqedonase, nën sanksione është vendosur edhe kompania greke “Intelexa”, kompanitë “Intelexa Limited” dhe “Talestris Limited” nga Irlanda dhe kompania hungareze “Sytrox Holding”. Po ashtu edhe personat Tal Jonathan Dilian – themelues i konsorciumit Intelexa dhe Sara Alexandra Faisal Hamou – specialiste e koorporatave offshoring e cila ofronte shërbime menaxhimi për konsorciumin Intelexa, po përballen gjithashtu me…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot ka pritur në takim kryetaren e sapoemëruar të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska. Në takim, Mariçiq theksoi rëndësinë e punës së KSHPK-së në këtë moment të rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë. “Bashkëbiseduesit u pajtuan se procesi i shqyrtimit i përfunduar me sukses paraqet një hap të madh në procesin e integrimit evropian, si dhe rëndësinë e përgatitjes gjegjësisht ndjekjes së udhërrëfyesve dhe mekanizmit të sundimit të ligjit ku komisioni kundër korrupsionit ka një rol të rëndësishëm”, thuhet në një njoftimin e SÇE-së. Në takim, shtojnë nga…

Lexo më Shumë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka propozuar një iniciativë që shtetet e Ballkanit, përfshirë Maqedoninë e Veriut, të ndihmojnë në rehabilitimin e fëmijëve ukrainas dhe të ushtarëve të plagosur ukrainas. Këtë iniciativë Zelensky e ka diskutuar me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, dhe dhe atë të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, në samitin Ukrainë- Evropa Juglindore që u zhvillua në Tiranë, më 28 shkurt. Propozimi i presidentit ukrainas pasoi vendimin e Qeverisë kroate në vitin 2023 që të pranojë ukrainas të plagosur dhe të kujdeset për ta në objektet e saj shëndetësore. Pendarovski: Në parim, ideja është e pranueshme për…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale e Shkupit u deklarua jo kompetente për të vendosur për akuzën ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko. Nga Gjykata Penale njoftojnë se kanë marrë aktvendim me të cilin janë shpallur jokompetent dhe lënda pas plotfuqishmërisë së vendimit do t’i dërgohet Gjykatës Themelore të Strugës për procedurë kompetente. “Sipas Nenit 32 të Ligjit për Gjykatat, Departamenti i Specializuar (KOK) është përgjegjës për veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës zyrtare nga neni 353 paragrafi 5, Marrja e ryshfetit me vlerë të konsiderueshme nga neni 357 dhe Ndërmjetësimi i Paligjshëm nga neni 359 të KP, të kryera nga një funksionar…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka deklaruar se Ministria e Ekonomisë do të ndërhyjë me vendime të rrepta kundër grupeve që tentojnë të keqpërdorin situatën dhe të rrisin çmimet në treg në periudhën e tranzicionit deri në listën përfundimtare të produkteve që mbulohen nga ligji për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare. “Mbi 2500 produkte i janë përshtatur zgjidhjes së re ligjore, e cila është miratuar sot nga Komisioni dhe me siguri do të miratohet në seancën e ardhshme plenare të Kuvendit, sipas informacioneve të mia, më 11 apo 13 të këtij muaji. Nesër pas botimit në Fletoren Zyrtare do…

Lexo më Shumë